Isha e vendosur te gjeja nje kapele cilindrike prej kashte. Madje ja lashe porosi dhe mikeshes time mos e gjente ne Milano le te ma blinte. Te kuptohemi drejt nese e gjente deri ne 10 euro se mos mendoni qe bej shopping ne Milano :) vec kur kaloj te rrugica e cameve aty ku kaloj te pakten 2 here ne dite per te vajtur ne pune e per tu kthyer nga puna dhe cte shikoj... qendronte aty krenare ne nje tavoline si tabaka nje kapele mes shume te tjerave cilindrike dhe prek kashte. Nje fjongo blu me te shkruaren Albania kompletonte kete prodhim shqiptar I cili mua personalisht me rrembeu pozitivisht. Cmimi ishte 1.000 all pra plotesonte kriterin nen 10 euro ndaj duhet te ishte e imja. Padyshim shumekush u cudit kur lexonte Albania me kapelen time e shumekujt ju duka turiste ne vendin tim por une e shijova shume kete kombinim e kete gjetje aq sa vendosa qe te mos ja heq fare shiritin blu.
Mendoj se ka disa krijime apo punime shqiptare per te cilat duhet te jemi krenar e ti publikojme sa me shume.
Ju do I thonit jo nje kapele te tille?
Tani e dua dhe une nje te tille! Sa bukur kur i shikon te shnderruara ne kete menyre ca aksesore qe s'do ti mendoje kurre qe mund ti vije :)
ReplyDelete