Wednesday, November 19, 2014

Grey & Burgundy

Kombinimi gri me vishnje eshte opsion mjaft i favorshem per te ardhe ne nje dite te zymte pak me e qeshur dhe me nje tonalitet me te ngrohte. Nje bluze serish me golfin e ngrire por kesaj here e sperkatur me temina vjen ne ngjyren burgundi e kombinuar mjaft mire me syzet Valentino te ketij sezoni dhe keto vishnje e erret. Vishnja me grine thuajse konkuron cameli, thashe thuajseee. Serish pointed loafers per te thene qe keto kepuce maskuline mos hezitoni ti vishni edhe me fundet e fryre aq femerore. Eshte nje miksim qe duhet provuar.



















Tuesday, November 18, 2014

Camel Culottes & Grey Sweater

Ndihem sikur jam zhytur thelle kombinim gri me camel,me duket sikur me kane perfshire kaq keq keto 2 ngjyra bashke sa thuajse ma kane kenduar kengen per kete sezon.
E duket se eshte e kote te mundohem t'u bej bisht pasi serish gjendem para faktit qe keto ngjyra rrine perfekt me njera tjetren e zgjedhin ne menyre te pashmangshme vetem njera tjetren.
Gati gati une jam inekzistente sepse ato vendosin per mua ,e mua me mbetet vetem te bej rolin e te paditures e te loz me to.
Nuk e di a ju ka intriguar dhe ju ky kombinim ,apo ende mbetet ne TO DO LIST
Kesaj rradhe vijne me kilotat e lekures dhe nje pulover leshi po nga ato si batanije qe s'ka dimer ta pershkoje:) me version sportiv apo pak me elegant mendoj se kombinimi do qendroje ne ne top list edhe per shume kohe :)

Photos:Courtesy of Soela Zani












Monday, November 17, 2014

This is ...Parkaaaa

Nuk me besohet qe jam une ajo qe bej thirrje per ,,,as me shume e as me pak por per PARKA-n.
Xhupi ne ngjyren ushtarake me bel dhe kapuc me pellush duket te jete Artikulli me IN i sezonit ,i cili vjen i lancuar masivisht nga gjithe Brandet.
Por pjesa me interesante eshte qe ky xhup eshte mirepritur aq shume sa nuk po presim me  as dimrin qe ta veshin,e vjen thene ndryshe pa corape dhe ne blogun e Garance-t.
Une kurrsesi s'jam partizane e ngjyrave ushtarake dhe kam nje term per gjithe spektrin e ngjyrave te tokes der te jeshilet (term qe lidhet me heren e pare kur u bera mama e u njoha me ngjyrat e ndryshme te pampersit te vajzes) term me te cilin etiketoja gjithe zgjedhjet e koleges sime Suela e cila tashme ndodhet ne Amerike dhe Parken e ka ne MUST list.
Parka eshte vertet nje xhup komod i lehte dhe i ngrohte i cili te lejon te levizesh dhe te jesh trendy njekohsisht.
Nje xhup qe shkon pafund me parqet dhe stinen e vjeshtes duket se vjen i kthyer ne mode per te na goditur serish me shigjeten e Kupidit qe na e ka bere zemren e portofolin si kullojse makaronash :)
Sa nga ju kane nje kujtim me Parken nga e kaluara por qe asokohe s'besoj se e quanim Parka apo jo?


























Total Pageviews