Monday, April 18, 2016

Swing Kimono Coat

Gjeja me e pafavorshme ne nderrimin e stineve eshte kalimi i menjehershem nga xhupat ne kanatjeret :( ai kalim qe na le varur ne garderobe pardesyte,qe jane aq femerore dhe aq elegante.
Ti mezi pret te ngrohet ca qe te mund te veshesh pardesyne e re kur shikon qe papritmas me shume se veshur koha te lejon ta mbash vetem ne dore.OK mbetet shansi ta zgjasesh perdorimin gjate pasditeve e darkave,por dhe ato te tradhetojne e keshtu nuk je asnjehere e sigurte nese eshte koha e duhur.
Por nderrimi i befasishem i stineve nuk eshte arsye qe ne te mos shtojme numrin e pardesyve ne garderobe edhe pse mund te jete e 17-ta camel who cares kesaj rradhe vjen me prerje shume te gjere dhe me menge kimonoje. Per fashonistat duket se temperaturat nuk jane diktuese per setin qe ke menduar dhe asgje s'te ndalon te krijosh postin tend edhe ne 33 grade me pardesy.
Te gjithe te shikojne cuditshem por ky nuk eshte problemi jot ,edhe kur fotografja e blogut qellon aq e begenisshme sa pershendet cdo kalimtar edhe ata me thes edhe ata me qen e te vjen te marresh gure  e ta godasesh serish pardesyne nuk e heq...
Te gjithe aksesoret klasike vijne gold ne linje me pardesyne dhe jumpsuitin e zi qe duket sikur nuk del kurre nga moda edhe pse ka mbi 3 vjet qe eshte blere.
Ju si ndiheni ne mengjes e terhiqni pardesyne ? apo e qani me lot?!





































Friday, April 15, 2016

OMG it's Friday


Lajme te mira!
Fundjava erdhi dhe dielli shkelqen,cfare mund te kerkosh me teper?!
Koha perfekte per aktivitet dhe per te dale jashte ndaj vishni xhinset tuaja nje Tshirt dhe atlete dhe cdo gje duket te jete ne vend.
Sekreti i nje looku casual jane padyshim floket ato duhet te jene sa me natyrale te jete e mundur,mundesisht te pakrehura ose me kapje te crregullt.
Perurimin e lulishtes me te re ne kryeqytet nuk mund te mos e shoqernim me nje post OMG :)


























Thursday, April 14, 2016

Urban

Diskutimi me i zakonshem qe kemi me tim shoq eshte kjo ste shkon pse e vesh ,apo shif si te nxjerr kete e ate. Dhe ato qe me ndjekin apo dhe njohin personazhin ne fjale e dine shume mire qe po te mori ne dorezim zoteria te del vetja nga qejfi dhe as pilulat antidepresion s'te bejne hajer.
Gjithsesi sic e kane thene mendje me te ndritura ti je ne kete jete per te shprehur brendesine tende si ndihesh ti e jo per te zbatuar rregullat dhe urdherat e te tjereve qofshin ata njerzit me te afert ne jete.
Per mua veshja nuk ka funksion te nxjerri maksimumin e hireve dhe sharmit dhe stilin me te pershtatshem,per mua veshja eshte si nje pjate nuk mund ta dish cfare te pelqen dhe cfare te shijon nese me pare nuk i ke eksploruar. Padyshim zgjedhja e sotme nuk eshte nga ato luget qe i peshtyn sapo i fut ne goje ndaj pse jo?!
Ky blog eshte nje udhetim dhe nje dokumentar se pari i imi por dhe i brezit que une perfaqsoj cfare kemi "ngrene" e cfare jo,dhe une dua qe kur te plakemi te themi Uh Po edhe une kam veshur dikur nje fustan te gjere te trikotuar me geta me pika e kapele :)





























Total Pageviews