Thursday, August 16, 2012

Lokrum-Dubrovnik

Ishulli perballe Qytetit te Vjeter ne Dubrovnik qe eshte dhe ishulli me i afert arrihej me udhetime me anije te vogla per 10 min udhetim dhe me nje bilete rreth 15 euro cifti vajte-ardhje.

Ishulli quhet Lokrum dhe te ofronte mbi 5 plazhe nder te cilet njeri per nudiste park lojrash, palester te hapur, nje kafe dhe 2 restorante, park, manastir e c'mund te kerkoje me shume.

E  vend me te pershtatshem per te bere shkrimin per rrobat e banjos nuk mund te gjeja.

Keshillat e mia do ishin keto:

Rrobat e banjos duhen pershtatur padyshim fizikut te gjithseciles e sidomos gjoksit dhe vitheve qe jane me problematiket.
Une personalisht jam per rrobat e banjos me shtrat poshte sy mundesisht per nxirjen e plote te dekoltese por duke i alternuar me rrobabanjot me trekendesha per nxirjen sa me te plote.

Dicka qe vura re ne Kroaci madje kam 3 vjet qe e ve re ishte qe shumica e femrave sapo dilnin nga deti nderronin rroba banjot dhe ne trup mbanin te thata ashtu ne mes te njerzve me peshqire te mbeshtjelle.
Dmth kur te shkoni ne Kroaci sa here te shkoni ne plazh merrni 2 pale rroba banjo me vete.Ndoshta ka nje arsye llogjike se cdo plazh ishte me anije dhe me autobuze ndaj dhe s'mund te udhetoje si pule e lagur.
Cfare vura re tjeter ishte qe dhe ato femra qe benin plazh topless mundesisht aty ku ishim dhe ne vetem merrnin rreze topless dhe kur donin te hidheshin ne uje i vishnin serish pjesen lart.
Tani kuptohet kishin dhe nga ato qe nuk i vishnin dhe ne pjesa femerore ishim duke shtremberuar turinjte sesi njera nuk kishte apo tjetres i varej :)

Nese dhe ju po pyesni si kunata ime pse nuk perdor braziliane :) pergjigjen po jua jap idem sepse ndonjehere dua dhe ti mbuloj EDHE UNE :)

Kalofshi sa me bukur me apo pa rroba banjo :)











5 comments:

  1. Estela shume interesante konstatimet e tua dhe fotot shume te bukura jeni sh vajza te bukura ju puth te trejave!!

    ReplyDelete
  2. Ne fakt, ekziston nje arsye fare e logjikshme per nderrimin e rrobabanjove nje here kur te dilni nga uji - shancat per te fituar ndonje infeksion vagjinal shumfishohen ne qofte se qendroni me rrobabanjo te lagura. Keshtu me tha gjinekologja ime pas eksperiences negative qe kisha. Mu duk keshill i mire dhe vend imire per ta ndare.

    ReplyDelete
    Replies
    1. viola faleminderit.edhe une dyshoja qe kishte nje arsye me te forte qe te justifikonte nderrimin 20 here ne mes te plazhit.

      Delete
  3. per moshen qe keni, jeni trashur shume, po me vone, qe tani me celulute,

    ReplyDelete

Total Pageviews