Sunday, December 21, 2014

Velvet Shoes

Ju e dini qe une jam kunder shprehjes If anybody has it than i don't want it. Por ju nuk e dini qe dhe vajza ime e mendon ne te njejten menyre pa e konsumuar si argument me mua. Ne klasen e saj nje djale kish marre nje dhurate per ditelindje nje kulete dhe po mburrej me te pasi ishte dhurata e ditelindjes dhe kuleta kish praktikisht gjithcka. Por nje djale tjeter i klases pohoi qe dhe ai e kish kete kulete ne shtepi sepse dhe atij ja kish bere dikush dhurate me pare. Djali i pare qau duke kembengulur qe askush s'mund ta kishte kuleten si ai pasi atij ja kishin zgjedhur te vecante. Mendova qe e njejta situate na ndodh dhe ne femrave gjate gjithe kohes pohojme qe duam te jemi te vecanta e ne te njejten kohe mburremi me produkte qe ka praktikisht pjesa me e madhe e botes dhe qe kthehen ne etapa jete si nje cante Hermes apo LV takat Louboutin syzet Dior  apo cizmet Balenciaga e sa e sa produkte te tjera te cilat jane prodhuar per te bere xhiron e botes.
A nuk eshte i njejti debat dhe per nje fustan Zara apo Asos apo nje pallto Max Mara ti e deshiron pastaj pas fare pak kohe nuk e do me pasi ja ke pare koleges apo rivales. Me krenari pohoj qe vajza ime me dha nje mesim te mire duke realizuar qe smund te jesh unike me produkte por me ato qe mund te realizosh me to. E njesoj sic ajo pohoi qe nuk e kuptoj pse e beri problem djali qe kish te njejten kuti bojrash me shokun e tij duke argumentuar qe ata kurre sdo kene te njejtin vizatim apo te njejtin shkrim apo te njejtat nota, edhe pse kane te njejten kulete, ashtu e gjeta veten dhe une duke menduar per natyren femerore.Unike nuk te ben veshja dhe as marka por menyra si e vesh dhe si e mban sjellja qe ke nen ate petk por dhe gjithe ndjesia qe ke nen ate lekure te dyte, dhe vetem nese ndihesh vetvetja mund te konsiderohesh unike dhe e vecante.
Edhe kepucet e sotme jane disi unike pasi jane kadife zero. E persa kohe kjo nuk eshte nje zgjedhje e zakonshme te cilen do e preferonin te gjithe mund te konsiderohet e vecante, por kjo ndjesi nuk zgjat shume pasi ne mos kadife zero gjysem gambalet qe vjet ne dimer po perjetojne nje kthim te suksesshem.
Per brezin tim keto kepuce i kemi jetuar ne periudhen me te bukur te jetes adoleshencen e hershme por dhe periudha qe ne ja fusnim kot. Edhe une keshtu u ndjeva ate mengjes qe zgjodha ti vishja kepucet e mia me corape te bardha dhe me nje Jumper Maxi dress me golf te madh sikur po ja fusja kot. Por ajo qe kuptova ishte qe ajo e futura kot me dha nje ndjesi aq te cuditshme me.mbsuhi me emocion dhe ai guximi dukej se me bente krenare per corapet e mia te bardha dhe fustanin e gjate.Sigurisht nen ate veshje qe te kujton dhe prifterinjte smund te shmangeshim nga nje sfond qe per fatin tim eshte dhe afer punes time sic eshte kisha ortodokse.
Ju si mendoni per argumentin ne fjale? Cfare na ben te vecanta?























1 comment:

  1. Mendoj se esht aftesia per te gjetur e pervetsuar trendet me te fundit me minimumin e shpenzimit....
    Pastaj fantazia nuk mungon aq sa ndonjeher mendoj se duhet dhe un te hap nje bloog pasi gjithnje e me sh po ma kerkojn miqte e mi...

    ReplyDelete

Total Pageviews