Friday, August 29, 2014

Croatia 2014

Dukej sikur destinacioni i gjithe blogereve kete vit ishte Kroacia. Por per ne ishte hera e 4rt qe e zgjidhnim per ato 10 ditet e uruara. Kete vere u treguam me te guximshem dhe rezervuam ne 4 vende te ndryshme 2 nete Dubrovnik 3 nete Split 3nete Bol dhe 1 nate Cavtat.
Ndonjehere njeriu ka frike dhe nga lumturia qe ndjen dhe ato 10 dite qe per mua ishin perfekte prane te dashurve te mi , ndihesha e perkedhelur dhe e bekuar. Me Bossin tone i cili ishte mbret dhe kavaljer mendoj se vertet arrita te shijoj nje pjese te asaj endrre qe kemi per familjen ideale. Ndoshta ne vendin tone e kemi pak te veshtire te jemi te cliret nga komplekset e aq me pak te shfaqim ndjenjat tona ne publik ndaj cdo xhest vemendje apo puthje e shkembyer me shpejtesi andej e jetoja deri ne thellesi e shume shpesh e gjeja veten duke buzeqeshur si budallai. Vajzat tashme me te rritura mendoj se arrija ti menaxhoja fare mire dhe deri diku i ndjeja bashkepunetore ne gjithe udhetimin. Padyshim qe te duket e pamundur te stresohesh ne nje vend ku mbizoteron pastertia dhe rregulli ku cdo gje duket se eshte ne vendin e vet prej shekujsh e ku secili jetonte per vete. Ndaj eshte e pamundur te kthehesh nga pushimet e te mos ndiesh nje cembim ne zemer pse te mos jemi dhe ne si ata te respektojme vendin ku jetojme dhe ti jemi besnik vetem ndjenjave tona. Nuk dua te zgjohem dhe ca kohe ndaj po i shtrengoj fort keta qe kam keta qe do shikoni me se shumti ne foto dhe qe sme kane bere nje foto te hajrit ;) dhe dua te harroj ku jetojme por thjesht te shijoj keto qe kam... Familjen time...




















































































































































































































Thursday, August 28, 2014

Etno Chic

Si do te ndiheshit nese sebashku me temperaturat e nxehta te veres, me te do tju vinte edhe ftesa per dasmen e rradhes? Deri ketu s'po pyes asnje gje te re, vertet? Po nqs deri ne ate moment ende nuk ishit mbushur me djerse nga dielli qe pjek cdo gje, tani vetem me ftesen ne dore djerset e rradhes fillojne te gufohen mbi balle e ti pyet veten “Po une c'te vesh ne dasem?!!”
Pasi edhe pse kur vijne ftesat e dasmave e ne nuk gjejme te shkruar nje “dressing code mood” ne te, ju garantoj qe gjeja e pare qe shihet sapo mberrin ne dasem pas nuses, eshte VESHJA. Ne momentin e pare nuk te intereson te shohesh kush eshte prezent aty, apelin e ben me vone, do te shohesh c'ka veshur kjo, ajo dhe mbi te gjitha ku ndodhesh ti ne gjithe kete spektrum, qe shpaloset para syve te ty tamam si ato mezet e dasmes!!!
Epo mire une ne moment qe mora ftesen ndihesha totalisht e humbur ne detin e djeresve te mia, po si gjithmone nuk u dorezova lehte pasi, a ka sfide te me sfidoje mua?!!! E kur behet fjale per veshje, dua apo s'dua une nje shkendije narcizismi gjithmone me thote se dal fitimtare..... Nese tashme jemi mesuar te shfletojme 1 reviste, hapim disa faqe interneti, apo thjesht ca foto ne social per te na dhene pak inspirim mbi c'ka te sjellim ne ato 2 momente hyrje te tapetit te kuq ne dasmen e rradhes, une mora vendimin ti fshija me nje dore (click) te gjitha tundimet dhe i thashe, vetes keshtu, sapo vura re qe nga cepi i dollapit kishte varur buzen nje fustan i zi me rendesen e xhubletes:
“Jemi i vetmi vend qe kemi frike nga simbolet dhe traditat tona, duke i lene vetes hapsire ne rrugen e humbjes se IDENTITETIT!!!”.
Po une nuk jam as e humbur dhe as pa identitet....dhe ja ashtu si krejt rastesisht ketu nisi frymezimin fantazia ime. Sigurisht qe zgjedhja ime vinte vec si ngacmim nga forma e fustanit qe i perqasej formes dhe rendeses se xhubletes ndaj dhe zgjodha ta sjell kete te fundit me nje qeleshe (qe per fatin tim te keq s'ishte e Malesise se Madhe* sic do e pretendoja, ne respekt te vendit te origjines, por gjithesesi efekti qe pati kalonte cdo kufi dhe jo vetem), aty tek syte e mi shfaqej nje Shote Galica apo Nore e Kelmendit qe ma bente me sy ne endrrat e mia dhe une mendova qe nje aksesor i vecante si qeleshja te mbartej nga bukuria dhe fortesia e nje gersheti te gjate deri ne gjoks, fundja thelbi i dashurise nuk eshte ekuilibri ndermjet zemres dhe mendjes?!!

Tani qe
thoni ju mendoj se scoopi u realizua dhe qeleshja pas stepimit te pare beri xhiron neper tavolina dhe u fotografua me shume se vete nusja :)

Malesia madhe* - per kuriozitet e kishte te pashtypur majen e qeleshes pasi ne s'na kish shtypur turku :). Sa shume gjera meson vetem me nje ngacmim, mua ma thane ne dasem malesoret e mi :)

shkrimi u mundesua nga Alba Bici e cila u ofrua te mos vonohej posti i xhubletes 

Enjoy it dhe Thank You Alba :)
































Wednesday, August 27, 2014

Back in Black

Duket sikur ka kaluar shume kohe nga posti i fundit dhe ne fakt gjate pushimeve dhe pas ndihesh aq e relaksuar sa mund tja lejosh vetes nje pauze te gjate.
Thuhet se pas pushimeve duhet te veshesh ngjyra qe shpalosin me krenari nxirjen e plazhit mundesisht te vishesh me te bardha dhe ashtu duhet te jete. Vjen thuajse si nje zgjedhje e natyrshme dhe me besoni qe reaksioni te ben po aq mire sa dhe vete pushimet.
Por une ndryshe vendosa te kthehem me te zeza ne nje jumpsuit te zi i cili eshte sa i thjeshte aq dhe elegant me nje hapje surprize nga pas e cila une mendoj se nuk vjen e ekzagjeruar por e fshehur. Total black look smund te jete vecse chic nese plotesohet me syzet e koleksionit te fundit te Karl Lagerfeld.
Kthim i mbare apo jo?!...



















Total Pageviews