Tuesday, February 18, 2014

Zig Zag Maxi Coat

Ndoshta do ishte me e arsyeshme qe sa kohe te me rriten floket te bej nje pauze te gjate,por me thene te drejten mendoj se ju qe e vizitoni blogun nuk kerkoni shkelqimin e revistave te mods, por prakticitetin e nje personazhi real.
Dhe ne kete rast deshira per te bere nje post me pallton e gjate me qimen e shkurter zig-zag ishte me e forte sesa gjendja e mjerueshme e flokeve ne rritje,te cilen nuk e sfumojne sadopak  as syzet Gucci :)
Posti ka disa dite qe pret aty i pashprese vendimin per publish apo jo dhe me thene te drejten vetem sepse  dje e kisha publikuar gabimisht sot mora mundimin te mos fshihem me :)

Ndaj sot s'me mbetet vecse t'ju them shijojeni ose keperdijeni si te deshironi :)

Kalofshi bukur.





















Monday, February 17, 2014

Fedora HAT

Jam e sigurte qe kjo nuk eshte ekzaktesisht veshja e duhur per nje qender tregtare,por me besoni qe ne kete faze rritje flokesh eshte  veshja e vetme e vlefshme per te kaluar deren e shtepise.
Duke shfrytezuar faktin qe ne City Park organizohej Ballo e te Dashuruarve me 40 cifte qe kerkcenin vals mendova te kamufloja veten nen nje Fedora Hat dhe pelice te zeze si dhe me takat ortopedike vishnje te erret te reja per ti dhene rendesi eventit dhe plotesuar lookun.Sigurisht s'mund te mungonin Syzet Cateye Yves Saint Laurent te lutem shume :) ne nuk dalim nga shtepia pa syze.
Nje look pak i rende i cili padyshim nuk mbeti pa rene ne sy as ne ate ambjent,por ne vend te flash-eve qe priteshin te me verbonin, mendova qe do ish me e arsyeshme te ndiqja planin B dhe te nderroja dialektin si kosovare :) Boukur aaaa?
Ndoshta keshtu qetesoja shpirtrat e trazuar :) dhe ngushelloja veten per mungesen e reflektimit pak me te gjate qe pelicja syzet cat eye dhe fedora HAT nuk jane zgjedhja me e pershtatshme per City Park :)

Por ishte shume vone dhe mua sme mbetej vecse te shijoja rolin e plakushes plot klas qe po vizitonte per here te pare kete qender,por gjithcka u therrmua  kur mu desh te ngjeshesha mire e mire si pasagjere me pelicen time dhe xhupat e 4 vajzave tona ne makinen e mikes time tip furgoncine dhe te terhiqja dhe zvarre deren mesa fuqi kisha,e cila sigurisht nuk u mbyll se kish ngelur gjysma e pelices jashte :)

Jave te mbare 




























Tuesday, February 11, 2014

Retro Glasses

Pjesa me argetuese e angazhimit me pamjen tende ndoshta eshte pikerisht ajo kur e ve veten "ne loje" qellimisht si per te thene qe nuk eshte nje veshje e caktuar ajo qe te percakton.
Ne te shumten e rasteve sapo shikojme nje veshje na vijne natyrshem epitete qe pershkruajne stilin e perqasur pa gjykuar personin qe e mban dhe kjo eshte mese normale,pjesa qe une nuk jam shume dakord personalisht eshte ajo kur ti fillon percakton stilin tek tjetri.
Mikesha ime me e ngushte ishte e sigurte qe une "vdisja" per pencil dresses para 5 vjetesh dhe mendonte realisht qe do vdisja me nje te tille derisa zbuloi blogun dhe deshiren time per tu veshur ndryshe dhe gjate te njejtes dite.Tani per te qene te sinqerte ajo ka nderruar mendim mendon se mua me pelqejne fustanet me fruden poshte si ai i Chloe-s qe kemi folur shpesh ne blog qe e imitoi Vicktoria you already know it.
Po prape ky eshte mendimi i saj pasi ne kete rruge qe kam hyre ka shume mundesi te vdes me pupla ne koke dhe e zhveshur :) just kidding edhe pse tani qe e mendoj...
Te qenit i parashikueshem mendoj se eshte gjeja qe me tremb me shume si pamje por dhe si karakter ndaj si person me evokim te perhershem s'mund te ndodhte ndryshe qe syzeve me stil Retro Tommy Hilfiger ti shtoja qe ne 8 te mengjesit nje shall e kapele te blere krejt rastesisht.
Dhe nese mendoni qe bredh qe ne 8 me portofolin e mbushur plot me besoni qe eshte krejt e kunderta,mezi mblodha qindarkat te plotesoja shumen dhe ika nga dyqani me nje ndjenje te thelle faji SI dreqin mund te besh shopping ne 8 te mengjesit ne te vetmin dyqan qe ishte hapur
Po mendoj se ishte i gjithi FAJi i syzeve ,sigurisht e kemi thene Une s'kam faj kurre!


























Total Pageviews