Thursday, May 31, 2012

For Whom the Bell Tolls
















Wednesday, May 30, 2012

Miss american Pie

Ne ka nje gje qe ma "heq zarin" ma prish figuren komplet me ben te dal nga vetja jane Njerzit qe hyne pa rradhe.

Mire mungesen e edukates se nuk po e diskutojme po skenaret qe hasim jane gati gati te frikshem.

Ne markete me TE LUTEM- Ti je gati te kasa te vendosesh mallrat nderkohe te vjen ndonje A ta kaloj pak kete se paske shume?Po mire i thua ti kaloje. Sapo kap shishen e salces ta vesh te banaku vjen nje tjeter me ndonje femije qe ben baterdine nderkohe A ta kaloj para te lutem se s'rri ky dreq. Po mire thua ti kaloje .Sapo nxjerr mundesisht ndonje pako lines apo ndonje objekt "te turpshem" te vjen ndonje Cun simpatik e te thote A ta kaloj kete PAKETEN te lutem. Ti me pakon akoma ne dore i thua OK-ayyyy.
Ke vajt te patatinat e keto budallalleqet qe i shef vetem te koshi se nderkohe ti ka hedh femiu kur ti s'e ke pas mendjen dhe gia je merzitur duke u perkul 25 here dhe te vjen prape dikush dhe te thote Ta kaloj pak te lutem se NJE KAM!!! Aty te vjen t'i thuash Po te kam faj une qe s'ke leke ti dhe blen vetem NJE.

Ne markete pa TE LUTEM- Keto jane skenar i frikshem dhe me se shumti jane gra po dhe burra te nje fare moshe.Ti je 10 cm te banaku dhe dikush vjen perballe dhe i plandos gjerat te kasa.Nejse nuk eshte vendi per tu zene dhe aq me teper kur jane gra te shendosha apo burra te nervozuar:).
Nejse ti pret e qete kur te kalon dhe nje tjeter dhe aty fillon mendon mos je e padukshme dhe leshon nje fije ze te holle Jaaaneee te miat ketoooo po me ze te ulet ama. Nejse s'te pashe ma keput se jam dhe e vogel per tu pare dhe kur shikoj qe eshte grua me mustaqe ul syte poshte dhe i them  Vazhdo vazhdo s'ka gje.
Ju do thoni po ti mos rri si e shastisur po EC po ju betohem aty jam mu perballe arketares po dhe ajo ben sikur s'me ka vene re.
Nejse te i treti marr frenat ne dore dhe nderkohe qe ai eshte bere gati te vihet ne rradhe e leshoj me ze te larte ISHA UNE KETU!!!
Avash moj zonje se e morem vesh qe ISHE TI.

Ne keto sgerqet Byrektore apo Qofte- Ti  gia je pak e turpshme se nuk i ka hije gruas se botes te prese ne radhe te Byreku me dhalle apo te Qoftet e tymit :) dhe perpelit syte duke shpresuar qe askush s'te ka vene re takat 10 cm dhe Lulen ne KOKE.Nejse pret dhe mendon qe dikush do te pyese Cfare do marresh? Po kjo pyetje nuk vjen kurre.Nderkohe sheh njerez qe mbarojne pune marrin porosite dhe ikin.
Ok e kuptova qenka si pa rradhe dhe porosia u jepka me duar e me kembe.
Afrohesh dhe mendjen e ke prape te Lulja ,tashme je penduar qe shkove te merrje Byrek apo Qofte po eshte shume vone se nderkohe ke ndenjt 10 min ne radhe e figuren e m... e ke bere. JUST Merr byreket e ik!!!
Duket sikur dhe ajo zonja qe shet po mendon te njejten gje si ty po kjo me lule e shkreta per Byrek po rri apo aq me keq Per Qofte po pret!!!
Nejse te erdhi radha dhe leshon prape ate zerin e edukuar 2 Byrek me gjize te lutem!...Pergjigja-Ahaaaa mbaruan po i deshe me spinaq ose me qepe :)

