Realizimi I tyre behet duke perdorur gishterinjte dhe nje
kreher te imet ne floke te njome.
Per te qene e sinqerte kjo perzgjedhje erdhi pak nga halli
dhe shume nga qejfi.Te kuptohemi drejt krehja
e turkut e pat nje nate me pare ndaj me kushte te kufizuara meqe duhet
te rregulloheshim vete ne shtepine e plazhit kuptohet une vendosa te rrezikoj.
Thone qe nese nuk di te besh finger waves nuk merr titullin
stilist flokesh jashte ndaj sfida ishte e hapur.
Per mua qe kam vetem gjysmen e kokes procesi zgjati thuajse
30 min qe kur ke tim ate afer qe e perjeton kohen sikur do shkojme ne ekzekutim
e jo dasem duken si 300 vjet.
Gjithsesi une vertet mendoj qe duhet provuar nje here ne
jete edhe nese nuk cmendeni pas ketij stilimi.
Te ndalemi pak te veshja. Une sinqerisht kam nje alergji te
theksuar ndaj teminave vec ne rast se ato jane aq te mrekullueshme sa te ma turbullojne
shpirtin dhe mendjen.
Ndaj fustani I zgjedhur nuk eshte thjesht nje fustan me temina,eshte nje cope qielli me
yje I zbritur ne toke nje nate e vjedhur.Fustani ne prerje kemishe nate me
kurrizin zbuluar per mua ka qene modeli me I bukur I kesaj vere pas Chloes
sigurisht. Plus qe keto temina nuk ishin dosido po vinin ne forma lulesh e une
jo me kot zgjodha kepuce me lule te ndritshme blu si aksesor.
Une fola shume tani e
keni rradhen ju…