Wednesday, July 23, 2014

Coral Skirt

Kurre mos i thuaj Jo nj e fundi koral aq me pak nese eshte prej mendafshi.
E nese vendos te veshesh dicka korale mos ji aq e parashikueshme me sandalen mos zgjidh ngjyren me te thjeshte per kombinim por ate me te paparashikueshme. Nje bluze krem eshte gjithnje e mirepritur kur ke veshur nje ngjyre te ndezur pasi duket sikur ndonjehere nje mjafton.
Takat katrore ne sandale jane nje trend shume komod dhe modern ndaj duket e thjeshte per tu ndjekur,por kesaj rradhe sandalet vijne si nje bllok ngjyrash  ku pasiguria ne zgjedhje vazhdon dhe pasi ke dale nga porta.Nje i kuq special qe vjen nga sugjerimet e Dior per kete sezon vere duket se i vendos gjithe puzzle-at ne vendin e duhur per te sjelle nje veshje sa te thjeshte aq dhe ne harmoni.























Tuesday, July 22, 2014

Scuba Dress

E keni menduar ndonjehere te vishni ne vere nje fustan neopren  qe te jete inspiruar nga veshjet  e zhytjes?
Duket deri dje si e pakonceptueshme nderkohe qe gjithe stilistet kane gjetur ne kete material nje elasticitet ne realizim dhe nje ngurtesi  ne dukje qe realizon forma magjepsese.
Fustani i sotem vjen si kombinim i dy rozave me te bardhen ne motivet e veshjeve te zhytjes ,gjatesia e tij kompensohet mjaft mire nga fyti i mbyllur me kontur dhe menget e shkurtra.Mjafton nje frude ne fund per ti shtuar gjithe sensualitetin qe i duhet nje fustani per ta shkeputur nga veshjet sport te ujit dhe per ta sjelle te kombinuar mjaft mire me kepucet me maje te bardha me bezhe si dhe me syzet Saint Laurent te cilat vijne ne versionin cateye.





















Monday, July 21, 2014

Made in ALBANIA

Isha e vendosur te gjeja nje kapele cilindrike prej kashte. Madje ja lashe porosi dhe mikeshes time mos e gjente ne Milano le te ma blinte. Te kuptohemi drejt nese e gjente deri ne 10 euro se mos mendoni qe bej shopping ne Milano :) vec kur kaloj te rrugica e cameve aty ku kaloj te pakten 2 here ne dite per te vajtur ne pune e per tu kthyer nga puna dhe cte shikoj... qendronte aty krenare ne nje tavoline si tabaka nje kapele mes shume te tjerave cilindrike dhe prek kashte. Nje fjongo blu me te shkruaren Albania kompletonte kete prodhim shqiptar I cili mua personalisht me rrembeu pozitivisht. Cmimi ishte 1.000 all pra plotesonte kriterin nen 10 euro ndaj duhet te ishte e imja. Padyshim shumekush u cudit kur lexonte Albania me kapelen time e shumekujt ju duka turiste ne vendin tim por une e shijova shume kete kombinim e kete gjetje aq sa vendosa qe te mos ja heq fare shiritin blu.
Mendoj se ka disa krijime apo punime shqiptare per te cilat duhet te jemi krenar e ti publikojme sa me shume.
Ju do I thonit jo nje kapele te tille?


















Thursday, July 17, 2014

Kimono Dress

Ndonjehere eshte me e veshtire te heshtesh e te pranosh fatin tend sesa te luftosh pafund per te drejten tende . Sepse ndonjehere e drejta s'ka fare rendesi ,kur ti nuk njeh me veten ne gjithe rrugetimin tend pasi ti ke humbur ne syte e te panjohurit qe ke perballe.
Duket sikur eshte derdhur boja dhe cdo gje eshte nxire e fshire ndaj asgje nuk ka me vlere. Zgjodha nje  Kimono te zeze e cila duket fatale ,nje zgjedhje e ftohte dhe e heshtur e cila vjen te pakten e vendosur.
Kimono-n do ta shikojme gjate ne sezonin qe jemi ne forme fustanesh e xhaketash edhe pse perkthimi i saj eshte "a thing to wear" apo dicka me vesh duket sikur pesha qe ka kjo veshje eshte pak me tragjike ndoshta nga roli i Madame Butterfly-t duket me shume si rroba e vetesakrifikimit e finales tragjike sesa thjesht nje gje per tu veshur.
Mua fundet tragjike gjithnje me kane pelqyer kur personazhet ne to kane dinjitet e ndjenje,ndaj nuk me tremb fundi  por do doja qe njerzit edhe ne dhimbje te mos humbin dinjitetin e tyre.




















Total Pageviews