Serish ne Byrektore ose te Qoftet si te deshironi- Ja ke marre doren tashme dhe ke vajt pa lule ne koke,turpi te ka dale se di dhe si te porosisesh tani.
Ke bere gati dhe leket madje kur shikon qe para teje jane thjesht 3 veta qe mesa duket nuk mbarojne dot pune sepse kane keshtu lloj porosish 1 e dua me qepe pak te pjekur nje me gjize shume te pjekur 2 ne nje qese 3 ne ate tjetren e ku di une e dhalle po dhe nje Uje  po Cola keni ....pasneser mbarojne.
Hajde durim ... se ja hodhem.
Njeri prej ketyre eshte stoik i palevizshem statik se e ka ndare mendjen qe do prese te dalin nga furra ato qe po piqen.  Uffaaaa shiteset pa dashur t'i paragjykojme jane gjithnje Super te trukuara me nje dozeee te lehte djerse ne balle :) s'po zgjatem me tej.
Dhe ti po pret sepse nderkohe vertet ke filluar te mendosh per shitesen ...Po gjynaf se lodhen se ja vapa brenda po merren dhe me gjithe kete popull ...kur shikon nje dore te gjate qe ka hyre mes teje dhe ata 3 Musketiereve te pareve ne radhe. Epo Bela!!! kaq arrin te mendosh se gjithnje kjo dora shoqerohet nga nje trup i shkurter se po te ish i gjate do e kishe pare :)
Nejse si mund ti thuash dikujt Hiqe doren aq me teper GRUA. Dhe kjo dora dhe fillon flet :) 2 byreke me gjize hajde beji icik.
Ty te jane errur syte je bere gati te marresh taven e nxehte e t'ja hedhesh ne koke :) dhe i bertet kesaj "dores" Po NE kot jemi ketu nuk e kuptoj si hyni keshtu pa radhe?!
Ajo dora rri ashtu e shtrire e nuk  kthehet te te pergjigjet fare se eshte vec nje "dore" s'ka KOKE  fare :)

Kisha dhe plot te tjera me Ashensorin po nje dite tjeter :)
Nderkohe Keshilla per ata qe nuk e kuptuan ishte mos VINI Lule ne koke kur shkoni per Byrek apo Qofte :)

Fotot jane bere para 3 vjetesh kohe kur une isha e fiksuar pas luleve ne koke :) po i vura se kam dale si e turpshme :)






Tuesday, May 29, 2012

Cannes 2012


Sot nuk paskam ndonje frymezim te madh ...
Pasi mbreme fola me tezen ne SKYPE e cila ma preu shkurt Une shikoj vetem Fotot te Blogu se s'kam nerva te lexoj budallalleqet e tua po me nxirr Sharminin se ty te kemi pare sa e bukur qe je :)(me ironi kjo )
Pastaj vi ne pune dhe nje Mikesha ime (po S me ty e kam ) qe punon me mua filloi pyetjet ne chat Po he ku ishit te darka po ku i kishe blere pantallonat po mos i kishe pak te medha etj etj (do te thote qe vetem kish pare fotot e s'kish lexuar gje).

Sot mora vendimin qe s'do shkruaj fare as keshilla as asgje thjesht po rrotullohem si Arta Dobroshi ne Kane ndoshta kam me shume sukses :)







Monday, May 28, 2012

Evening Outfit

Pershendetje te gjithave,

shpresoj te keni kaluar fundjave te bukur edhe pse koha nuk premtonte shume.
Kombinimi i sotem u perdor per nje darke te premten me Koleget.Ne kete rast Sugjerimi do ishte Pak me shume truk dhe Hajde me Ndryshe qe do te thote nese gjate gjithe javes ke qene casual sport apo ku di une ne darke nderro stil.Ne rastin tim qe gjithe javen u kercas takat me fustanet e miaaaaa vendosa te vi pak me ndryshe me pantallona chinos qe nuk e di pse i kam marre nje numer me te madh :( Veshja ne kete rast duhet te jete e permbajtur dmth Jo sexy Jo dekolte Jo mini dmth te ndihesh rehat. Dhe ne rastin aktual kur ambjenti eshte shume i thjeshte e kunderta do ishte Katastrofe.

