Friday, November 28, 2014

Belted Coat

E dini cfare edhe pse kisha vendosur te flisja per pallton me rrip si nje propozim shume i vlefshem per kete dimer mendoj se do devijoj pak nga tema.
Thene kjo nga nje adhuruese e oversized situata duket te behet shume serioze. Si mund te promovosh pallton me rrip ne mes kur pallto vete nuk konceptohet pa rrip. Por si pas lufte dhe ne pas bombardimit te prerjeve oversized e maxi duket se kthimi i nje palltoje me bel dhe me rrip ne mes perben po aq risi sa dhe te veshesh corape leshi ne vere.
Devijimi ne fakt nuk kishte te bente me nje diskutim mbi shijet,por me nje rrefim te vogel i cili nuk perqendrohet fare tek pamja. Duket sikur ato qe mbajne ditare mode jetojne per kete apo me kete ,kushtezohen dhe jane te palumtura pasi vetem nen shkelqimin e rrobave qe nderrojne mund te mbushin veten. Ndoshta eshte e vertete,por jo krejtesisht e vertete :) padyshim perqendrimi ne nje fushe e cila nuk eshte mbijetesa apo vete thelbi i jetes ka shume momente qe duket dhe i tepert per ambjentin ku jetojme,por hej ne nuk jemi vetem kaq.
Ne darke shikojme filma apo lexojme libra duke perkedhelur duart e kembet e femijeve,ne mengjes nxitojme ne pune sepse askujt nuk i behet vone se ti po perzgjedh veshjen per blogun dhe te duhet perqendrim :) dhe cdo gje ne jete eshte e njejte pervec 10 apo 15 minutave qe ti vendos ku te shkrepesh fotot e rradhes dhe te themi 20 minutave te tjera ku ti rendit mendimet qe do te ndash ate post. Thene ndryshe palestra ime eshte te krijoj e te sjell dicka te bukur here pas here ne blog. Kenaqesia qe merr duke gjetur cdo here nje kend te ri per setin reagimi i te panjohurve ne rruge te cilet te shikojne cuditshem eshte vertet nje argetim per mua. Cdo here ndodh dicka e paparashikueshme dhe cdo here me besoni ka nje shperthim te qeshurash meqenese as une spretendoj te jem modele e as mikeshat qe me vijne pas apo motra ime nuk pretendojne te jene fotografe. Ndaj sic ju thashe ky post nuk do ishte thjesht nje promovim i nje looku prej Arsen Lupen :) por do ishte nje kartoline falenderimi per gjithe dashamireset e blogut te cilat jane po aq te rendesishme sa une ne kete sipermarrje si dhe nje falenderim po aq i madh per gjitha ju qe gjeni nje arsye per ta vizituar.
Nje puthje te sinqerte dhe ja ku u be miksimi Kuq e Zi :)



























Wednesday, November 26, 2014

Burgundy Sweat

Ju kisha rrefyer qe pervec jeshiles se erret apo forest green dimri im do kete dhe nje ngjyre po aq magjike qe do i shtohet koleksionit.
Jo,nuk do e zbuloj sot ,por fustani i sotem tute eshte mes burgundy-se dhe asaj ngjyres surprize :) te cilen ju sfidoj ta gjeni pa e permendur une.
Vjen sot nje outfit casual sa komod aq dhe i ngohte dhe shume i gjalle me nuancat e vishnjes ne fustan syze e cizme. Asgje e jashtzakonshme por nje shtyse tjeter per te promovuar Fustanin Tute apo Sweater Dress i cili justifikon cdo cmim pasi ka nje perdorim me te pergjithshem dhe ti ndihesh shume e sigurte ne te.
Me thoni a jeni dhe ju te cmendur pas Fustanin Tute apo akoma nuk ka hyre ne Wish List





















