Si do te ndiheshit nese sebashku me temperaturat e nxehta te veres, me te
do tju vinte edhe ftesa per dasmen e rradhes? Deri ketu s'po pyes asnje gje te
re, vertet? Po nqs deri ne ate moment ende nuk ishit mbushur me djerse nga
dielli qe pjek cdo gje, tani vetem me ftesen ne dore djerset e rradhes fillojne
te gufohen mbi balle e ti pyet veten “Po une c'te vesh ne dasem?!!”
Pasi edhe pse kur vijne ftesat e dasmave e ne nuk gjejme te shkruar nje
“dressing code mood” ne te, ju garantoj qe gjeja e pare qe shihet sapo mberrin
ne dasem pas nuses, eshte VESHJA. Ne momentin e pare nuk te intereson te shohesh
kush eshte prezent aty, apelin e ben me vone, do te shohesh c'ka veshur kjo, ajo
dhe mbi te gjitha ku ndodhesh ti ne gjithe kete spektrum, qe shpaloset para syve
te ty tamam si ato mezet e dasmes!!!
Epo mire une ne moment qe mora ftesen ndihesha totalisht e humbur ne
detin e djeresve te mia, po si gjithmone nuk u dorezova lehte pasi, a ka sfide
te me sfidoje mua?!!! E kur behet fjale per veshje, dua apo s'dua une nje
shkendije narcizismi gjithmone me thote se dal fitimtare..... Nese tashme jemi
mesuar te shfletojme 1 reviste, hapim disa faqe interneti, apo thjesht ca foto
ne social per te na dhene pak inspirim mbi c'ka te sjellim ne ato 2 momente
hyrje te tapetit te kuq ne dasmen e rradhes, une mora vendimin ti fshija me nje
dore (click) te gjitha tundimet dhe i thashe, vetes keshtu, sapo vura re qe nga
cepi i dollapit kishte varur buzen nje fustan i zi me rendesen e
xhubletes:
“Jemi i vetmi vend qe kemi frike nga simbolet dhe traditat tona, duke i
lene vetes hapsire ne rrugen e humbjes se IDENTITETIT!!!”.
Po une nuk jam as e humbur dhe as pa
identitet....dhe ja ashtu si krejt rastesisht ketu nisi frymezimin fantazia ime.
Sigurisht qe zgjedhja ime vinte vec si ngacmim nga forma e
fustanit qe i perqasej formes dhe rendeses se xhubletes ndaj dhe zgjodha ta
sjell kete te fundit me nje qeleshe (qe per fatin tim te keq s'ishte e Malesise se Madhe*
sic do e pretendoja, ne respekt te vendit te origjines, por gjithesesi efekti
qe pati kalonte cdo kufi dhe jo vetem), aty tek syte e mi shfaqej nje Shote
Galica apo Nore e Kelmendit qe ma bente me sy ne endrrat e mia dhe une mendova qe nje aksesor i
vecante si qeleshja te mbartej nga bukuria dhe fortesia e nje gersheti te gjate
deri ne gjoks, fundja thelbi i dashurise nuk eshte
ekuilibri ndermjet zemres dhe mendjes?!!
Tani qe thoni ju mendoj se scoopi u realizua dhe qeleshja pas stepimit te pare beri xhiron neper tavolina dhe u fotografua me shume se vete nusja :)
Tani qe thoni ju mendoj se scoopi u realizua dhe qeleshja pas stepimit te pare beri xhiron neper tavolina dhe u fotografua me shume se vete nusja :)
Malesia madhe* - per kuriozitet e kishte te pashtypur majen e qeleshes pasi ne s'na kish
shtypur turku :). Sa shume gjera meson vetem me nje ngacmim, mua ma thane ne
dasem malesoret e mi :)
shkrimi u mundesua nga Alba Bici e cila u ofrua te mos vonohej posti i xhubletes
Enjoy it dhe Thank You Alba :)
shkrimi u mundesua nga Alba Bici e cila u ofrua te mos vonohej posti i xhubletes
Enjoy it dhe Thank You Alba :)
Pika me e forte e veshjes: GERSHETI.
ReplyDeleteShume e bukur xhubleta, edhe pse shume me e lehte dhe e fresket se ajo e tradites tone :))
Estela,, kjo veshje me ka pelqyer shume :) shume fine, shume elegante...nje kombinim i vecante.
ReplyDelete