Po po qeshni ju... ndjenja eshte pak a shume si nje nga rrethet kur vjen per here te pare ne Tirane( a thua se une e kam provuar kete ndjenje por mendoj se duhet te jete dicka e ngjashme).
Dhe te mendosh qe gjithe javen kemi qene cdo dite te ETC-ja ndaj pak a shume kjo jave ka qene si sipermarrje me vete.
Si mendoj une se duhet te jene requirements (kerkesat) per te frekuentuar zonen e ETC-se ta quajme keshtu.Veshja padyshim duhet te kete te pakten nje artikull te ri qe te bej muuuu qe po e vesh per here te pare aq sa mund te jete dhe kurore apo brire po te jete nevoja.
Kombinimi duhet te mos jete i konsumuar qe mos te thone ato nga ETC-ja ja erdhen keto te Rr se Kavajes qe i marrin trendet nga Camet :) ejjj jemi IT kemi access unlimited (sikur te ishte e vertete kjo do e beja blogun ne pune e jo rri der ne 1 te nates ketu :( po gjithsesi ato s'kane nga ta dine kete.
Ah nese te Rr e Kavajes tolerohen "dite te keqija" apo "zgjime jo te mira" ketej jo jemi ne metropol askush s'do tja dije cke kaluar duhet te jesh perfekte edhe sikur naten te kesh fjetur me koke poshte.Te gjitha qimet duhet te te binden pas dushit pasi hej do shkoni nga ETC-ja qime te dashura.Gjithe naten enderroj Mira Dumen me Ulyanen sa dhe zilen s'e degjoj fare nga sikleti neser do jemi nga ETC-ja der kur bie dera vjen dado.Ja ashtu me breke neper kembe (se ne mamat vdesim per kete shprehje) e gjej veten ne makine me burrin dhe vajzen.Ata mund te thone c'te duan mund te flasin dhe per bombe berthamore une PO PO PO do i thoja pasi pak minuta me ndajne nga ETC-ja.
Tring nje buton ashensori hapet nje dere dhe prit cfare jane ato qe shoh CIZME???!!!
Dhe une qe kisha sjelle nje veshje monokromatike,kisha luajtur me 2 motive bardhe e zi qe vetem une mund ti vija bashke (oh po une dhe Mira apo Tamara :)remember Tamara? une qe vendosa te sjell nje fustan te bardhe si skulpture te Karen Millen me geten e trashe te zeze,une qe kisha zgjedhur kepucen posacerisht te zeze pasi keshtu duhet veshur e bardha ne dimer madje eshte zgjedhje e mire pasi dhe kepuca ne ngjyren e getes vetem zgjat silueten apo gjatesine e kembes.
Une qe nuk pertova te ve 3 here te kuqin e buzes per te qene perfekte nga ETC-ja ,une qe sharrova te ve perlat e mia dhe qe dhe canten e zgjodha me design bardhe e zi me duhet te pres te dera e ashensorit ngjitur me cizmen e ETC-se?!!!
E shikoj veten te thermohem ne kubike te vegjel si te palltos e pastaj te kthehem ne nje substance te lengshme e te padukshme duke kaluar ne qoshet e nderteses nga Bulevardi i Protestes per tu kthyer serisht ne katundin tim Rruga e Kavajes por qe nuk ben ndonje ndryshim te madh nga Rruga e Durresit apo e Elbasanit...Its just in your Head