Friday, March 20, 2015

Neutrals or not...

Duhet te ishte nje sekret ...nje sekret i madh!
Por kush me njeh e di qe une nuk di te mbaj sekrete ndaj dhe kesaj rradhe Estela strikes again!
Po cfare ka bere kesaj rradhe,dicka befasuese sigurisht.Meqenese ju qe njihni e dini dhe qe ditet e pushimit  e gjejne ne kuzhine dhe nuk jane nder me te preferuarat e saj,duhet ta kuptoni qe e diela ne darke e gjen duke enderruar me syte hapur me shikimin e hedhur ne tavan.
E nese dikush qe e shikon mendon se kushedi c'halle i kane rene apo pse mendohen ato male vetem ajo e di qe ka vetem nje HALL "cfare te vesh neser"?!
Per rreth 2 ore, here me sy hapur e here me sy mbyllur,fillon procesi i kombinimit me mendje i artikujve brenda ne dollap,tashme nuk i duhet me te provoje dhe te shikohet ne pasqyre.Ajo e di fare mire c'do dale kur te hedhe ingredientet.Prej kohesh e mundonte nje kombinim qe dhe pse per syte e pavemendshem eshte "thuajse i pare".Ingredientet jane gjithmone ato veze miell gjalpe...por prit cfare e ben receten magjike :)
Dashuria qe vendos ne te, proporcionet me SY qe vetem ajo i di si dhe ngjyrat qe te trazojne mendjen dhe shpirtin.Nje veshje e gjitha me ngjyra neutrale te tokes,ngjyra qe qendrojne afer me njera tjetren Camel Karamel Nude dhe Ndryshk,ngjyra te cilat nuk mendoj se ngjallin kete deshire,por qe Estelen nuk e linin te flinte e qete.Kepucet kishin thuajse nje vit ne kuti dhe ende spo thirreshin ne apel,po dhe canta e shkrete qe u ble vetem per ato kepuce,po dhe syzet Fendi Iridia qe ishin pikerisht ato qe nevojiteshin.
Pak thyerje me majen e kepuces dhe vethet pink & purple jane si piperi ne gjelle (kush foli profesionistja :)
Se mos anashkaloni manikyrin i cili dhe ky ish futur ne moment te fundit ne orkestrim.Ja keto mendonte Estela te dielen ne darke here vendoste pallton oversized ne supe, po ate camel qe ka bere telef, e here trikon e punuar lejla.Mendonte si ta quante postin e rradhes dhe per cfare te shkruante ne te.Mendonte c'ti bente flokeve meqenese parukieri nuk i la orar.Vendosi zilen me pertese dhe ashtu me faqet e librit ne fytyre e zuri gjumi.
Mengjesi e gjeti si cdo mengjes ...me vonese gjithe c'kish menduar ne darke tashme duhet te aplikoheshin shume shpejt veshja floket ,grimi prej kohesh behet ne tualetin e punes :) aparatin ne dore dhe kafen me bashkeshortin me shpejtesi.
Kur VIPI arrin ne pune sigurisht priste te shpaloste ate kombinim dhe spektatoret e pare minimalisht ta ndiqnin me sy,prej kohesh nuk pret duartrokitje ato i merr me mend :P
Askush nuk ishte aty,ulet ne tavolinen e saj si nje teater pa publik ne fillim nuk shqetesohet pasi dikush mund te vinte,me pas kur ora i afrohej ngritjes se siparit dhe askush nuk ish akomoduar te shikonte kombinimin e Neutraleve te saj... filloi te shqetesohet per te tjeret ...sigurisht jo per veten.
Deri kur mori guximin dhe pyeti shoqen e ngushte Ku jeni ?
Pergjigja ishte e thate pa jete ...pa pike arti brenda!
JEMI PUSHIM

Fundjave te mbare miq!














































Thursday, March 19, 2015

Total Black

Nese  Anna Wintour thote mos u vishni kurre me te zeza nga koka te kembet atehere askush nuk duhet te veshe total black ,vetem nese ... le te themi nuk punoni per Annen :)
Pavaresisht marredhenies tone me te zezen ajo eshte aty per te qendruar e perjetshme ekzistente joshese si nje fat i paracaktuar si nje fund!
Kesaj rradhe e zeza vjen vertet nga koka te kembet e thyer vetem me minimal gold ne syzet e Chloe-s apo ne Cuff Earing te cilin per mua eshte hera e pare qe e eksploroj :)
Kepuce-sandalet me gishtat e hapur ishin artikulli me i pare ne javet e modes dhe mendoj se do kene ndikimin e tyre dhe ne ambjentin tone duke qene se gjejne perdorim ne cdo stine.Jeleku i gjate gjithashtu eshte nje artikull i cili nuk eshte shume i konsumuar por qe gjithashtu ra ne sy nga NY ne Paris.
Kesaj rradhe me nje make-up disi me te renduar duket se e zeza ta percakton dhe kete task ne dileme te kapeles apo vethit jeni te lire te jepni gjykimin tuaj.

























Total Pageviews