Wednesday, March 25, 2015

Sporty Chic

Ne keto dite te zymta kur dielli duket shume i pavendosur te marre stafeten,nje veshje me ngjyra te hapura duket gati gati si sfide ndaj zotave. Kombinimi bardhe e roze nuk eshte asnjehere i parakohshem nese te themi bluza eshte e trashe dhe me prerje veze dhe fundi eshte A line i gjate. Atletet me funde nen gju per mua jane sa te rehatshme aq dhe moderne nje kombinim qe duhet provuar .Zinxhiret ne fund e ne bluze diktojne nje stil te cilit mund ti vijne per shtat vetem syzet e bardha Enigmatic nga Dior.
Aksesore te rende me atlete?!
Pse jo...



















Leopard Shoes

Nje nder keshillat e Olivia Palermos eshte Investo ne nje pale kepuce leopardi!
Dhe une bashkohem totalisht me te! Nese deshiron te blesh nje pale kepuce leopardi ato duhet te jene nje investim i vertete.Zgjedhja ime ishin nje pale Pumps nga Diane Von Furstenberg me qime sigurisht ne ulje me nje take jo shuuume te larte.Me printet e leopardit  rreziku qe te biesh ne krahun e gabuar eshte gjithnje prezent,pasi vija qe ndan elegancen nga vulgariteti ne printet e leopardit eshte vertet sa nje fije floku.
Duke deshiruar te qendroj nga krahu i elegances dhe fitimtareve solla nje kombinim sa te zakonshem aq dhe te pazakonshem. Printet e leopardit i shohim  shume shpesh me veshje te zeza ose te kuqe, i shohim dhe me jeans e kemisha te bardha,por nuk na ndodh shpesh ti shikojme me 3 ngjyra njeheresh.
Camel ,Burgundy dhe Gri! Nje kombinim qe kish kohe qe me kish ngacmuar nje miksim sa klasik aq dhe modern,ngjyrat i kemi pare shume shpesh me njera tjetren por takimi i te trejave me leopardin dukej nje risk i cili deshiron qe fijen e flokut ta beje kacurrel per te qendruar gjithmone nga ana e fitimtareve.
Ju si mendoni ?
Apo i keni gjithe syte te floket :D


































Tuesday, March 24, 2015

Stella for Estela

Ndihem aq e perkedhelur nga surpriza qe Stella's Atelie me kish pergatitur sa me duhet ta falenderoj shume perzemersisht .Pervec mirenjohjes per mendimin,vleresoj pafund dhe krijimin e saj shume te vecante te personalizuar per stilin tim.
Nje vajze e re ne moshe Stella Sallaku duket se premton shume duke veshur me krijimet e saj shume personazhe te Showbizit shqiptar. Ajo mori persiper te krijoje nje veshje pa me njohur e takuar me pare dhe rezultatin po jua le ju ta gjykoni.
Nje Fustan-Triko oversized me nje prerje asimetrike  me te  gjate para vjen ne bojeqiellen e bebeve ne nje material leshi. Une padyshim qe u entuziasmova shume kur e vizitova ne Atelie pasi kurioziteti si me shikonte e perkufizonte ajo ish i madh.Zgjedhja ishte befasuese nje fustan qe mbulon format por qe njekohsisht terheq vemendjen me origjinalitetin e tij pikerisht ajo qe me nevojitej.Asnje prove asnje mase nje fustan One Size dhe unique.
Une preferova ta vesh me skinny pants poshte e jo me strece pikerisht per ti dhene nota pak me official veshjes,Guccit bojeqielli me ingranazhe metali me lehtesuan punen per kepucet dhe duke i shtuar veshjes nje shall pellushi mendoj se outfit u kompletua.
Duke komplimentuar Stelen dhe njehere per krijimin e saj,fjalen e keni JU te dashura mikesha...
























Total Pageviews