Showing posts with label Media. Show all posts
Showing posts with label Media. Show all posts

Friday, September 23, 2016

Wake Up @topchannel

E kush mund ta mendonte qe "per nje like me shume" do zgjoheshim qe ne 6 te mengjesit per te qene pjese e emisionit Wake Up ne Top Channel.
Bej shaka pasi per mua ishte kenaqesi e vecante te isha ne nje studio live me miken e fotografen time te preferuar Soela Zani,ndaj nuk e mendova 2 here ftesen.
Pastaj si dreqin mund te mos pranoja kur parashikohej qe fotografia te kishte dhe cameran me vete e keshtu posti do ishte i plote. Ajo qe nuk prisnin pervec simpatise se Islit e Enos ishin keto ambjente te mrekullueshme ne Top Channel ku urojme te kthehemi serish per nje set tjeter.
Une zgjodha nje look casual me fruda te ekzagjeruara bardhe dhe blu cobalt. 
Nese doni te ndiqni biseden mund ta beni duke klikuar ketu  nderkohe qe jam ne pritje te komenteve dhe opinionit tuaj per Lajkat.












  

Saturday, May 14, 2016

Love Questionnaire

Pyetesori i Dashurise per mua ne Revisten Class ishte nje surprize mjaft e kendshme. Te flasesh pas 12 vjetesh me te njejtin pasion per te njejtin njeri i cili s'me ka bere kurre te pendohem per zgjedhjen time.
Nen fokusin e Orsola Memas dhe me gazetaren Arta Cano mendoj se realizuam dicka te mire dhe mbi te gjitha te sinqerte.
Ju ftoj ta lexoni si me poshte ne Link dhe po vendos te njejtat foto per mikeshat e blogut.
Faleminderit Revista Class
Lexo ketu











Monday, February 8, 2016

Vizioni i Pasdites

Serish duke folur per blogjet kesaj rradhe ne Vizion Plus.
Ashtu sic dhe premtova qe posti i rradhes do ishte pikerisht Vizioni i Pasdites ja ku jam me rrefimin tim.
Me lejoni te them qe Orinda ishte akoma me e bukur live sesa ne foto dhe paneli gjithashtu ishte shume simpatik dhe origjinal.Edhe kesaj rradhe ndame disa te verteta mbi kete forme inovative komunikimi qe per fatin tone ndoshta po fillon te funksionoje dhe ne Shqiperi.
Zgjedhja e emisioneve te pasdites faktikisht duhet te jete e thjeshte black and white ose monochrome,por hej une jam nje fashion blogger duhet te shpik dicka me shume,
Nje veshje te perseritur pse jo,e cila tregon se zgjedhjet e mira jane ato qe mund te perseriten vetem nese ke nje model flokesh te ri dhe kepuce te reja ...just kidding:)
Meqenese kepucet i kam blere gjysem numri me te vogel mendova se s'do kish rast me te mire per ti veshur sesa ULUR,ndaj emisioni i pasdites ishte rasti ideal.
Me shume sesa veshja kesaj rradhe u perqendrova ne ato qe u thane,ne disa te verteta qe shpresoj ti perdorin edhe persona te tjere qe duan ta provojne si eksperience.Eshte nje udhetim interesant i cili vetem te mbush dhe te ploteson.Per me teper ndiqni biseden ne studio dhe me thoni pershtypjet tuaja,

