Thursday, June 14, 2012

in the footsteps of... Lady D



Ju te gjithe e mbani mend Skandalin e fotos se John Minihan ne 1980,une personalisht s'kisha lindur asokohe ama fotoja do mbetet deshmi e elegances se siluetes se Princeshes.

Do na lejoni te bejme pak thashetheme per foton,se vetekuptohet qe une belane po e kerkoj me qiri por ama nuk e arritem dot cilesine e ketij profesori.

Asokohe ky fotograf  "i bezdishem" e kish lodhur princeshen me telefonata e kontakte pafund vetem qe ta fotografonte dhe ajo kur i kish arritur ku nuk mbante me i kish thene qe do ta lejonte te fotografohej ne kopesht vetem nese ky i fundit nuk kthehej me kurre.Sigurisht qe John kish pranuar duke i premtuar gjithcka ne kembim te nje fotoje. Dhe ai ne menyre te zgjuar kish pozicionuar grupin e pafajshem ne nje kend  ku dielli pas lejonte leximin e siluetes se princeshes ,po ndoshta dhe materiali i fundit.

Edhe pse ne Oborrin Mbreteror plasi Skandali per Veshjen e kritikuar te Princeshes i shoqi Karli beri kete deklarate:
"E dija qe kishe kembe te mira por kisha anashkaluar faktin qe ato jane vertet spektakolare.A duhet patjeter t'ja tregosh ato te gjitheve?"

 Kalofshi bukur







Wednesday, June 13, 2012

HM Dress

Qe kur shqiptaret kane filluar te perbuzin njeri-tjetrin me marka veshjesh e aq me teper perceptokan "varferine" nese ke veshur HM.

Si thoni ...ta hap pak Wikipedian ... qe te marrim pak Informacion per Perandorine e Fukarallekut HM se kjo nuk kerkon as te drejtat e autorit  :)

HM eshte kompani suedeze e tregtimit global te veshjeve me pakice.Ka mbi 2300 dyqane ne 43 vende te botes pa perfshire ketu 30 dyqanet ne Tirane qe nje zot e di nga i marrin dhe i shesin me cmime aq te arsyeshme :) fale Zotit. Ka rreth 94,000 te punesuar ne mbare boten dhe renditet e dyta ne bote pas Kompanise spanjolle Inditex( e veshjeve ZARA).

Me poshte do gjeni nje liste te Stilisteve apo Celebriteteve qe kane bashkepunuar me kete Marke Fakire :)

2004-Karl LAgerfield
2005-Stella McCartney
2006-Viktor & Rolf
2007-Maddona ,Roberto Cavalli ,Kylie Minogue
2009-Matthew Williamson
2010-Jimmy Choo,Sonia Rykiel,LANVIN
2011-Versace
2012-Anna del Russo per Aksesoret

Ndersa per Vjeshte 2012 Kompania HM ka konfirmuar me 12 Qershor bashkepunimin me Maison Martin Margiela shtepi franceze mode qe eshte themeluar nga belgu Martin Margiela i cili para se te kishte shtepine e vet te modes ka punuar per Jean Paul Gaultier dhe HERMES.HM eshte shume entuziaste qe kjo shtepi mode, e cila eshte vlersuar si me me influence ne boten e modes ne keto 3 dekadat e fundit ,ka pranuar bashkepunimin.

Ndaj te gjitha bashkemoshatareve te mia dhe jo vetem do doja t'ju percillja kete mesazh:
Me me  kembe ne toke!Kur permendni Brande apo Marka qe vetem i keni Lexuar neper Revista mode apo Internet dhe nuk i keni prekur kurre me dore ...shikoni pak rreth e rrotull ...mendoni per prinderit tuaj e c'te ardhura ka familja juaj qe te mos tregoheni me "PASUNARE" nga c'jeni.

Tani do te me lejoni  te shpalos dhe une varferine time as a New Choice :)




















Tuesday, June 12, 2012

Transparent Mind


Nese po mendoni per nje Outfit Formal apo per Office me pak nota sensuale vendosni te vishni nje kemishe me pak transaprence ...(ne rastin tim duket me shume transparente ne foto,nuk eshte nje justifikim ky :)...me pantallona te gjera mund te ishin dhe pa penca apo akoma me mire me bel lart po gjatesia dhe gjeresia e sugjeruar eshte si e postimit.

Disa keshilla per transparencen do ishin : nese Nuk doni te terhiqni vemendjen,sytjenat duhet te jene me ngjyren neutrale (te mishit)  apo me ngjyren e kemishes,nese doni te terhiqni vemendjen me ngjyren e kundert te kemishes apo te kombinuar me pjesen poshte (fundin apo pantallonat).Nuk duhet kurrsesi te perdorni sytjena te bardha me kemishe transparente te zeze.

Pasi te keni shijuar Lookun e sekretares se zellshme ne pune uroj te mos jeni duke bere dhe ju te njejten pyetje si UNE
Po Ate cfare e ka ???!!!!!





Monday, June 11, 2012

Pleated Dress

Postimi i sotem vjen per Palat e korentit.