Ketu me vjen ndermend nje histori me heren e pare qe frekuentuam kete lokal kishim ditelindjen e Vajzes se madhe.Dhe lokalin e zgjodhi Lea se e kish degjuar ne kopesht,ne familjarisht mberthyem Fustanet e reja me menge te gufuara :)per setin e  radhes Takat 12 cm Palltot e ku di une dhe zbarkuam ne lokalin ne fjale.Ne familjen time une jam me e shkurtra 170 mendojeni vete :)
Aty gjithe njerzia shqyente MISH per shtate pale qejfe dhe kthyen koken sikur te kishin ZBRITUR UFO-t.
Ideja eshte qe dhe une Gaboj.Ne mos jemi ndjere si Kosovare :) qe s'e dinim ku po shkonim.

Do doja qe ne kete shkrim te ndalonim te floket dhe grimi pasi veshja eshte me e kuptueshme kombinimi Mente me Blu saks padyshim i preferuari im i thyer me nje ngjyre te trete pak a shume sic kam sugjeruar gjithe kete kohe :)
Floket serish shume thjesht jane frymezuar nga Stilimi  i Belen ne Sanremo (s'kane asgje te perbashket ne fakt pasi topuzi eshte me ndryshe dhe ajo i ka me vize ne mes) por gjithsesi ideja mbetet e njejte kapje e lepire me topuz poshte.Do e sugjeroja nese pertoni te shkoni ne parukeri dhe doni te jeni Special  provojeni,ndoshta nuk i shkon te gjithave ama tentoni te nderroni vijen lartesine e topuzit apo dhe mos i lepini shume fare.
Sugjerohet me fytyra te PASTRA pa probleme pasi del e gjithe fytyra ne pah.Nese do beni kete kapje padyshim grimi duhet te jete pak me i renduar.
Zgjidhni ke do theksoni Syte apo Buzet! Jo te dyja.Ne rastin tim meqe kam perdor shume ngjyra nuk mund te vija dhe buzekuq te FORTE ndaj vendosa te luaj me syte duke i trukuar me shume dhe te mbaja buzet me natyrale me ngjyre pjeshke.

Ama mos harroni qe gjeja me kryesore s'eshte as Veshja dhe as Grimi po Arsyeja pse jeni mbledhur te kenaqeni me Miqte apo Koleget tuaj Pa kaluar Sensin e Mases :) pasi do i keni te henen serish ne tavolina pune  :)

Kalofshi mire.








Friday, May 25, 2012

Dress to Impress

Ideja ime e te berit pershtypje mesa duket do mbetet thjeshte dhe paster :)

Perdor nje ngjyre nje detaj nje kontrast apo nje element  qe do te terheqesh vemendjen dhe kaq mjafton.
Per mua do ishte Nje spile,nje kapje flokesh ndryshe,nje kepuce me take e vecante nje cante nje rrip.
Mendojeni mire a nuk mjafton fare pak qe te jesh SPECIAL,madje ka disa persona qe bien ne sy dhe pa bere asgje.Pikerisht kur deshiron te "godasesh" dhe perpiqesh shume eshte thuajse e sigurte qe ne fund nuk je as vete e kenaqur sepse gjerat e sforcuara nuk mund te jene IN dhe ndihen sado qe te mundohesh ta fshehesh qe veshja eshte e mundimshme.

Per personat qe nuk ju vjen natyrshem kjo thjesht dhe paster qe une vete sugjeroj FORT mundohuni zgjidhni vetem nje Trend psh:
-Nje fustan i bardhe i gjate i shkurter i ka thene te gjitha mjafton nje lule apo aksesor ne koke dhe je Ok si me sheshka si me taka.
-Nje fustan i zi i shkurter me nje spile nje grim adeguat dhe je ok
-Tantella Jo me lule Jo me spila Jo me rripa apo ku di une eshte vete e ngarkuar mjafton
-Ngjyrat per sivjet tolerohen sido t'i miksoni boll mos te vrasin syrin.
Nese nuk jeni te bindur te shtoni dicka ne veshje mos e shtoni.

