Thursday, June 11, 2015

Green Dress

Nje fakt interesant i blogut dhe i fotografise ne vecanti eshte dokumentimi!
 E ne rastin e blogjeve te modes ky proces behet me sensitiv kur behet fjale per dokumentimin e stilit.
Fundja edhe pse nje blog mode ,mbetet nje udhetim spontan drejt njohjes se vetes ,por dhe gjetjes se stilit tend.E ndersa ecen shikon qe perserit te njejtat hapa,hapa ne te cilet ndihesh mire vetvetja shikon qe ndoshta dhe po percakton stilin tend e veten tende!

U ndalova nje moment ne kete mendim ndoshta krejt te parendesishem pikerisht sepse fustani i sotem ka qene nje prej veshjeve te para ne blog. Para 3 vjeteve atehere kur une i kisha floket me ombre dhe me vije ne mes, i beja me onde te medha vete dhe akoma kisha ndroje per fotot e ne ate postim duket  kam zgjedhur ballkonin e shtepise.
Po jua le ju gjykimin e evolimit apo udhetimit nese jemi ne rrugen e duhur ;) e nderkohe ju ftoj dhe te lexoni postimin e dikurshem.
Posti ketu 
















































Monday, June 8, 2015

Beige Leather

Pas dushit te Sfilates mesa duket duhej dhe nje dush prej verteti qe te me sillte ne Realitet.
Kesaj rradhe sapo pashe motin e ngrysur nuk i rezistova tundimit te vishja nje fustan tubino Real Leather ne ngjyre bezhe. Kjo sepse sapo e bleva mu kujtuan qe me kete rast do mund te vishja dhe sandalet e reja. Do kish qene me mire po te kisha patur kohe per nje krehje profesionale, por per te mos munguar gjate vendosa te maskohem me keto pasqyra te mrekullueshme nga Dior me 2 nuanca. Kam luajtur me 2 ngjyrat e fustanit duke ndryshuar proporcionet por dhe pa dashur ta embelsoj lekuren edhe pse kesaj rradhe eshte bezhe.
Nuk e dija as vete qe do isha ne gjendje nje dite te blija nje fustan lekure bezhe ndaj sot qe e shikoj te veshur mendoj se njeriu duhet edhe te surprizoje veten ndonjehere, jo vetem te tjeret ;)




































Total Pageviews