Besoj se do jene nje nga trendet e kesaj vere dhe une dua ta sugjeroj fort pasi vertet jane shume femerore,madje jam e bindur qe palat e korentit nuk ikin kurre nga moda.
Jam e sigurt qe cdonjera nga mamate tona ka patur ne garderoben e saj te pakten nje fund me pala korenti me te cilin secila nga ne ka bere prova para pasqyres me takat e mamit.

Sa per njohuri te pergjithshme Pleated (qe une po i quaj Pala korenti ndoshta dhe gaboj) jane krijuar ne shekullin e 19 qe ti sjellin femres lirine ne levizje dhe ja kane arritur :)
Shpresojme qe seciles prej nesh ti sjelle dhe LIRI ne te menduar e ne te ndjere.

Kalofshi sa me bukur e paci sa me shume Korent ne diten tuaj :)









Friday, June 8, 2012

Friday Look

Casual is the key!

Nese flasim per look-un e te premtes ne Pune padyshim veshja duhet te jete me sport dhe si per te dhene mesazhin qe te pret fundjava e relaksi,e si per te thene qe je ne mbyllje te nje cikli e te duhet nje karikim baterish 2 ditor. 

Ndaj keshilla ime do ishte Blue Jeans ose Balloon Skirt me Balerina. Sa me lehte... Easy Outfit ta mbyllesh javen pa Pending issues.
E teprova tani eee me keto termat teknik.

Nejse thene ndryshe une per kete te premte zgjodha bluze pambuku 100 % me keto menget dramatike,Balloon Skirt me xhepa per komoditetin e te premtes Balerina me gura te marra nga sektori i Femijeve :)

Beni si beni deri ne 5...







Thursday, June 7, 2012

It's SHOW TIME


Dje ishim te ftuara (une dhe dy zonjushat e mia) ne nje Spaktakel Baleti me Femije.
Dhe pershtypjet per Performancen ne teresi ishin shume te mira.Hera e pare qe kenaqem me plot gojen ne nje nga keto spektaklet e femijeve qe ne pergjithsi jane te paorganizuar , rremuje, te bezdisshem te lodhshem per femijet dhe per prinderit.
Kesaj radhe ndryshe nga spektaklet qe kisha pare deri tani cdo gje ecte mese normal dhe shume kendshem.
As prezantime te sajuara te lodhshme me Prezantuese te Rastit te emocionuara me syte nga fleta e skenare amatore,as te ftuar te famshem... vetem femije qe kercejne SI FEMIJE.
Muzika mese e pershtatshme per Femije madje e ndare sipas Grupmoshave,Volumi se eshte shume i rendesishem dhe ky mese normal per ambjentin dhe Femijet...

Veshjet super te thjeshta mese te pershtatshme me tutu-ne roze dhe body roze veshja klasike e balerinave .Krehjet e femijeve te gjitha me topuz balerine :) i preferuari im dhe i Leas time kush te realizuar ne shtepi e kush ne Parukeri kishe qejf t'i shikoje :).
Asnje femije me truk ne fytyre maximumi 2 xixa te syte tek tuk ndonjeri dhe ndonje shkelqyes po TEK TUK ama :)

Prinder me syte qe i shkelqenin te emocionuar me lule ne duar per femijet po dhe per mesuesen te ciles padyshim i shkojne gjithe meritat.E cila dhe pse ishte hera e pare qe e shikoja arriti te na i mbushte syte me lot ne fjalen e mbylljes,ndoshta dhe sepse kish nje beb te barku dhe dukej qe celsin e suksesit pervec profesionalizmit duhet ta kish te dashuria per femijet.
Mama dhe baballare te veshur shume mire per Eventin ne fjale,te krehur te kuruar si per Spektaklet e Pallatit te Kongreseve :)
Dje kisha vetem komplimente per te gjithe dhe nje Bravo te madhe per punen serioze.
Ama kam nje mesazh per gjithe MAMA-t e tjera qe i cojne femijet neper keto Aktivitetet Artistiko -Kulutore-Sportive, here pas here duhet dhe te kuptoni  femijen cfare do cfare i pelqen te beje e cfare prirjesh ka,dhe nuk duhet ta coni vetem sepse e con Kolegia apo Kunata apo Komshia (firma 3 K dmth hahahah)

Kalofshi nje dite sa me te bukur.







Wednesday, June 6, 2012

Mixed styles

Who said you CAN'T

Pyetjes se radhes nese mund te veshesh fustan zyre me sheshka qe rendom njerzit e bejne per Komoditet dhe jo per Mode une i jap pergjigjur PO.
Per te premten e shume institucioneve do ishte nje zgjidhje e vlefshme.
Madje nese arrini t'i mixoni sic duhet pa ja vrare syrin njeriu mund t'ju konsiderojne dhe "me stil" .

Sepse ne fund te fundit Kush e ka thene qe S'mundesh....





Monday, June 4, 2012

Maternity Dress

Keshilla e Radhes vjen nga Arkivi dhe ka lidhje me Maternity-n.