Ne te dalat mbasdite apo ne darke takat besoj jane kusht nese ju pret makina poshte shtepise,ne te kundert dhe me sheshka jeni mese Ok ,boll te dilni dhe te defreheni :)
Dhe sheshkat zgjidhini sa me te thjeshta (dhe jo te zeza aman vetem nese kane ndonje fjongo me ngjyre tjeter ) Dhe c'me kane pare syte  sheshka me corape te holla te zeza o zooot i madh!!! Evitojeni ka corape ngjyre mishi te padukshme se mund te jete e tepert te thuhet me 50 All :)

 Une personalisht jam kunder tonit ne te perditshmen tuaj dhe do isha PRO vetem nese evenimenti eshte i rendesishem apo nese do shkrepni ndonje foto gjate festes.
Ne te shumten e rasteve per foto mendoj se toni eshte i nevojshem.
Dhe kete dua ta theksoj fort MESHKUJT nuk e durojne tonin!!!!
Kini Miresine qe para se te flini (me ose pa mashkullin tuaj kjo s'ka rendesi) te pastroni mire fytyren sepse mund te duket absurde po ka shume femra qe flene me grim per mua eshte e Papranueshme.

Kaq per sot.



Thursday, May 24, 2012

Dobbiamo stare ... Vicini Vicini





Shkrimi i sotem u frymezua nga kritikat ne perdorimin e ngjyrave te aferta qe shpesh aplikohen edhe me gabime.
U nisa nga nje koment apo kritike e Esteres qe na sugjeron ta shtjellojme me gjate  dhe me shembuj si duhet apo dhe si NUK Duhet bere ky kombinim.
Ne fakt eshte shume e veshtire te nderhysh ne perceptimet e njerzve per Trendin dhe aq me teper nuk eshte e thene qe te jete e drejte dhe keshtu sic e them une, pasi une flas vetem me pasion.
Ky kombinim eshte i lire dhe ka vend per fantazine e krijuesve dhe per thyerjet e mundshme te asaj cfare shkruhet.Sepse vete kombinimi ishte "thyerje e rregullit" qe kombinojne vetem ngjyrat qe rrine perballe njera tjetres.Stilistet guxuan dhe sollen kete  trend qe prej 2 vjetesh i cili eshte aplikuar tashme dhe ne gjithe Prodhimet ne mase te firmave me Popullore.
Une po e mbaj ne te njejten linje sic e kam nisur Blogun ne Keshilla miqesore ju jeni te lire te shtoni apo te hiqni nga Vetja dhe te krijoni stilin tuaj.
Eshte e pamundur te japesh modele pasi kombinimet sot jane te pafundme prerjet jane te shumellojshme,sugjerimi do ishte te zgjidhni ate qe shkon me pershtat fizikut tuaj por dhe tipit apo karakterit tuaj.
Per femrat me te mbushura une vete do keshilloja fustanet,ndersa per femrat elegante Kombinimet 2 Pieces dmth Bluze dhe Pantallona apo Funde jane sh me moderne (serish duhet te jeni ne mendjen time sa bukur i kam veshur te dyja kategorite)

DON'T -sat
Nese do me pyesnit mua nuk do perfshija kurrsesi me keto kombinimet TE ZEZEN apo dhe te Bardhen
Nese do me pyesnit mua vetem 2 pieces me ngjyra te aferta mjaftojne :) ja dhe 3 maximumi por JO dhe kepucet dhe xhaketen dhe canten dhe aksesoret me ngjyra te aferta.
Nese do me pyesnit mua kur themi ngjyra te aferta nenkuptojme Klasa te ndryshme dmth Portokalli E kuqe,Lejla Roze dhe jo 2 Lloj portokallish apo 2 Rozash apo 2 Lejlash pasi do dukej sikur njera eshte lare me shpesh :) dhe i ka dale boja hahaha. 
Nese do me pyesnit mua Grimin sa me te lehte nese perdorni ngjyrat (jo smoky eyes)
Nese do me pyesnit mua Krehja vazhdon dhe mbetet te Natyralet apo dhe Topuz balerine nese do e benit poshte dhe nese do ju shkonte do ishit akoma me IN.
Nese do me pyesnit mua Jo cdo cante e vogel eshte ne MODE
Nese do me pyesnit mua serish per  Krehejen Jo te gjithave u shkon Viza ne mes mos e beni nese nuk e ndjeni veten mire.

