Tuesday, December 23, 2014

Love for Sequins

Me afrimin e festave te fundvitit duket se atmosfera e zbukurimeve duket se shkrihet ne menyre te pandergjegjshme dhe ne veshjet qe zgjedhim. Deshira per te ndritur behet me e paperballueshme dhe me riskun qe te mos transformohemi ne nje peme ja ku vjen nje kombinim i fundit flori me temina me nje bluze te bardhe neoprene.Shalli duket se qeteson sadopak shkelqimin e fundit i cili vjen i thyer me aksesore lejla.
Nje kombinim shume i thjeshte me nota festive per nje koktejl me familjen ne nje mbasdite te vone.



 Mama verison Miley Cyrus


 Shamrin version Miley Curys













Sunday, December 21, 2014

Velvet Shoes

Ju e dini qe une jam kunder shprehjes If anybody has it than i don't want it. Por ju nuk e dini qe dhe vajza ime e mendon ne te njejten menyre pa e konsumuar si argument me mua. Ne klasen e saj nje djale kish marre nje dhurate per ditelindje nje kulete dhe po mburrej me te pasi ishte dhurata e ditelindjes dhe kuleta kish praktikisht gjithcka. Por nje djale tjeter i klases pohoi qe dhe ai e kish kete kulete ne shtepi sepse dhe atij ja kish bere dikush dhurate me pare. Djali i pare qau duke kembengulur qe askush s'mund ta kishte kuleten si ai pasi atij ja kishin zgjedhur te vecante. Mendova qe e njejta situate na ndodh dhe ne femrave gjate gjithe kohes pohojme qe duam te jemi te vecanta e ne te njejten kohe mburremi me produkte qe ka praktikisht pjesa me e madhe e botes dhe qe kthehen ne etapa jete si nje cante Hermes apo LV takat Louboutin syzet Dior  apo cizmet Balenciaga e sa e sa produkte te tjera te cilat jane prodhuar per te bere xhiron e botes.
A nuk eshte i njejti debat dhe per nje fustan Zara apo Asos apo nje pallto Max Mara ti e deshiron pastaj pas fare pak kohe nuk e do me pasi ja ke pare koleges apo rivales. Me krenari pohoj qe vajza ime me dha nje mesim te mire duke realizuar qe smund te jesh unike me produkte por me ato qe mund te realizosh me to. E njesoj sic ajo pohoi qe nuk e kuptoj pse e beri problem djali qe kish te njejten kuti bojrash me shokun e tij duke argumentuar qe ata kurre sdo kene te njejtin vizatim apo te njejtin shkrim apo te njejtat nota, edhe pse kane te njejten kulete, ashtu e gjeta veten dhe une duke menduar per natyren femerore.Unike nuk te ben veshja dhe as marka por menyra si e vesh dhe si e mban sjellja qe ke nen ate petk por dhe gjithe ndjesia qe ke nen ate lekure te dyte, dhe vetem nese ndihesh vetvetja mund te konsiderohesh unike dhe e vecante.
Edhe kepucet e sotme jane disi unike pasi jane kadife zero. E persa kohe kjo nuk eshte nje zgjedhje e zakonshme te cilen do e preferonin te gjithe mund te konsiderohet e vecante, por kjo ndjesi nuk zgjat shume pasi ne mos kadife zero gjysem gambalet qe vjet ne dimer po perjetojne nje kthim te suksesshem.
Per brezin tim keto kepuce i kemi jetuar ne periudhen me te bukur te jetes adoleshencen e hershme por dhe periudha qe ne ja fusnim kot. Edhe une keshtu u ndjeva ate mengjes qe zgjodha ti vishja kepucet e mia me corape te bardha dhe me nje Jumper Maxi dress me golf te madh sikur po ja fusja kot. Por ajo qe kuptova ishte qe ajo e futura kot me dha nje ndjesi aq te cuditshme me.mbsuhi me emocion dhe ai guximi dukej se me bente krenare per corapet e mia te bardha dhe fustanin e gjate.Sigurisht nen ate veshje qe te kujton dhe prifterinjte smund te shmangeshim nga nje sfond qe per fatin tim eshte dhe afer punes time sic eshte kisha ortodokse.
Ju si mendoni per argumentin ne fjale? Cfare na ben te vecanta?























