Showing posts with label nails art. Show all posts
Showing posts with label nails art. Show all posts

Thursday, May 2, 2013

Tracy Reese SS 2013 Nails

Sic jeni tashme ne dijeni pasioni im per te bukuren shume shpesh ndalon te duart.
Dhe kjo ne nje gjuhe tjeter perkthehet qe para se te shkoj ne takimin e rradhes te thonjte une pergatitem ne kuptimin e plote te fjales.
Qe do te thote modelin qe zgjedh dua ta studioj ta pelqej ta ndertoj me mendje e me pas ta sugjeroj nese vertet shikoj qe eshte zgjedhje e mire.

Mesa duket te njejten vemendje karshi duarve kane dhe stilistet ne mbare boten.Tashme Trend perben dhe manikyri gjate Javeve te modes dhe gama e prurjeve eshte aq e madhe sa shume shpesh nuk e dime cfare te zgjedhim.Me ardhjen e sezonit Pranvere Vere sugjerimi im eshte te shfletoni disa revista mode apo faqe online para se te zgjidhni modelin tuaj.
Dhe zgjedhja ime kete radhe s'mund te ishte vecse Two Tone Manicure apo Triangle Touch apo Lily Design (dizenjimi i Zambakut kete e shpika une :)

Ok cfare eshte ky aplikim dhe a eshte i thjeshte?
Per mendimin tim PO eshte shume i vecante i thjeshte i arritshem sigurisht nga nje profesioniste por dhe vete mendoj se realizohet nese je pak e talentuar :)
Aplikon nje manikyre te thjeshte dhe me pas nderton persiper nje trekendesh pak te zgjatur (dmth jo barabrinjes) ne kete menyre ti nuk ke nje model te zakonshem dhe nderkohe ke dicka te pelqyeshme te pranueshme dhe shume seksi njekohsisht.
Une mendoj se jam fanse e gjerave qe terheqin vemendje pa shume ze ndaj dhe ky manikyr mendoj se e arrin me shume delikatese pak a shume sic eshte Zambaku te gjithe tentohen prej tij por atij nuk i duhet shume per kete eshte vete ashtu thjesht Perfekt!

Me poshte vendosa dhe kombinimet qe nuk do i ndryshoja asgje te Sfilates se Tracy Reese te cilat shpresoj t'ju frymezojne dhe ne fund do gjeni dhe Zgjedhjen time :)

Kalofshi bukur.

















Wednesday, October 31, 2012

My Halloween

Nese ju po mendoni se cilin personazh ka zgjedhur Sharminstyle per Halloween,gaboheni...Halloweeni im eshte ne shtepi me familjen dhe duke menduar c'punojne keto te dyja me duket mjaftueshem "i frikshem".
Por dhe ne kete Halloween s'mund te rrija pa sjelle nje propozim qe i vjen pershtat kesaj Nates se te Vdekurve dhe jane pikerisht dizenjo e thonjve e propozuar nga Prabal Gurung per Vjeshte Dimer 2013.
Dhe sigurisht qe realizimi i ketij arti apo dhe kapricos time nuk mund te jete i mundur pa ndihmen e profesionistes Jeta te ciles i shkojne gjithe meritat .

Me thoni cfare mendoni do e provonit ?!








Wednesday, August 29, 2012

Nails ART - Outliner Nails

Pak publicitet nga Dubrovniku se mu bene thonjte per ti bere prape dhe ende nuk i postova :)
Apo nuk kemi nje propozim qe eshte veper arti ,qe dyshoj t'ja keni pare ndokujt deri tani.

Ju nuk e keni pare ama syri im s'mund te linte pa vene re Manikyrin e Kesha-s qe ngjason pak me thonjte kur ishim ne Fillore e beheshim me stilolapes po prape eshte shume trasgresiv i vecante qe nuk ja shikon rendom te gjitheve.

