A e dini se 21 Marsi eshte Dita Boterore e Sindromes Down dhe eshte caktuar pikerisht kjo date 21/3 per shkak te triplifikimit te kromozomit 21?!
Sot u organizua nje Koncert Bamiresie per te festuar ngjyrat e jetes fshehur pas nje kromozomi shtese.
Organizatoret, te ftuarit por dhe gjithe te pranishmit shprehen mbeshtetjen e tyre per integrimin e plote te individeve me Sindormen Down ne jeten e shoqerise tone.
Ishte vertet nje aktivitet me emocione te forta te cilit ju bashkuan emrat me te mirenjohur te muzikes shqiptare si Juliana Pasha, Sidrit Bejleri ,Vedat Ademi dhe Rosela Gjylbegu kjo i ben ata jo vetem artiste te medhenj por dhe njerez me shpirt te madh.Shpreh admirimin tim mete madh per keta artiste.
Ju bashkuan aktivitetit zv ambasadori i Ambasades amerikane si dhe Drejtori i Fondacionit Vodafone Albania Albi Greva i cili ndau nje mesazh mjaft te sinqerte me te gjithe te pranishmit.
Pati lojra per femije dhe numra nga prestigjatori Chris Brent me animatoret te cilet argetuan femijet por dhe ne te rriturit.
Une ndjeva nje emocion te vecante edhe pse ju ktheva prezantimit pas thuajse 8 vjetesh,edhe pse sot ne rresht te pare ishte vajza e madhe qe eshte endrra ime me e bukur dhe mbi te gjitha arsyeja qe me ben te ndihem krenare qe isha pjese e ketij aktiviteti eshte drita qe pashe ne syte e atyre femijeve te qeshur gjithe kohen si dhe dashuria e madhe e prinderve te tyre.
Jemi aq te paditur dhe kaq indiferente here pas here dhe harrojme qe me shume nevoje per vemendje kane ata te cilet nuk zgjodhen te vijne ne jete me Sindromen Down por qe ashtu si ne kane gjithe te drejten e botes per te patur nje Jete te denje dhe te lumtur.
Ndaj mesazhi qe do doja te ndaja me ju eshte qe te gjithe luftojme te mos jemi Te Zakonshem ndaj le ti mbeshtesim keta femije qe kane nje ektstra me shume per nje te ardhme me te mire.
Persa i perket veshjes meqenese ky vazhdon te jete nje blog mode kriteret e veshjes edhe pse nuk ka i kish percaktuar askush mendoj se ne keto raste duhet te jene sa me serioze sa me thjeshte ndaj nuk eshte cudi qe dhe une dhe Juliana kishim zgjedhur thuajse te njejten veshje.Dhe pasi hoqem palltot dhe pame qe xhaketat ishin identike qeshem te dyja dhe i them Julianes
E di cfare thone kur 2 persona shkojne ne te njejtin event me te njejten veshje???!!!
Qe kane bere zgjedhjen E DUHUR!