Monday, March 16, 2015

Floral Headband

E dini cfare eshte mandatore te kesh Diten e Veres?
Perpos verores ne njeren dore dhe ballokumes ne tjetren :) Ok per te qene te sinqerte ballokumen mund ta mbash dhe ne doren qe ke veroren nuk qendron aty problemi.
Problemi qendron te shperthimi i ngjyrave qe pritet te shfaqet si nje koncert fishekzjarresh ate dite,e nderkohe transformohet me shume ne nje torture per syrin e mendjen :( Parada e popullit tone behet mospranuese e deri diku irrituese nga corapet e teminat e deri tek grimi apo floket qe demostrohen per raste festash.Pa dashurur t'i heq te drejten per te festuar askujt pjesa qe behet vertet kercenuese per femijen tend eshte kur te gjithe dashamiresit e festes fillojne dhe hedhin ne shesh cdo mbeturine te embelsirave, bidona  apo letra ku te munden :( Une e kuptoj fare mire qe nuk ka aq shume kosha sa do donim por nje qese per mbeturinat mund ta mbani ne cante keshtu dhe femijet tane marrin me te miren prej nesh e festes dhe vetem keshtu nuk do me shkonin syte as te corapet e bardha e as te golfet me xixa e strecet me animal prints.
Thene keto po ndaj me ju sekretin e itemit te domosdoshem per diten e veres... KURORAT ME LULE.
Jane kurdohere te mrekullueshme ,por ne diten e veres jane vecse te domosdoshme.
Me to mund te ndihesh nje princeshe e natyres pa patur nevojen te gjesh nje princ :)
Kete rradhe pallto lejla me atletet vijne ne nje kombinim me aubergine dhe burgundy.Tre ngjyra qe kurre me pare nuk i kisha perdorur ne nje veshje dhe me besoni qe nuk ishte nje kombinim i gatshem revistash.Me shume ishte nga ato aksidentet qe ti e gjen veten te kesh gjetur gabimisht "formulen" dhe kesaj rradhe mund te them qe feeling im ishte qe e kaloi testin per te qene nje outfit sa veror aq dhe komod per nje dite feste.
Ju si mendoni?



























No comments:

Post a Comment

Total Pageviews