Dhe e fundit po jo me pak e rendesishmja:
 Nese do me pyesnit mua MOS beni foto ne Qender te Tiranes vetem ne mos paci dhe ju BLOG :)!!!




Wednesday, May 23, 2012

Keep it Floral

Mqse dje ju beme sugjerimin e Floral Dresses ,sot serish u binda qe asnje s'ma ve veshin :)

Po mesa duket do dyyyyyyyyzohem dhe do bashkebisedoj me veten time e cila me degjon  e me respekton ne maksimum :) dhe kjo vetja ime nxorri nga rafti nje Floral dress dhe e veshi ne nje dite me shi si e sotmja.

Keshillat i dhashe dje sot po ju postoj zbatimin.Please vini re kete palosjen e rripit ne mes pasi eshte fantastike sh e kendshme nese ai rripi i gjate s'gjen vendin e duhur dhe tundet sa here ecen.Nese e vini kete rrip mbi nje Cardigan te gjate eshte perfect.
Mqse i premtova bashkepuntoreve ne KRIM sot qe do i permendja ne Blog po e bej.
Sot nuk kisha nje fotografe te dedikuar por kisha 3 dhe ne keto raste rezultati kuptohet :)
Keto zonjushat te siperpermendurat u zine e u theren me njera tjetren ta mbanin aparatin automatik apo manual me Iso 400 apo 3200 me shkrepje cdo 4 sec apo 16 sec apo 4 shkrepje ne sekonde dhe pasi bene 100 prova te Fokusit dhe kishin fokusuar vetem deshte (shumesi i dashit :) e lokalit e zgjaten aq shume sa dhe Aparatim IM kerkonte RIATDHESIM :)

Gjithsesi faleminderit se bera nje figure prej VIP-i ne lokal aq sa dhe kamarieri mendoi se kushedi kush isha dhe me kete rast kerkoi te fotografohej dhe ai me mua :)

PS. Mos pyesni per fokusin se keto cupat po bejne KURS per kete!!!






Tuesday, May 22, 2012

Vintage Floral

Per postimin e sotem mu desh te hapja galerine e fotove te mia qe te gjeja te pakten 3 qe demostronin fustanin dhe ju lutem nuk pres komente per Floket e zeze :) e di qe jane me mire se sic i kam tani po do me duroni dhe kete vere pastaj do i erresoj tamam.

Do doja t'ju sugjeroja Floral dresses per kete vere,une kam kohe qe jam aq e fiksuar me cdo gje qe ka lule sa isha e gatshme te qepja dhe fustane me copa divanesh boll te kishin LULE.
Dizenjot e Floral Vintage Wallpapers jane absolutisht Floral im i preferuar.
S'ka rendesi nese jane te vogla apo te medha s'ka rendesi FUSHA nese eshte e erret apo e hapur s'ka rendesi Stili nese eshte Sport Klasik apo Modern,nese ke veshur nje Floral Dress  JE OK!

Ama Lulet e fustanit mjaftojne te sjellin pranveren Jo LULE NE KOKE,Jo aksesore me LULE apo Cante me lule apo kepuce me LULE.
Mbajeni pjesen tjeter sa me thjeshte dhe mundohuni te zgjidhni si ngjyre te gjithe aksesoreve ate qe ka me ne minorance fustani  dmth piken me te parendesishme :) kthejeni ne objekt te kombinimit tuaj.

Floket me Floral Dresses sugjerohen te leshuar sa me natyrale nderkohe nese keni zgjedhur nje model Vintage si une mund te beni dhe nje kapje te guxishme si ato te Dita Von Teese.

