Wednesday, January 9, 2013

Polka Dots

Te jesh Blogger nuk qenka dhe aq e thjeshte sa mendoja,eshte nje pune e dyte.
Nuk mjafton nje garderobe e mire nje aparat gjysemprofesional apo laptopi per shkrimin,nuk mjaftoka nje krehje apo pak grim decent e te nderrosh kepucet.
Padyshim qe te mbash te mberthyer nje numer lexuesish qe kane pasion blogjet pse jo dhe Real Lifestyle per  t'u frymezuar duhet dicka me shume nga vetja.
Duhet nje sakrifice e perditshme qofte per shkrepjen e atyre fotove te shkreta, qofte per internetin qe me se shumti ben numra e nuk te bindet kur duhet,qofte per kohen qe duhet t'ua marr vogelusheve per te ndare sa here mundem "outfit-in" e rradhes me ju.
E nga posti ne post shikoj qe rriten kerkesat per nje imazh me cilesor dhe besoj se te jesh nje Blogger e mire nuk duhet te harrosh te mbartesh ate "driten" qe ne postin e sotem vjen me tepri nga nena natyre.
Me besoni qe me te ftohtin e 2 diteve te fundit Blogu vertet eshte nje sakrifice ...sic eshte cdo marredhenie dashurore fundja

Ju perqafoj.















Tuesday, January 8, 2013

Granpa's Birthday




Ishte e thjeshte zgjedhja e veshjes per ditelindjes e gjyshit,nje Granpa's Cardigan apo thene shqip trikon e gjyshit :)

Gjyshi i Lorestit Sharminit Amelit dhe Bebit ne Bord :) nje gjysh i rrethuar me 7 zonja e zonjusha nuk e di si mund te jete ndjere ate nate qe festonte 50 vjetorin :) bej shaaaka pak me shume.
I urojme gjyshit ta kete jeten e gjate plot shendet e lumturi.

Me besoni qe  kur shkruaj nuk e kam qellim ne vetvete ti sjell buzeqeshjen askujt edhe pse shpesh here mendoj se  lajtmotivi i jetes eshte pikerisht ajo e qeshur. 
Darka vetem e qete nuk shkoi pasi sic mund te merret me mend 2 me te voglat e bene lokalin lemsh e ne kete rast shyqyr qe mungonin baballaret qe s'rreshtin se kritikuari se largu sjelljen e femijve te tyre duke mos bere asnjehere asgje vete.
Nejse gjurulldia e levizjes tavoline me tavoline ishte vetem raundi i pare nderkohe qe s'mungoi ne raundet e tjere dhe mundja e paster britmat apo shkuljet e flokeve deri ne KO.Kush fitoi ???!!! Si gjithmone Sharminstyle :)
Nuk me besoni ... gjykoni vete !!!































New Year in Italy

Pershendetje,

shpresoj ta keni ndjere pak mungesen e posteve te mia.

Pas nje nderrimi vitesh relativisht ndryshe i kaluar ky ne nje qyteze ne Itali qe quhej Martina Franka pjese e provinces se Tarantos ne Jug te Italise.
Viti 2013 na gjeti ne cift ne nje tavoline me miq te mire,larg vajzave por me duhet ta pranoj e relaksuar dhe me nje deshire per te shijuar jetesen ne cift.
E kisha harruar cfare do te thote te degjosh zerin e bashkeshortit dhe ky i fundit te drejtohet me ze te ulet Ku i kemi biletat apo He fjete gjume se s'ta kam merakun.
Nesje 4 ditet kaluan shume shpejt,nuk mund te them qe pata shume mundesi te shkrepja shume foto gjithsesi outfit-in e Nates se Vitit te Ri e gjeni me poshte.Strece me gure zwarovski dhe xhakete e gjate nje veshje bardhe e zi sa komode aq dhe e vecante.
Pervec ushqimeve dhe dyqaneve qe nuk besoj se kane nevoje per koment zbulimi im qe me gezoi pamase ishte Flavia vajza ne foto ishte nje vajze italiane qe studionte ne Shqiperi me nje deshire e interes te vecante ne kombinimin e veshjeve por dhe te shopping-ut pa kriter :)
Flavia kishte nuhatjen perfekte per gjene e duhur dhe arrinte te pikaste gjithnje gjene me me vlere ne dyqan ndoshta nuk do me besoni por Flavia edhe pse ishte hera e pare qe takoheshim arritem te kishim nje mirekuptim dhe nje Kuptim qe ne 25 sekondat e para :)
Nderveprimi jone jam e bindur qe ngjante si ato filmat kineze pa titra por ne flisnim aq shpejt per trendet firmat e ikonat qe ndiqnim sa nuk arrinim as te artikulonim sakte por ama lumturia me e madhe eshte qe zbulova qe ka dhe me keq se une hahahahaha.

Kalofshi bukur.





















Total Pageviews