Tuesday, November 25, 2014

Feathers Gilet


Kur je e ftuar ne nje event ku pritet te prezantohet nje produkt Luxury,e aq me teper kur ky ka lidhje me mirembajtjen e lekures,pritet qe te te interesuarat te jene zonja te cilat me vitet kane arritur nje pjekuri ne stil dhe ne vlerat e tyre,ndaj thene ndryshe gara behet me e forte.
Gara e te veshures me mire,apo e asaj me unique apo me me stil.
Ne evente te tilla eshte e pamundur te evitohen shikimet me bisht te syrit per te lexuar madje dhe me ze markat e seciles se ftuar e duke vene ato gotat e Bubbles ne menyre te pavetedijshme.
Prozhektori me rradhen e fotografeve profesioniste duket nje shtyse mjaft e mire per te marre pjese ne keto evente,nje motivim me teper per t'u ndjere e rendesishme :) dhe nje arsye me shume per te lodh koken Cfare te Vesh?
Padyshim sfilaten e personazheve te njohur do keni mundesi ta shikoni neper revistat e ndryshme dhe do keni mundesi te jepni vlersimet tuaja per secilen,por une do mjaftohem me zgjedhjen time dhe te mikeshes sime Ariela e cila ndan te njejtin pasion per moden.
Une deshiroja qe veshja te mos ishte shume impenjative,dicka te cilen do e perdorja edhe ne nje mbasdite normale,por te ishte disi unike e vecante.
Duke menduar qe eventi do ishte nje pritje ne kembe mendoj se zgjedhja e pointed flats e bente zgjedhjen time perfekte.Nje kepuce e gjate llustrafin e sezonit dukej te ishte nje zgjedhje e menduar drejt.
Por hej ku eshte risia deri ketu,une dhe me pare kam folur ne blog per pointed loafers dhe s'kam permendur gjekundi qe keto do perbenin zgjedhjen time dhe per eventet.
No way .
Por ja qe mjafton nje element,dhe vetem nje qe te beje ndryshimin,po sikur,po sikur kesaj rradhe te vija me nje krijim ndryshe te nje stilisteje shqiptare nje jelek te gjate me fundin me pupla ?Vjen  i realizuar ne nje kohe rekord nga Anila Konomi per te mos me lene ne balte kete te shtune ne prezantimin e Dermastir.
A nuk do ishte nje ide e mire per te cilen do ja vlente te ktheheshin kokat edhe me nje golf leshi poshte.Nuk e di a e mendoni si mua,por nje golf ombre me qime te verteta lepuri perben po aq risi sa dhe nje dekolte e tepruar ne evente te tilla,pasi eshte e kunderta e asaj qe pritet.
Mendoj se krehja pak e lepire me vije ne mes por kesaj rradhe pas veshi,sillte nje natyre tjeter ne portret dhe me buzekuqin e erret ne lejla nga Makeup forever,dukej se kompletonin gjithcka qe kisha une ne mendje per kete pjesemarrje disi ekstravagante.
Mikesha ime erdhi me nje stil me te matur fustan midi  vishnje pak Kate Middleton me gjithe kurrizin me kopsa dhe nje oversized Coat e cila e mbeshtillte perfekt silueten e saj te imet.Kepucet dhe canta vinin ne te njejten ngjyre me fustanin dhe ne elegancen e duhur te eventit. Buzekuqi i kuq mbetet gjithmone element joshes i domosdoshem.
Nuk e di si i gjykoni ju zgjedhjet tona,po ne kaluam mire ne nje ambjent te Tiranes tone mondane.

Tani qe e shikoj veten nga jashte mendoj se ka ardhe momenti te filloje nje diete te shendetshme,pasi vertet me keto puplat dashur pa dashur dukem si ato personazhet qe i kane "ngrene" pasurine te shoqit,ama jo ngrene me thonjeza po ja kane henger vertet :)

















Thursday, November 20, 2014

Bright Colors

Gjeja e pare qe mendojme ne mengjes,pervec specieve si une qe i mendojne dhe qe ne darke,eshte Cfare te Vesh?
Per disa eshte dileme e madhe e hall me vete,per disa eshte gjeja me pak e rendesishme,per disa eshte routine si e ngrena apo gjumi nje domosdoshmeri dmth,per disa eshte loje me te cilen marrin kenaqesi per disa eshte sfide dhe superojne cdo rradhe veten apo dhe mund te humbasin,per disa eshte humbje kohe dhe e gjejne veten me te njejtin outfit gjithe javen e ketu me besoni hyn dhe Obama :) e per disa eshte moment sublim kur ti mund te krijosh. Per mua nje veshje eshte nje gjendje nje mesazh nje pikture nje kenge nje personazh nje fotografi nje kujtim,per mua cdo kujtim lidhet me nje veshje dhe ditet e javes madje mund ti rendis fare lehte me veshjet qe kam patur :) Nuk ka rendesi ciles kategori i perkasim,e rendesishme eshte qe vishemi hahahaha just kidding ,e rendesishme eshte qe ne jete te bejme gjerat qe duam dhe sic i duam ne e te na falin shume po shume kenaqesi. Ashtu sic nuk gjykohet delli i nje artisti qe krijon nje veper te prekshme,mendoj se ne te njejten forme duhet te pranohet dhe te mos kerkohet arsyeja apo shpjegimi i ketij pasioni,qe me besoni nuk eshte reklamimi i rrobave.
Ne dukje ka raste me besoni qe dhe e veshura dhe blogu me duket nje budallallek me brire,nje sakrifice e kote qe bashke me komplimentin e rradhes ka dhe replika apo komente negative qe te bejne te ndihesh si kukull e pavlere apo aq me keq si lope qorre :)
Por ne kete perballje ne fund duket se ka dhe njerez te cilet te kuptojne te vleresojne te pelqejne e te pranojne pa dashur te te ndryshojne asgje dhe une u jam shume mirenjohse dhe i falenderoj pafund per mbeshtetjen e tyre ne kete rrugetim.
Thene keto ,kalojme ne zgjedhjen e dites.
Pse per mua nuk eshte thjesht nje veshje por nje zgjedhje,sepse per mua cdo njgyre ka nje histori ka nje marredhenie ka nje kthese nje vendim dhe ne fund nje kujtim.
Une kam qene gjithnje e zbehte ne fytyre dhe per kete i qendroja larg te verdhes,sepse ne fund te fundit verdhacuket nuk veshin te verdha. Isha aq e zbehte sa kur shkonim ne spital me mamin insistonin te me benin analizat e gjakut edhe mua,isha aq e zbehte sa mamaja ime me vinte buzekuq ne molleza qe ne klase te tete.
Dhe tani kur shikoj veten me te verdha shikoj si ndryshojne gjerat dhe zbehtesia tashme nuk eshte me nje problem,por cdo here qe bej mollezat me kujtohet mamaja ime.Ndaj veshjet nuk jane thjesht rroba dhe nuk te bejne te lumtur as per moden qe shkon e vjen as per kombinimet e arrira apo jo ,por sepse dhe ato jane pjese te kujtimeve dhe tregojne personin qe jemi,dhe jemi bere :)















Total Pageviews