Saturday, September 1, 2012

LAPAD - Dubrovnik


Pershendetje,

e meqenese aventura e Kroacise ende nuk ka mbaruar jemi ende ne Dubrovnik e kete vit gjetem nje shtepi ne zonen LAPAD qe eshte me e populluara dhe ka nje piedonale shume te bukur plot me Kafe Klube Pizeri Restorante Piano Bare e te tjera si keto e sigurisht dhe park lojrash.Eshte zona qe ka kinemate fushat e sportit qendrat tregtare ndaj dhe cmimi i qerave eshte relativisht i larte thuajse njesoj me qytetin e vjeter.
E sa here me kujtohet shtepia e re qe gjetem dhe "lagjia" LAPAD po themi, s'mund te mos me kujtohet nata e pare.I kisha premtuar vetes qe do e harroja pasi ende me hypin kacabunjte dhe do jem pak e rezervuar meqe Blogun e lexon dhe im shoq ama me mire ta lexoje ketu se mos ta dije kurre c'kemi hequr.
Ne kemi 2 vajza sikurse e dini tashme dhe kete vit me pushime morem ne qafe dhe tim vella me nusen...dhe kete pashane qe kam une per burre :) 
Do ti qe ngaterruam rrugen ne darke ne kthim e ndaluam nje stacion autobuzi perpara e u beme lemsh e humbem toruan fare dhe detaji i vogel ishte qe ora ishte 2 e nates dhe Sharmin flinte ne karroce nderkohe qe zuri gjumi dhe te madhen.Kush e mbajti do thoji ju ???!!!!
Mos valle babai i vet meqe i kishte bere koken ... Jo c'ne !!! E mbante daja princeshen e vogel ne qafe,po u lodh dhe daja se ajo flinte dhe rendonte.
E kujt i erdhi radha do thoni ju ?!!! 
Babait ndoshta .... Jo cne e mori nusja e dajes aq sa mundi sepse Lea peshon mbi 25 kile.
Nejse kuptohet u lodh shume shpejt dhe ajo normalisht dhe kujt i erdhi radha do thoni ju?!!!
Epo he tani babait se une 50 kile jam vete (gjasme kjo)
Jooo ne asnje menyre e mbajta dhe une 3 hapa duke shpresuar qe Babai te kuptoje dicka por JOOO
E nese te  gjithe po mendoni qe ndoshta babai po shtynte karrocen me Sharminin dhe kjo c'ja fut kot! s'do i mbante te dyja!!!
Jooo cne !!!
Babai kish vetem nje qese te vogel te vogel me rrush ne dore.

Nejse ne babain vazhdojme ta duam shume,po s'do ishte keq te na donte dhe ai ne po aq.

PS Sigurisht qe fotot nuk jane nga ajo dite,po pas 3 ditesh qe ishte harruar nata e pare.










3 comments:

  1. ......tek e fundit detyren beme, se dashurine qe na falte Lea e meritonte te mbahej si princeshe!!
    ...dhe ti ben mire te sillesh mire me bushin se me pushime do duam te ikim prap vitin tjeter:-))))
    Fustani, kepucet dhe canta te sinkronizuara me ngjyren tende ngajne yll!!

    ReplyDelete
  2. Sado qe vera eshte per ngjyrat e forta dhe te shendritshme, s'ka gje me te bukur se nje veshje e bardhe me nxirjen dhe mbi te gjitha me rrezatimin e dashurise dhe lumturise. Bravo, sharmin na shkelqeve diten e sotme e cila ketu ne Milano eshte e vrenjtur dhe te jep vec dhimbje koke.

    ReplyDelete
  3. me pak fjalë morali i fabulës: mos shkoni me pushime me dajën "e lodhur", ose sigurohuni që ai ka bërë më parë një program intensiv palestre, para se të prenotoni pushimet.

    Veshja fiks për 5-ditëshin e dytë të pushimeve dhe fotot ngjajnë me një "nordic sunset"

    ReplyDelete

Total Pageviews