Sunday, September 1, 2013

High Waisted Shorts

Menyre me te mire per te festuar 1 shtatorin dhe per tju uruar nje muaj te mbare nuk mund te kishte.
Prita te mbaronte vera t\ju kujtoja dhe njehere c'keni humbur.
Kombinimi me i mire i kesaj vere padyshim ishin High Waisted Shorts me Crop Top thene shqip pantallonat e shkurtra me bel lart dhe kanatjere me bark jashte.
Une shkova per nje zgjedhje me safe pantallonat i zgjodha taylored prerje serioze pak te gjera dhe jo shume te shkurtra dhe me cfare me ndodh ti kombinoj se fundmi vijat?
Me pika sigurisht :) po kesaj rradhe tamam tamam jane unaza te verdha sic mund te shikoni,kanatjerja me kurrizin e zbuluar lehte ishte pikerisht ajo qe duhej dhe per te ruajtur "seriozitetin" me mire te nxjerrim kepucet nga kutia kesaj here.
Dhe ku ka vija duhet te kete patjeter dhe te kuq buzesh "te kuq"
Shtator te mbare mikesha.





















Saturday, August 31, 2013

A Beautiful Mind

Fashion isn't about having is about feeling dreaming and loving -Estela :)

Nuk mund te jesh krijuese vetem sepse mundesh apo ke,krijimi vjen nga brendesia edhe kur ti nuk e do.Por duhet dhe shume deshire dashuri dhe besim ne vetvete qe realizimi te jete i suksesshem.
Porsi shkencetari qe beson ne zbulimin e tij dhe nuk dorezohet derisa eksperimenti te reaizohet ashtu si dhe ne nje madhenie dashurore ti jep gjithe veten tende ashtu ndodh dhe me nje krijim veshjeje.
Pasioni mbetet i njejte.
Une kur bleva kete bluze te bardhe asimetrike gjithcka qe mund te mendoja ishin nje pale strece te zeza.
Por kur vendosa ta vesh hap doapin dhe shikoj qe ajo qendronte varur mbi nje fustan te zi qe une e kam veshur ketu .Si mund ti ndaja kur kombinimi kish ndodhur natyrshem pa asnje mundim dukej sikur kishin kerkuar nj tj pa nderhyrjen tim,madje tani qe e mendoj i paskam kapur mat.
Vendosa ti vesh me nje pale sandale patforme roze e vjeter vetem per nje arsye.Jam betuar qe nuk blej me pa veshur gjithe ato qe jane ende te paveshura asnjehere...betim i mire ky :)

Tani ju me thoni nese kam bere mire apo keq dhe floket jane pasoje e eksperimentit te shkuar dem...Une nderkohe kam kryqezuar gishtat.
Fundjave te mbare.





Pasioni


























Friday, August 30, 2013

Playsuit

Cfare ndodh kur ti do te shtrosh nje dreke ne kopshtin e shtepise se plazhit.
Cfare te veshesh ne keto raste??!!

Ah dhe c'eshte me e rendesishmja kur ke dhe femije te vegjel me shume neper duar sesa neper kembe?!

Ngjyra e bardhe perjashtohet ne menyre eksplicite para dhe se te shtrohet si opsion.Sado e zonja te jesh kurre mos zgjidh te bardhen ne tavolina me femije do pendohesh shume keq.
Mendo te jete nje veshje komode me ngjyre qe jo domosdoshmerisht te tregoje cdo gjurme te femijeve qe ngjiten dhe zbresin ne trupin tend cdo 5 min.

Une vendosa te vesh nje Playsuit mendafshi qe nje zot e di sa i rehatshem eshte ne trup shume i gjere i cili me mundesonte te ulesha e ngrihesha pa menduar per veshjen.

Nje print i bukur si lekure gjarpri me kombinimin e lejlase se erret me rozen ishte pikerisht zgjedhja e nje dreke ne familje,kuptohet sandalet jane gjithnje kafet pasi vetem ato marr si "te mira" ne plazh dhe qe kombinojne me te gjitha :)

Tani nese prisni qe fotot e pushime do jene Better po ju paralajmeroj qe me shume jane Beterr if you know what that means :)















Total Pageviews