Nga viti ne vit duket se po shtohen ndjeshem pjesemarrjet e shqiptareve ne Javet e Modes dhe kjo me mbush me shprese dhe gezim qe gjera te bukura na presin ne vitet ne vazhdim.Duket si enderr qe shume perfaqesues te brandeve ne Shqiperi tashme jane pjese e rradheve te stolave qe ndjekin sfilatat njesoj si cdo komb tjeter te cilin kete privilegj ka vite qe e jeton.
Ne pamundesi te realizimit te kesaj endrre edhe kete vit ju tashme e dini qe ndjesine une e jetoj si ato femijet qe luajne "Kush ben pozen me te bukur ...do ta coj ne Itali :)
...dhe frymezimi kete post vjen nga muza me e madhe imja Miroslava Duma qe pas lindjes se vajzes duket pak e terhequr dhe e vaket ne prurje ,por prape ka nje stil dhe nje interpretim te veshjes qe cdo kombinim e jeton si nje krijim arti.
Kete sezon ne Paris ajo u shfaq 2 here me pardesy dhe shume prej kolegeve te saj kishin ngecur ne kete zgjedhje sa te thjeshte aq klasike dhe te pagabueshme.Kush prej nesh nuk e ka nje pardesy ne garderobe dhe kush prej nesh nuk "ja ka nxjerre bojen". Kesaj rradhe me i shtrenguar se kurre ne mes dhe me sandale apo cizme te hapura duket se pardesyja kthehet ne nje artikull te domosdoshem te sezonit qe nuk njeh moshe e kohe.Me syzet optike ashtu si Mira e mire :) mendoj se javet e modes do na mungojne paaak :)
Love your glasses
ReplyDelete