Artikulli u frymezua nga nje interviste qe kam lexuar kohe me pare te nje adashes time ne emer e cila pak a shume thoshte qe femra ne kete periudhe humb feminitetin apo s'ka shume mundesi zgjedhje ne veshje.
Une kam perjetuar dy shtatzani te mrekullueshme qe pervec se me kane shkuar te dyja mbare,di qe i kam perjetuar sh mire dhe jam ndjere shume e bukur.
Sinqerisht me dukej vetja ne qender te vemendjes me ate nurin e femres se sukseshme qe po sillte ne drite JETEN,sikur po permbushja ndonje MISION dhe pak a shume ashtu duhet te jete.
Po nuk ka shume rendesi si jam ndjere une.Artikulli i sotem kish lidhje me zgjedhjet e veshjeve gjates kesaj periudhe te mrekullueshme qe "gjithe bota i ka syte te ty".

10 rregullat e Zonjes Estela :)

1- Blini fustane qe Jo domosdoshmerisht jane Maternity Dresses :)
Gjithe fustanet e postuara me poshte NUK jane Maternity dresses dhe pervecse me kane sherbyer ne ate periudhe vazhdoj i perdor akoma dhe sot po me aq qejf.
2- Ne fakt per pjesen e kepuceve nuk di c'te sugjeroj pasi Takat e larta nuk lejohen jane te rrezikshme ama dhe Balerinat gjithashtu,keshtu qe do duhet qe te zgjidhni kepucet me pak take ose ortopedike (wedges),ose nese veshja eshte sport Running shoes meqe kane pak lartesi.
P.S Kepucet me poshte jane vetem per setin fotografik MOS I ZGJIDHNI.
3- T-shirt apo bluze dhe Strece i keshillohen vetem brand new mamas qe jane elegante me kembe te gjata e te drejta,pjesa tjeter mund te zgjedhe T-shirt  me Tuta ose citjane keto te fundit jane shume te rehatshme ne fakt po jo dhe aq te bukura.
4- Boyfriend Jeans Sivjet jane shume ne mode mund ti perdorni dhe gjate shtatzanise po te sektorit Maternity Jeans.
5- Jam kunder kombinimit bluze dhe fiund gjate shtatzanise se mqse bluza do jete detyrimisht e gjere dhe fundi nuk gjen belin e duhur :)
6- Jam kunder perdorimit te se zezes ne kete periudhe as ne dimer as ne vere,nese e zgjidhni perdorni sa me shume aksesore me Drite dhe shume Grim :)
7- Perdoni veshje me pak ngjyra dhe jo shume lule apo patterns ne muajin e fundit :) sepse kane tendencen t'ju nxjerrin me te shendosha.
8- Floket jane nje bela tjeter sepse te kapura te lepira me ate bark te madh dhe me ate fryrjen edhe ne fytyre ne muajt e fundit nuk shkojne shume,ama te leshuara thuajse te gjitha kane vape...nuk di c'te them.
9- Per grimin patjeter e detyrueshme Maskara dhe Fardin e Faqeve.
10- Dhe me kryesorja kete e kane sterthene te gjithe Be Active!!! Jeni Shtatzena dhe jo Te semura :)

Shtatzani te mbare te gjithave ju qe do sillni ne jete Beba te bukur e te shendetshem :)






Friday, June 1, 2012

1 Qershori

1 Qershori vjen i qeshur
festen tone po festojme
o sa bukur jemi veshur
hedhim valle e kendojme

Shkurtimisht meqe sot misioni eshte te kenaqim sa me shume femijet 2-3 keshilla si te vishemi per keto festat neper cerdhe apo kopshte.

Eshte totalisht personale,kjo nuk do te thote te ndikoje ne shijet tuaja por une mendoj qe Jo domosdoshmerisht femijet duhet te vishen si nuse apo dhendure te vegjel.Rroba te reja te bukura po, po shumica e vajzave ishin me fustane te fryra.Ok per spektaklin duhet dicka me impenjative po jo domosdoshmerisht fustan "dasmash" i bardhe.
Po nese femine tuaj e ben te lumtur vishjani e mos me degjoni mua :) se eshte beteje e humbur me ta.

Per mamat Me degjoni mua!!!! :)
Dita e kerkon te jeni te veshura me "nje truk te vogel" dmth me ate te ndermjetmen magjike e ngrehur qe mos te duket qe je ngrehur.
Dmth i ke bere te tera grim krehje taka po te gjitha me karar qe mos te biesh ne sy,ama kush te te shohin te mendojne se je vete "e mire".

Cfare s'do keshilloja jane kapjet impenjative te flokeve fustanet apo kostumet me shkelqim apo dhe shapkat e shtepise e tuta.Te dyjat ekstremet jane boll te bezdisshme.
Une vesha keto xhinset e verdha per here te pare me shtrat lart qe per mamat jane mese te rehatshme dhe je ne mode nese fillon i vesh qe tani !!!

 Ne fund mbani mend s'ka rendesi cfare vesh rendesi ka cfare SJELL ne JETEN e atyre qe te rrethojne :)







Total Pageviews