Thursday, September 10, 2015

Road Trip Italy-Switzerland-Croatia

Ky post nuk eshte dhe aq per moden sesa per veten time qe nese nje dite me ze skleroza atehere te mund te shfletoj kete ditar e ndoshta me kujtohet ndonje grimez. Pasi vertet do me vinte keq te harroja ato 5 dite te mrekullueshme dhe intensive vetem ne cift.
Gjithcka pa plan asnje rezervim madje as itenerari nuk ishte i percaktuar 2 bileta dhe nje makine :)
Vendimi ishte pak i veshtire pasi me besoni sa here shkeputesh nga femijet per pushime te kaplon nje ndjenje faji qe do s'do trishtohesh.Por shyqyr qe kjo ndjenje nuk zgjat gjate gjithe pushimeve por vetem pak minuta pas ndarjes.
Ndalesa e pare BARI e me pas drejtimi per Rimini rreth 500 km.Ne Autogrill im shoq sigurohej te blente cdo pajisje elektronike ,per te karikuar telefonat 3 ne total,per te lidhur tel me boxet  e makines,dmth nja nje ore shpenzuam per tu lidhur e karikuar dersa makina ishte kthyer si salle reanimacioni.
Cfare thashe pushime ne cift ,JO genjeva sepse ne makine ishim 3 dhe Tom Tomi i cili qofte i bekuar se na tregonte 17 here nga te ktheheshim e nga te shkonim.Po im shoq arriti ta cakerdonte dhe Tom Tomin pasi pa mbaruar ai fjaline kthehu majtas e djathtas ky i imi me 200 e kish kaluar kthesen :( po nesje Toma i mire na conte prape atje ku duhej.
Rimini ishte nje zhgenjim total dhe nuk dua te ndaloj shume ne kete perceptim timin fakt eshte qe nuk qendruam per plazh dhe u larguam qe ne mengjes te nesermen.Ndalesa e dyte ishte Venecia,une u sigurova te vesh nje crop top pambuku me supet jashte  dhe  jeans mom style .Mund te them qe e shijuam ecjen ne qytetin mbi uje,por kur ke ne krah Mister Pakenaqesine nuk te del asnje UA UAUUU.Maximumi i romanticizmit qe tregoi im shoq ishte qe pagoi nje masazh duarsh me scrub e minerale te Detit te Vdekur,ah te mos i bie ne qafe pranonte here pas here dhe te bente Selfie me mua pasi mezi e arrija me vrap se ecnim njeri para tjetri mbrapa. Nderkohe une isha krejt e kunderta duhet te hypja ne cdo ure ne cdo dere kishe ne cdo pusete duhet te beja foto,foto pafund para dyqanit te maskave te gondolat pasi nuk besoj se do perseritej me si eksperience.Nga Venecia ne MILANO Duomon qe e kisha pare vetem ne Kartolina apo Internet tashme e kisha perballe,por dhe ketu me Mr Pakenaqesine nuk na doli asnje UA UAUUU.Brodhem dyqanet ne Duomo por nuk bleme asgje per vete,vetem per vajzat keshtu ndiheshim me pak ne faj.
Ndjesia e lirise se kohes dhe hapesires eshte vertet shume e bukur ne nje Roadtrip,ti s'ke asnje kufizim ne orare apo ne vendet qe do te vizitosh parimisht ke vetem nje kufizim ne 500 euroshin e fundit vjen kthimi :)
Nese te gjithe e mendojne me jave e muaj ku do shkojne e ku do rrine Mr Pakenaqesia e Mr Bossi njekohsisht rezervimet i kishte nje telefonate larg :) nga nje ane eshte pozitive se nuk te duhej te vrisje mendjen,por nga ana tjeter (ndoshta Mrs Blogberja ketu mund te gjente dicka me lire lol )
Zgjimi na gjeti ne LUGANO dhe aty mund te them Mr Bossi me lejoi te beja UAAUUU gjithe kohen.
Lugano ishte si nje enderr ,cdo gje ne vend te vet si ne perralla e paster e bukur e qete. Dyqanet e brandeve shpaloseshin para teje si faqet e nje reviste,cdo dyqan kishte madhesine e nje pallati 5 katesh :) dhe vetem vitrinat te perconin nje emocion te rralle.Jo dhe aq per ti prekur dhe patur sesa ndricimi dhe ndjesia qe i kishe aq prane ato krijime qe i ke pare ne internet tashme i kishe nje xham larg. Por dhe endrra e Luganos perfundoi ne Trieste,nje qyetet me sheshe shume te medha me ndertesa te vjetra por qe nuk me la ndonje mbrese te jashtzakonshme.
Kthimi nga Kroacia ishte serish dicka per tu mbajtur mend pasi dhe natyra duket me bujare me keto vende.Ndalesa e fundit Dubrovnik dashuria jone e vjeter,atu ku mua me shijon xhiro akullorja birra dhe uji.Mr Pakenaqesia ne kete roadtrip mesoi Red Bullin :) dhe pasojat ishin te imagjinueshme timon dhe kthim ne shtepi ne 3 te nates dhe kur nuk gjen dhe vajzat ath s'ka gjume fare.
Mr Pakenaqesia ndodh qe edhte dhe Mr Dashuria ime e Madhe ndaj e falenderoj pafund per cdo kujtim te bukur ne cdo vend shesh lokal e hotel ku ndaluam dhe mbi te gjitha per cdo shkrepje selfije apo poze te cilen edhe nese e harroj do ma kujtoje ky post!
































































































































1 comment:

  1. Estel duket qe jeni kenaqur,fotot jane shume te bukura,nje udhetim i tille eshte mese i domosdoshem ne cift...ne e bejme gjithmone edhe pse ndihemi ndopak ne faj qe leme pas dy cunat...Duke lexuar rreshtat me dukej sikur dikush kish shkruar per mua...une qe impresionohem edhe nga gjeja me e vogel,qe dua ti marr me kembe cdo rruge a rrugice,dyqan a treg...e ai mister turisezi qe nuk i pelqen thuajse asgje...qe lodhet duke pritur ne dere te dyqanit qe ben fotot gjithmone me nerv etj etj
    Gjithsesi keto udhetime te gjata jane gjithmone speciale dhe te vecanta,eshte pikerisht ajo qe the edhe ti...koha e lire dhe mundesia qe do sdo do rrini bashke 24 ore per nje jave,une madje kur e shoh qe merzitet e lodhet ne makine filloj kendoj e imrovizoj...ose i flas angisht apo italisht,shkrihemi duke qeshur e presim autogrillin e rradhes per te pire redbull ose per nje sanduic.
    Dhe keta qe kemi mos mendo se nuk e shijojne,pavaresisht se nuk e shprehin ne i njohim me mire se veten tone...le te jene edhe pak turiseza se kjo i ben edhe me terheqes dhe challengeing per ne :)
    Per me teper keta tanet edhe njihen me njeri tjetrin ;)
    Te pershendes,ti nje yll i vertet qe shkelqen ne te gjitha fotot :)

    ReplyDelete

Total Pageviews