Jam e sigurte qe kjo nuk eshte ekzaktesisht veshja e duhur per nje qender tregtare,por me besoni qe ne kete faze rritje flokesh eshte veshja e vetme e vlefshme per te kaluar deren e shtepise.
Duke shfrytezuar faktin qe ne City Park organizohej Ballo e te Dashuruarve me 40 cifte qe kerkcenin vals mendova te kamufloja veten nen nje Fedora Hat dhe pelice te zeze si dhe me takat ortopedike vishnje te erret te reja per ti dhene rendesi eventit dhe plotesuar lookun.Sigurisht s'mund te mungonin Syzet Cateye Yves Saint Laurent te lutem shume :) ne nuk dalim nga shtepia pa syze.
Nje look pak i rende i cili padyshim nuk mbeti pa rene ne sy as ne ate ambjent,por ne vend te flash-eve qe priteshin te me verbonin, mendova qe do ish me e arsyeshme te ndiqja planin B dhe te nderroja dialektin si kosovare :) Boukur aaaa?
Ndoshta keshtu qetesoja shpirtrat e trazuar :) dhe ngushelloja veten per mungesen e reflektimit pak me te gjate qe pelicja syzet cat eye dhe fedora HAT nuk jane zgjedhja me e pershtatshme per City Park :)
Por ishte shume vone dhe mua sme mbetej vecse te shijoja rolin e plakushes plot klas qe po vizitonte per here te pare kete qender,por gjithcka u therrmua kur mu desh te ngjeshesha mire e mire si pasagjere me pelicen time dhe xhupat e 4 vajzave tona ne makinen e mikes time tip furgoncine dhe te terhiqja dhe zvarre deren mesa fuqi kisha,e cila sigurisht nuk u mbyll se kish ngelur gjysma e pelices jashte :)
Jave te mbare
Autoironia qe te karakterizon te ngre ne nje nivel tjeter,do kishe sukses edhe si shkrimtare.Me pelqeve shume me pelice dhe kapele.Madje me vete kam thene qe pse nuk e kishe bere ende :P fotot do ti referoja ne kullen e parisit faktikisht :P U are magic anyway
ReplyDelete