Wednesday, December 17, 2014

Gilet & Coat

Po e degjuat sakte?
Jelek poshte palltos,nuk eshte ndonje cudi e madhe pasi burrat e kane disi ne uniforme jelek,xhakete e me siper pallto.Por prit , kur jeleku le te themi eshte me i gjate se pallto atehere si t'ja veme emrin.Cfare tjeter pervecse Inspirim Krijim.Askush pervec meje nuk eshte se e realizonte menjehere c'kisha veshur ,sigurisht kishin pare pallton,njihnin jelekun po ashtu bashke,s'po dinin nga ta kapnin,eshte pallto e re apo c'dreqin ke katranosur me pyeten?!
Nga pyetja ndihej qarte qe brenda kuriozitetit kishte dhe nje fare admirimi ne distance dhe nje lloj respekti per mendjen pjellore.
Me besoni qe si alternative vlen shume,te kesh nje veshje shume te ngrohte pasi i ke shtuar shtresat,por njekohesisht te jesh super stylish dhe ne zyre me jelekun e preferuar.
Si mund ta lesh varur ne garderobe jelekun me Pupla kur cdo here qe hap dollapin me duket sikur vuan me mua qe nuk del te shpalose magjine e tij.
Nje kombinim i thjeshte gri me te zeze i cili merr pak drite nga takat metalike dhe pak volum nga puplat poshte palltos,vjen ne te njejten linje te paster dhe ne krehje dhe i shtojne mjaft karakter veshjes syzet rrumbullake nga Celine me ujra.
Ju si mendoni?




















Monday, December 15, 2014

70's

Si cdo vit me nje cirkular u lajmerua data e festes se fundvitit,festa me e madhe e punes,feste per te cilen une ju kam folur filloj e mendoj 2 muaj para.
Por kete vit me shkronja te vogla kish nje ndryshim festa vinte me teme VITET 70!
Po, e lexuat mire Vitet 70 ,nje pershkrim modest jepte alternativat e para te cilat sugjeroheshin si mode e atyre viteve.Nje udhetim ne kohe shume impresionues bere kjo nga njerez serioze dukej mjaft ngacmuese dhe filloi aktivizimi i planit Estel.
Si te jesh mbreteresha e nates edhe ne vitet 70??!!!
Alternativat Disco Party e pantallonat Cowboy duan trupin e Beyonce dhe gjatesine e Rihannes ndaj SKIP skip ...skip atehere si mund te jesh mbreteresha pa qene Beyonce?!
Think Think ... pse te mos vish si Glam ne 70 Hollywood Retro Style.
Disa Kopertina Vogue ne vitet 70 sfilata e Marc Jacobs SS 2014 e cila ishte totalisht e frymezuar nga vitet 70 dhe ja ... dicka filloi te krijohej ashtu si me magji.
Ndihma e profesionisteve ne keto raste eshte celesi i suksesit,ju e dini qe keshilla ime numer 1 eshte te mos rrezikoni per festa (dmth te mos ja lini cdo gje ratsesise vec ne mos keni dhe plan rezerve)
E ne rastin tim profesionistet i gjeta tek Studio G per rreth 2 ore ashtu gjysem shtrire nuk po kuptoja cfare po ndodhte deri kur m'u dha leja te shikohesha.Nje enderr e bere realitet nje personazh i ardhur ne kohe fiks nga vitet 70.Isha gati ,provimin e pare si gjithmone e jap te im shoq (prape ai qe s'ta perton) dhe persa kohe ke ne xhep OK e atij dukej sikur ecja behet me e lehte gati nje fluturim.
Cdo gje sic duhet te jete ne nje feste fundviti ...tapeti i kuq prozhektoret e drejtuar nje fotograf profesionist dhe muzike e mire. Ah po dhe alkol i mire ,shume i mire qe te bente te harroje premtimin qe ti nuk do pije dhe do vije heret pa u shnderruar serish ne Hirushe.
Por dhe si Hirushe duket se kur ke nje princ qe te pret dhe ashtu te shnderruar mendon je vertet me FAT .
Tani pret... dmth zgjohet kur vjen ti eee :D









And here comes the FUN

























































































Total Pageviews