Vizioni i Pasdites









Monday, January 4, 2016

Class Awards

Cdo fundvit Revista Class organizon sondazhet sipas kategorive me 10 nominime per secilen kategori.
Ne kategorine Cmimi Stil kete vit isha e nominuar edhe une dhe as nuk mund ta mendoja qe do fitoja, por ja qe fale jush asgje nuk eshte e pamundur. Mbeshteteset e blogut, familjare miq shoke e kolege u mobilizuan qe te pakten te isha ne 3shen me te mire, por mesa duket impenjimi i tyre i kaloi pritshmerite dhe fale tyre votimi u mbyll me plot 1161 vota. E ku ka me mire se ta fillosh vitin me nje fitore.
U jam pafund mirenjohese dhe ju premtoj qe do jemi bashke dhe ne 2016 per nje udhetim plot stil.
Ky cmim per mua vlen shume por jam e bindur se nuk eshte thjesht nje vleresim vetem per mua por me se shumti per ate qe une perfaqsoj nje grua te thjeshte origjinale dhe te vertete e cila e do veten dhe eshte shume rehat ne te. Urojme qe sinqeriteti dhe pozitiviteti te mbushe stilin e jetes tone dhe te triumfoje si une kesaj rradhe.
Dhe per te mos i marre meritat te gjitha per vete do doja te ndaja ne kete post gjithe "marifetet" dhe "strategjite" tona per konkursin i cili u kurorezua me fitore.
Nuk kishte klient ne lokalin e burrit i cili te mos votonte me hir e me pahir per Estelen, bashkeshorti i mikes time me te mire mobilizoi ambasadat dhe gjithe shoqerine e tij qe te votonin edhe nga cel e bashkeshorteve. Banka ku une punoj u ndergjegjsua qe ishte momenti qe te shprehnin mbeshtetjen e tyre duke votuar, kunata i rrembeu gjysmes se Vodafone-it celin per tu siguruar qe vota te shkonte ne kutine e duhur. Kunata tjeter shkuli Saranden nga vendi nderkohe qe halla Vera shkruajti linkun ne tabele per nxenesit qe te votonin njeheresh per blogeren e vitit 😂😂😂 koleget shperndane linkun ne 350 kontaktet qe kishin ne gjithe  boten edhe pse nuk kish nje cmim material.
Padyshim ky konkurs u kthye ne nje loje per gjithe mbeshtetsit e fushates loje e cila me siguronte dhe njehere qe kam njerez rreth meje qe me duan dhe kjo me lumturon pafund.
Shume prej bisedave dhe komunikimeve qe kishim gjate dhjetorit une i ruajta ti kem si deshmi te deshires se mire per te me bere fituese, i vetmi konkurs ku fotografimi i votes ishte me detyrim hahahah.
Ky cmim na kujton dhe njehere qe gjerat e bukura u ndodhin edhe njerezve te mire mjafton te kene pak besim e te shohin perpara.
Ju perqafoj virtualisht cdo votues dhe ju falenderoj.












Tuesday, December 22, 2015

Instagram Interview

Intervista per Instagram u realizua gjate Lunch Brake-ut te nje Workshopi te rendesishem pune ndaj dhe look-u im duhet te ishte i pershtatshem per te dy ngjarjet.Ngjyrat jane domosdoshmeri per nje fashion blogger  por jo per nje bankiere,por syzet jane domosdoshmeri per nje bankiere por jo per nje fashionbloger.Derisa le te themi del nje bankiere blogere dhe i mikson te dyja me permbajtje dhe elegance. Nje krehje e pakrehur nje pallto me design lulesh nje shall pelice dhe syze optike pa skelet duken nje formule fituese per te dyja rolet,
Kjo persa i perket pamjes ndersa persa i perket permbajtjes ju ftoj te ndiqni intervisten ne Thurje ne Digitalb diku tek minuta e 35 😁
Thurje















Thursday, November 26, 2015

Thurje #

Me ne fund doli ne net dhe emisioni Thurje i Jonida Vokshit i cili kete rradhe trajtoi temen e Vanitetit. Nuk eshte aspak cudi qe brezi jone te mos e dije kuptimin e sakte te kesaj fjale perfshire mua,ama ne fenomenin e njohim dhe e jetojme perdite.
Ndaj kush me mire se Jonida Maliqi e Jona Haderi mund te ishin ne panel.
 Ju ftoj dashamiresisht per te gjithe ata qe nuk paten mundesi ta ndjekin qe ta shikojne me poshte ne link dhe te reflektojne sadopak mbi argumentin.
VANITETI










Total Pageviews