Ai eshte ndryshe nga gjithe baballaret e tjere,sepse ai nuk plaket kurre.
Ai eshte ndryshe sepse nuk na ka mbajtur ne preher e puthur si baballaret e tjere,por eshte siguruar te mos na mungoje asgje.
Ai na ka transmetuar vlera si respekti,dashuria e falja,familja dhe sakrificat.
Ai ka gjithmone te drejte edhe kur s'ka te drejte.
Ai eshte impulsiv emocional nevrik simpatik dhe nuk eshte ne shitje jo!
Mua me akuzojne qe i ngjaj atij ndaj dhe meriton ta mbaj pak me hater.
Mbreme ai mbushi 65 vjec dhe ne i pregatitem nje feste surprize te cilen e kishim organizuar me shume kujdes qe ai as te mos e dyshonte.
Ai mori nga nje telefonate te thate nga te tre femijet dhe kaq,me pas vellai si me pertese e ftoi t'i jepte te pakten nje darke.Aty e prisnim te gjithe ne te fshehur dhe thirrem njeheresh Surprizeeee.
Te shikoje syte e lagur te "kapos" e njeriut te hekurt per ne ishte emocion i madh.
I urojme shendet e nje jete te mbushur me gezime dhe nje nip sa me shpejt te trashegoje temperamentin dhe zgjuarsine e gjyshit.
E kalofsh sa me te bardhe moshen e bardhe BA!
Sa bukur te gjithe u befte 100 vjec babi ,ju perqafoj fort te gjitheve
ReplyDelete