Per Floral Dresses do shkruajme pafund ndaj mos u mjaftoni me kaq ,sot doja vetem te ngushelloja veten duke pare keto foto se nuk kisha dhe ndonje shkrim te hajrit gati e me shiun ish e pamundur ta kishe koken ne rregull.
Ju nderkohe nxirrni fustanet me lule sepse Keshillen per sot e moret.
Dhe nese doni te jeni bashkepunuese mund te na sillni versionin tuaj me Floral dhe t'jua postojme :)

Faleminderit.

P.S Sipas kerkimeve te mia te frytshme Site qe Shippojne Worldwide dhe qe kane Floral Dresses shume te bukura Por Jo vetem jane:

www.inlovewithfashion.com
www.modcloth.com




Monday, May 21, 2012

Parking Dress

Pershendetje,


Sic mund ta keni vene re dhe ju erdhi e hena,dhe tani nuk pres me ndonje gje te re nga e hena :) mqse keshillat qe jap i zbatoj vetem une mesa duket :(

Nejse...Perpos gjithe streseve qe kemi na eshte shtuar dhe ky stresi i parkimit qe besoj shumica prej jush e vuajne po aq sa une sidomos nese punet tuaja jane ne qendra me fluks te madh ku s'gjen as vend ne parkim privat.

Ama ne femrat ne kete drejtim jemi te avantazhuara,nese rreth e rrotull ka ende "meshkuj".

Versioni 1 - Kjo me ka ndodhur para shume kohesh kur s'ja kisha marre doren ende Parkimit mua po me rridhte djersa curk ne balle dhe ai pas meje i binte borise.
Dola nga makina me hap te vendosur dhe i dhashe celsat. URDHERO !!! Merre parkoje vete dhe po i bie une borise :)

Versioni 2 - Ta lesh makinen dyshe dhe pasi ke pire kafen e relaksuar cohesh dhe pyet veten Moj po ku e lashe makinen!!! se nuk e mbaj mend !!!!

Versioni 3 - Ti ke qene me fat e ke parkuar perfekt,dikush pas teje ka vendosur ta parkoje dyshe dhe ti iken ne shtepi me taksi :)

Versioni 4 - Kjo na ndodhi para 3 ditesh ishim te ftuara per darke nga vellai dhe e parkuam te parkingu i pallatit ku gjetem vend (uuups dmth para nje garazhi).Vellai na paralajmeroi qe s'do gjeni targat nese e keni lene te garazhi i pare dhe ne pasi mbaruam darken e gjetem makinen ME TARGA . Ama zoteria na kish lene nje pusulle "Zakonisht u heq targat,paske makine te bukur -069...." Zotni BURRE :)

Versioni 5 - Ti ben si viktime dhe 15 persona bejne me kembe e me duar si majmune duke te drejtuar te parkosh ,mos harroni t'i buzeqeshni sepse eshte shume argetuese kjo pjese.

Versioni 6 i SOTMI fillon keshtu:

Ti zgjohesh ben nje dush,krihesh me onde natyrale zgjedh nje fustan te Kuq ne Korale grimohesh sikur do dalesh ne ndonje reviste,ngjitesh  maje takave mustarde qe ta tregojne kemben elegante dhe nisesh per ne pune.

Kur futesh te rrugica e gjaaaate qorre ben nja 4 here indietro qe te dalin nja 4 makina pastaj Bllokon rrugen,ZBRET  nga makina po me kete fustanin e KUQ ne KORAL dhe deshperohesh duke kerkuar me sy per parking. Ndodh qe dhe del nje Zotni Burre nga kafja dhe thote Do dal une dhe Hajde vere te vendi IM.
Ky eshte varianti kalorsiak qe ende enderrojme me te liru vendin :) po mos prisni  shume se si ky zotnia NJE ESHTE :).



Saturday, May 19, 2012

Maxi dress -Maxi stress

Dears,

Sot po shkruaj vetem 2 fjale ne shenje falenderimi per gjithe heret qe na keni vizituar edhe pa postim te ri.

Veshja e sotme u zgjodh mqse kishim nje udhetim jo sh te gjate me motren dhe vellain dhe me 2 bebet tona.
Ne foto me mua duke shijuar eren e detit ne maj eshte mbesa ime fashioniste :), nderkohe motres i shkojne gjithe meritat qe ne nje dore mbante Sharmin dhe ne tjetren aparatin celular per fotot e blogut.

