Tuesday, May 28, 2013

Legally Blonde

Nderkohe qe te gjithe rrotullohen ne krevat per 2 mije arsye endrra apo halle qofshin, te vetmet arsye qe me rrotullojne mua jane e para sepse ndodh qe fleme dhe kater persona ne nje krevat dhe gjysmen e nates duhet te terheq Sharmin qe iken te kembet :) ndersa e dyta eshte cfare te sjell neser?!
Po kjo e dyta me shume se rrotullim eshte nje zgjatim apo harkim si ato te maceve te kenaqura qe duan vetem te ndihen te perkedhelura.
Dhe ajo qe me kenaq me shume eshte pikerisht elementi surprize,sapo ti ke vizatuar nje Estele e mendon qe gjeti karar mua me pelqen te sjell nje stil apo ngjyre apo personazh qe s'ka lidhje me ate qe ke menduar ti.
Dhe shprehja qe me pelqen me shume se fundmi eshte Te njoha nga ecja :)

Sot u zgjova ...apo duhet te them fjeta :) me librin Getsbi i Madh ndaj gjithe atmosfera e tij e New Yorkut te Viteve 20 s'mund te mos me ngjallnin deshiren per onde vale vale, fustane te mendafshta qe valeviten, detaje me pupla dhe c'eshte me e rendesishmja me perforcuan akoma me shume deshiren per te qene BJONDE

Nuk dua te hap asnje argument Bjonde vs Brune apo Estela Bjonde vs Estela Brune pasi vertet nuk mendoj se ka ndonje rendesi te madhe persa kohe vendimi mbetet i IMI per veten time.
Por dua te them qe sot vertet ndihesha Ligjerisht Bjonde me nje Romantic Mood :) dhe me gjithe Klasin qe kane Ikonat Bjonde :) ndaj e vetmja gje qe mungonte ishte aksesori me te rendesishem i Ikonave Bjonde....

Shpresoj t'ju pelqeje :)























 ... qenushi :D












Monday, May 27, 2013

Cut-out Boots & Mirrored Sunglasses

Atehere kur mendojme qe jemi avangard dhe kemi zbuluar apo sjellim nje trend ,po ne te njejtin moment kuptojme qe dikush tjeter e ka zbuluar apo veshur para nesh.Apo mos te themi qe e njejta vlen edhe per Krijimin,ne momentin qe dikush shet dicka si krijim te tijin origjinal del qe kane ekzistuar dhe 25 variante shume te ngjashme me te shume kohe para se Krijuesit ti kete lindur ideja apo nevoja per te.
E ne fakt per origjinalitetin e gjerave apo dhe per kopjimin e tyre ka debate pafund dhe shtepia e cila ka qene me e perfshira ne to mbetet Balenciaga e cila padiskutim mbetet shtepia me avangarde e gjithe trendeve te modes,madje eshte aq perpara sa dhe emrat qe ne njohim si me te mirenjohur Della Renta apo Dior jane direkt te ndikuar nga cdo krijim i Balenciages.
Kjo ndodh pasi Balenciaga nuk pret nuk sheh nuk ndikohet cfare ka perreth thjesht ben ate qe ndjen pa njohur limite ,e dallueshme per format skulpturale te veshjeve dhe te kepuceve stilimet e kesaj shtepie qe prej 1920 kane qene te paimagjinueshme aq sa ne vitet e Luftes se II Boterore udhetohej ne Paris vetem per te pare koleksionet e kesaj shtepie (ne kushte lufte e mendoni???!!!)

E ndersa tashme shikohen ne cdo blog Summer Boots me Cut -Out te Balenciages me keqardhje duhet tju njoftoj qe shtepia i ka prezantuar ne 2011 dhe duheshin plot 2 vjet qe ne ti studionin ti vezhgonin ti njihnim qe  me pas te dashuroheshim dhe ti jetonim.
Sigurisht une Balenciagat 1,200 Paund mundem vetem ti enderroj dhe ti shikoj ne blogjet e bashkevuajteseve si une :) por kjo nuk me pengon te zgjedh Cut-out Boots te Asos :) te cilat sjellin ndjesine e ngjashme te dickaje te ndaluar te dickaje te pakonsumuar te dickaje te pajetuar.
Ndaj une sot me Fustanin me prerjen qe edhe pse une e kam pare te Chloe si prerje padiskutim qe e ka shpikur dikush para Chloes dhe per kete s'kam dyshime,dhe me syzet e reja te Carrera-s Carrera 6000 qe per te qene ne nje linje me temen e sotme jane dhe Repilka e sakte e versionit te vitit 1990 apo rikthim i te njejtit model thene ndryshe.

Ndaj nese sot nuk mund te jemi Origjinale ne cdo detaj,uroj te mund  te jemi origjinal ne sjellje dhe ndjenja :) pasi ato jane te vetmet imitime te pakaperdishme dhe te shemtuara qe ta shpifin :) qe s'do donim ti shikonim
Te tjerat ... jane OK :)


































Total Pageviews