Une e realizova te JETA e Nails Company e cila pervec artiste e profesioniste eshte dhe nje mikeshe e mire.
Jam kurioze te di nese do e provonit ?

Kalofshi bukur.











Tuesday, July 3, 2012

Something Else


Pershendetje te gjithave,

mungesa e gjate ne postime lidhej direkt me faktin qe gjate gjithe kesaj kohe jam marre me rezervimin e pushimeve dhe kam shkuar ne pune me floket te kapura si shkurre e me fustane te perseritura.
Nderkohe qe dje ishte dita e manikyrit me pedikyrin te cilat per arsye kohe me duhej ti beja pernjehere dhe e mendoni pozicionin nje kembe andej nje dore ketej si nje akrobate e vertete :)
Zgjodhem te kuqen "Something Else" qe te largoheshim nga grija e erret e heres se kaluar.Duhet pak Vullkan pas Grise dhe nje gjatesi natyrale pak me te gjate se me grine.
Sipas Profesionistes thonjte e duarve dhe te kembeve duhet te ishin me te njejten ngjyre.

Dhe pas kurimit te duarve e te kembeve qe mos te dukesha si ato qe merren vetem me pamjen,kthimi ne shtepi me gjeti ( apo duhet te them me shpuri)  ne kuzhine.

Kuzhina  ambjenti i shtepise me pak i preferuar i imi,sapo hyj ne kuzhine humb 5 kile nga sikleti dhe i shtoj sapo hap deren e frigoriferit.
Une dhe kuzhina jemi ne lufte te vazhdueshme dhe ne fund kuptohet une e kam bere te vdekur kuzhinen :)

Ambjenti  kur gatuaj duket sikur ka plasur ndonje bombe atomike pasi cdo gje qe prek me bie nga dora,madje dhe kos me kornflakes po te pergatis e sigurte qe ndonje gje do derdhet ose kornflake-sat ose kosi :).
Nejse rezumen e personit ne fjale jua bera,tani t'ju tregoj ndodhine e radhes.

Dreka ishte e bere nga Dadoja e Sharminit Byrek me qumesht dhe Bizele,mirepo meqenese serish zonja "qe ben cdo gje" se fundmi ka vendosur te beje dhe diete vetem me proteina me duhej te gatuaja dreken per te nesermen. Dhe meqenese une kam nje shoqe aq te mire sa eshte futur dhe ajo ne diete per mua vetem te me shoqeroje dhe eshte ofruar madje te pergatise nje pjese te mire te menuve proteinike :) une thashe po bej nje gje te thjeshte meqe nje dite para  kish gatuar ajo e te mos e torturoja cdo dite.
Dhe marr ca speca te kuq ca domate ca hudhra dhe ricotta pa yndyre dhe filloj te bej fergesen pa asnje pike yndyre.
Sapo lava specat E KUQ e Domatet e KUQE me manikyrin tim TE KUQ,me vajti mendja te beja disa foto per ju miq.
Dhe mora buzkuqin E KUQ e bera buzet,nderkohe me duhej dhe te perzieja fergesen e i shtoja uje here pas here.

Mora nje karrige hypa Asistenten time Lean  dhe ajo mundesoi setin fotografik duke qeshur e duke u shkrire me mamen e vet qe s'mund te bente gje me te mire ne kuzhine sesa fotografi.
 Por historia s'mund te mbaronte ketu,fergesa u be si u be me fotot e blogut dhe te nesermen mikesha ime beri si beri e shtyu 3 pirunj sa per te me bere qejfin.Nejse del mikesha ime te pije kafe me te shoqin dhe ky i fundit e pyet Cfare hengre Sot?
Po ja i thote kjo na kishte bere Estela se po e bejme nje dite une nje dite ajo pjesen e gatimit.
E mire i thote i shoqi -se do u dobesoku me shume se nje dite do hash nje dite JO.

Kalofshi bukur :)
PS Sa i bukur manikyri i KUQQQ :)






Total Pageviews