PS. Nderkohe vellai vazhdon akoma pyet Cfare eshte BLOGU!!!

Nese doni te shetisni buze detit me kembe zbathur ne keto dite qe jo domosdoshmerisht merren rreze dielli,zgjidhni nje Maxi dress me kurriz jashte. Eshte just perfect per te lozur me eren per tu ndjere si sirene (jo ne rastin tim) por gjithsesi jua keshilloj.
Fustani mqse eshte pak stil helenik keshillohet te vishet me sandale te sheshta (jo balerina),floket mund ti mbani dhe leshuar,nese nuk keni tattoo ne kurriz :)

Enjoyyyy

Shkrimi u titullua Maxi dress - Maxi stress per gjithe heret qe hipa dhe zbrita nga makina :)





Alba - July 2010




Friday, May 18, 2012

Breathe Green!!!

Ragazeee,

Qe thoni ju une pasi "rashe dekun" kur pashe ato dy "thackat" sic i quajti sonja  cova fantazmen time te bente nje xhiro ne Brazil dhe meqe udhetimin kjo fantazma ime  e ka pa kosto kaloi dhe andej nga Australia te takonte pak ate Kristitullen dhe ta pyeste ku e kish blere ate fustanin e verdhe :) qe mund te me sillte ne jete mua.
Dhe meqenese po shkruaj do te thote se u ktheva ne jete pasi E BLEVA fustanin online :)

Per info pjesen me te madhe te veshjeve te tyre mund t'i porosisim dhe ne online nga Shqiperia pasi kishin Worldwide Shipping me ose pa Fee transporti .

www.asos.com
www.romwe.com
www.chicwish.com
www.lavishalice.com

Kaq per ketooo.

Veshjen e sotme e titullova Breathe Green sepse eshte Green dhe sepse Merr fryme lirshem ne te:)

I sugjerohet serish Mamave dhe jo vetem, nje tjeter Stil fustani i cili i mbulon te gjitha format pa humbur feminitetin (nga kopertina ANABEL kjo fjale) qe kerkojme te transmetojme.Padyshim me te do ktheni disa koka sepse eshte nga ato fustanet qe ngjallin kureshtjen,Po cfare ka veshur xhanem?!!!,eshte nga ato fustanet qe ti nuk e di A Te pelqejne apo Jo,apo kjo gjatesia "alla shaleme" (nuk e di as ne eshte fjale kjo e fundit po kam filluar e perdor shpesh :) qe me taka padyshim ben Boom.Menget e gjata qe mbulojne krahet per mua mbeten celsi i nje figure te plotesuar palat te jaka i japin freski dhe fjongo mbrapa embelsi.
Definitivisht ka arsye pse u zura per flokesh me kunaten per kete fustan :)

Nuk e di pse keto fustanet tip thes me kujtojne pak Jonida Maliqin.

Kepucet e sugjeruara Blu te erret me take te trashe po mund te ishin dhe Krem,kurrsesi nuk duhen me take te holle apo me maje elegante.

Duhet te kisha perdorur me shume aksesore ju kerkoj ndjese po duhet te dilja se me prisnin poshte,po paraftyrojeni me nje varese te trashe GOLD.
Gold rri shume mire me Jeshilen dhe Portokalline. Dhe mos vishni fustane jeshile me aksesore portokalli apo kepuce portokalli dhe anasjelltas,jane te dyja ngjyra qe therrasin vemendjen dhe do dukej nje beteje e vertete ne trupin tuaj.

Shpresoj t'ju pelqeje aq sa dhe mua.

 P.S Floket HOME Made dhe I'm so proud of my talent :)

Ah dhe e fundit qe shqeva syte po lexoja balkanweb per STILISTEN e famshme libaneze ELIE SAAB thashe paska nderruar seks KY :) hahahahahah

http://www.balkanweb.com/fotoAlbum/index.php?id=7030&IDFoto=7030



Total Pageviews