Wednesday, February 4, 2015

Messy Blonde Bob

Thone qe ndryshimet e Flokeve perkojne me deshirat e brendshme per ndryshim.Thone qe kur vitet kalojne e ti s'je me rehat me veten fajin e ke me te lehte ta kalosh te korniza dhe fillon e ndryshon pamje duke prere floket apo duke ndryshuar ngjyre.Thone qe ndryshimet jane thuajse te domosdoshme qofshin per mire apo per keq.
Mikja ime e Milanos arkitektja, thote qe dhe shtepia do ndonje boje here pas here apo jo :)
Ndaj duam s'duam para vendimit per te ndryshuar look gjendemi heret a vone.
Une kete vendim e kam jetuar disa here ne 5 vitet e fundit me vendime thuajse ekstreme te cilat padyshim kane patur koston e tyre ne shpenzim ne kohe dhe rekuperim,por me besoni qe per asnjerin nuk jam penduar.
Vetem nese nuk eshte bere nga profesioniste dhe demi ka qene i parekuperueshem!
Kesaj rradhe tortura e rradhes ishte kthimi ne Bjonde por kesaj rradhe duhet te ishte nje BOB nje MESSY Bob i cili nuk e di sa do zgjase :)
Sapo Sienna Miller shkeli ne tapetin e kuq me ate vijen e crregullt anash shuuuume anash me ato floket e saj ne dukje te pakrehur dukej se vendimi ish marre.
 Tashme per disa kohe do jene nen shoqerine e nje Estele bjonde me floke te crregullt!
Shpresoj t'ju pelqeje :)












1 comment:

Total Pageviews