Te enjten isha e ftuar ne Hapjen e butikut me te ri ne Tirane Tosca Blu i cili tregeton Canta Kepuce e aksesore lekure nen brandin Tosca Blu. Meqenese orari ishte pas pune dhe ne pune per dreq ishim ne workshop me te huaj dukej se misioni per te bere figure te mire ne te dy rastet ishte disi i veshtire. Por jo per mua!!!
Zana as kesaj rradhe nuk do me linte ne balte. Pak shkelqim ne fundin maksi nje triko neutrale Camel cfare po thonim dje... e ja keshtu prape camel dhe cizme lustrafin me take te trashe qe per fat te keq nuk duken ne foto. Ushkurin me vete dhe sigurisht nje pallto oversized dhe duket se prova ish kaluar, askush nuk do shqyente syte ne pune po kjo?!dhe askush sdo me qellonte me domate ne event. Nje buzeqeshje rrezatuese si dhe nje shoqeri e mire duket se jane elementet qe bejne te ndrij cdo event dhe mbremja kalon si ne perralla.
Photography is Courtesy of Genti Onuzi
No comments:
Post a Comment