Thursday, December 26, 2013

Merry Christmas

 Gjeja me e bukur e Krishtlindjeve eshte rremuja,ndaj dhe nje fjale e urte thote mos nxitoni te pastroni rremujen e Krishtlinjdeve pasi jeni me fat nese patet mundesi ta jetoni.
Edhe keto Krishtlindje na gjeten te bashkuar ne familje tashme me nje pjesetare te re qe ju tashme e njihni prej 8 muajsh Vivien ndaj urimi kete vit shkon se pari per te.
Ndesia me e bukur e te qenit ne familje eshte qe ata te pranojne ashtu sic je me koken e lepire dhe takat 12 pond me b e madhe te shkelqyeshme dhe me grerezat qe kapnin fijet e getave te vajzave veshja ideale apo jo deri ketu, me deshiren per fotografi apo paturpesine duhet te thoja me angazhimin e madh te shtrimit te tavolines apo te mbajtjes se femijeve edhe kush une kete sduhet ta besoni???!!!
Nderkohe qe une praktikisht nuk beja asgje pervec fotove pata dhe mundesine te kritikoj shapkat e kunates qe po i dilte shpirti nga ora 8 e mengjesit (po mami i vivienit) e cila skish lene arre e stike e fara pa hedhur ne mish ne sallata ne bakllava madje nga fundi mendova mos do na jepte dhe ndonje kile me vete ta kishim per vit te ri,apo motren ime qe as nuk kish denjuar te kapte denjesisht floket per naten e Krishtlindjeve vetem sepse cupen e kish paaak te ftohur ne te dyja krahet dhe kish filluar gjilperat.
Por sic  thame ne familje pranohen pjesetaret ashtu si jane  jo vetem sepse nuk i ke zgjedhur vete por sepse dashuria per ta eshte e pakushtezuar dhe aq jetore pa te cilen sdo kish  Krishtlindje.
Ndaj sme mbetet tjeter vec t'ju uroj te gjitheve "Pershumevjet Krishtlindjet e paci vetem mbaresi ne Familjet tuaja"
Ju perqafoj








































6 comments:

  1. hahahahah kjo fotoja e fundit!

    E vogla sa vuan :( të shkuara!

    Gëzuar Krishtlindjet Estela. Kunatës i lumshin duart ^_^ Veshja jote më pëlqeu shumë, paskemi qënë të dyja me të njëjtën ngjyrë.

    p.s: Lorest po rritet një zonjushë classy!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Eh sa vuan e madhja thuaj. Gezuar edhe ty e dashur.

      Delete
  2. Gezuar Krishtlindjen Estela,
    fotot jane thjesht yll dhe pavaresisht rremujes, mbeskes me gjilpera :/ ... ju jeni gjithnje njerez shume te bukur dhe percillni shume shume shume ngrohtesi.
    Komplimente pafund per veshjen :D
    Ju uroj gjithe te mirat e botes xoxo

    ReplyDelete
  3. like like cdo gje ..natyrshmerine sidomos...dhe krehjen tende ;). Gezuar Kreshendellat :)

    ReplyDelete
  4. ohhhh mu mbushen syte me lot me fotot e fundit, urroj qe lepurushja te jet sa me mire tani.

    gezuar x shume vjet atmosfera sh e kendeshme, vecse tani pa te keq po ata burat, u angazhua ndonjeri???????????

    un vertet kam nje blog guzhine por keto dit kam deklaruar qe nuk fundem ne guzhine as pe se largu.

    cmq te stai benissimo anche con il sacco della spazzatura addosso (hai presente quello nero) , Estela penso che sei una persona speciale e sei circondata da tanta amore, grazie che condividi con noi la tua vita.

    ti mando un abbraccio e buone feste.

    me fal per italshten.

    xoxo Lulu.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Te falenderoj per komentin e sinqerte shqip-italisht dhe per ngrohtesine qe me dhuroni dhe ju qe ndiqni blogun.

      Delete

Total Pageviews