Tuesday, December 29, 2015

Attitude by Savage

Me 21 dhjetor ne kryeqytet u prezantua koleksioni " Attitude" nga Savage me stiliste Bora Kokedhimen.
Eventi ishte menduar ne 3 pjese fillimisht pritja dhe fotot me te ftuarit me pas sfilata me rreth 25 veshje e ne fund fjala pershendetese me falenderimet perkatese si dhe albumi me sete profesionale te personazheve me veshjet e koleksionit Attitude.
Me duhet te pranoj qe femra e Savage dukej e sigurte ne vetvete me pushtet dhe padyshim e pavarur, ekstravagance pafund por dhe nje doze klasi per nje femer te pjekur.
Llojshmeria ne materiale e bente kolesionin edhe me interesant.
Signature e makupit ishin vetullat e fshira nderkohe qe krehja ishte wet dhe e lepire nga pas mjaft ne linje me gjithcka qe u propozua.
Doja te theksoja vecanerisht qe ndoshta modelja me e mire e koleksionit ishte mamaja e stilistes e cila e mbante vertet shume bukur kostumin e bardhe dhe gjithe veshjet e katalogut.
Nderkohe qe zgjedhja ime per sfilaten ishte nje kostum festiv i gjithi me temina ne nuance nude me lejla dhe nje shall pelice. Krehje Hollywood glam me vethe te medhenj dhe nje makeup serish alla diva dukej nje zgjedhje e pershtatshme per atmosferen e festave te fundvitit dhe per nje sfilate Haute Couture.














No comments:

Post a Comment

Total Pageviews