Saturday, November 16, 2013

Structured Dress

E keni parasysh ate ndjesine kur ndryshoni ambjent dhe pritshmerite tuaja jane aq te medha sa fillon e ndihesh keq apo e pasigurte? Kjo pak  a shume na ndodh sa here qe na duhet te shkojme nga Rruga e Kavajes te ETC-ja edhe pse jane te dyja Drejtori dhe pse jane te dyja ne qender te Tiranes me besoni qe sa here na vjen nje ftese per takim trajnim apo workshop fillon stresi upupu cfare te vesh Andej sikur po shkojme jashte shtetit?!!!
Po po qeshni ju... ndjenja eshte pak a shume si nje nga rrethet kur vjen per here te pare ne Tirane( a thua se une e kam provuar kete ndjenje por mendoj se duhet te jete dicka e ngjashme).
Dhe te mendosh qe gjithe javen kemi qene cdo dite te ETC-ja ndaj pak a shume kjo jave ka qene si sipermarrje me vete.
Si mendoj une se duhet te jene requirements (kerkesat) per te frekuentuar zonen e ETC-se ta quajme keshtu.Veshja padyshim duhet te kete te pakten nje artikull te ri qe te bej muuuu qe po e vesh per here te pare  aq sa mund te jete dhe kurore apo brire po te jete nevoja.
Kombinimi duhet te mos jete i konsumuar qe mos te thone ato nga ETC-ja ja erdhen keto te Rr se Kavajes qe i marrin trendet nga Camet :) ejjj jemi IT  kemi access unlimited (sikur te  ishte e vertete kjo do e beja blogun ne pune e jo rri der ne 1 te nates ketu :( po gjithsesi ato s'kane nga ta dine kete.
Ah nese te Rr e Kavajes tolerohen "dite te keqija" apo "zgjime jo te mira" ketej jo jemi ne metropol askush s'do tja dije cke kaluar duhet te jesh perfekte edhe sikur naten te kesh fjetur me koke poshte.Te gjitha qimet duhet te te binden pas dushit pasi hej do shkoni nga ETC-ja qime te dashura.Gjithe naten enderroj Mira Dumen me Ulyanen sa dhe zilen s'e degjoj fare nga sikleti neser do jemi nga ETC-ja der kur bie dera vjen dado.Ja ashtu me breke neper kembe (se ne mamat vdesim per kete shprehje) e gjej veten ne makine me burrin dhe vajzen.Ata mund te thone c'te duan mund te flasin dhe per bombe berthamore une PO PO PO do i thoja pasi pak minuta me ndajne nga ETC-ja.
Tring nje buton ashensori hapet nje dere dhe prit cfare jane  ato qe shoh CIZME???!!!
Dhe une qe kisha sjelle nje veshje monokromatike,kisha luajtur me 2 motive bardhe e zi qe vetem une mund ti vija bashke (oh po une dhe Mira apo Tamara :)remember Tamara? une qe vendosa te sjell nje fustan te bardhe si skulpture te Karen Millen me geten e trashe te zeze,une qe kisha zgjedhur kepucen posacerisht te zeze pasi keshtu duhet veshur e bardha ne dimer madje eshte zgjedhje e mire pasi dhe kepuca ne ngjyren e getes vetem zgjat silueten apo gjatesine e kembes.
Une qe nuk pertova te ve 3 here te kuqin e buzes per te qene perfekte nga ETC-ja ,une qe sharrova te ve perlat e mia dhe qe dhe canten e zgjodha me design bardhe e zi me duhet te pres te dera e ashensorit ngjitur me cizmen e ETC-se?!!!
E shikoj veten te thermohem ne kubike te vegjel si te palltos e pastaj te kthehem ne nje substance te lengshme e te padukshme duke kaluar ne qoshet e nderteses nga Bulevardi i Protestes per tu kthyer serisht ne katundin tim Rruga e Kavajes por qe nuk ben ndonje ndryshim te madh nga Rruga e Durresit apo e Elbasanit...Its just in your Head





















6 comments:

  1. Kenaqem me tregimin tend dhe me veshjen qe te rreh ne fytyre si uje i ftohte...me pelqen kombinimi qe ke bere.Love pallton :)

    ReplyDelete
  2. ahahhaahah pershkrimi eshte i bukur,cdo post i yti te zhyt ne nje histori me vete dhe kjo e ben blogun me terheqes! Persa i perket veshjes,me pelqen,e mendova pak me ndryshe gjate pershkrimit,me te pershtatshme per pune megjithate eshte kreative.
    Po kisha nja dy gjera qe sjam dakort:E para:Pse kur vjen nga rrethet ne Tirane duhet te kesh ate ndjesine e cuditshme qe ti pershkrove me lart? Une ka studiuar ketu,por nuk jam nga kryeqyteti.Ne Tirane ashtu sic mund te shohesh moden e fundit ne rruge,mund te shohesh edhe ekstremin tjeter skandaloz qe mund ta shfaqin vajza te lindura e te rritura ne Tirane. Ska lidhje fare me prejardhjen,por me sqimen,me klasin e lindur qe snjeh as nga vjen,as ku i blen rrobat! Mund te blesh rroba te camet e te dukesh yll i vertete,mund te blesh edhe te etc e te ngjash cope cope. Mund edhe te qepesh rroba te ndonje zonje duararte,dhe te dukesh super moderne sepse ke shije dhe di te konbinosh...Keshtu qe ceshtja se nga vjen per mua eshte pa kuptim.
    E dyta: ETC nuk eshte Milano,New York,Londer e dashur,mos e ki kaq shume stres! Edhe aty mashtrojne pronaret e dyqaneve..Fundja per ty eshte nje mjedis pune qe duhet ti kushtosh vemendjen e posacme.Pse duhet te mendosh se si do te te gjykojne apo shohin te tjeret,kur ti je e kenaqur me veten dhe per me teper e argumenton kaq bukur cdo gje qe vesh? U zgjata pak,po kjo eshte shenje e mire apo jo? Tregon qe te kushtova kohe.. Te pershendes!!!:)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Brown Sugar historia qe krijova ishte posacerisht nje sajese qe njerzit te mos ndihen ashtu ndaj perdora nje krahasim absurd Rr e Kavajes me ETC-ne per te thene qe Its all n your Head. Sigurisht qe per mua nuk ishte hera e pare qe shkoja tek Galeria por doja te vija veten ne loje qe dhe nese dikush eshte ndjere qofte njehere keshtu sikur te duhet te beje te pamunduren te gjente veten.
      Edhe une mendoj qe as prejardhja dhe as mundesite nuk te kufizojne te kesh stil e ta perdoresh mire.

      Delete
  3. Estel, i ke kompleksuar fare ata te Etc tani. te mendohen mire kur te vijne te Rr. Kavajes. me shume nga te gjitha me pelqen pallto. dukesh sh. bukur

    ReplyDelete
    Replies
    1. Pikerisht Dori shkrimi ne finale edhe pse "sajese" kishte nje shuplake per "ETC"-ne

      Delete
  4. e kuptova Estel, se cizmet nuk jane te preferuarat e tua :)

    ReplyDelete

Total Pageviews