Tuesday, August 28, 2012

Dubrovnik at Night

Pershendetje serish,

me duhet te shfajesohem disi per vonesen e gjate ne postime dhe jam e pavendosur duke pare popullaritetin e blogut qe rritet nese duhet te them arsyen qe dhashe ne pune qe "kisha gocen semure" ,apo thjesht qe atje ku isha une nuk  kishte internet.

E nejse po e vazhdoj aty ku e lashe ne Dubrovnik meqenese arsenali i veshjeve s'ka mbaruar ende e ndoshta  mund tju vleje ndonje info.
Te gjithe besoj e kemi te degjuar e tashme e dime qe sapo kalon kufirin shqiptar njerzit zgjaten ne nje menyre gati gati te frikshme.E meqenese per mua ish hera e trete qe vizitoja Dubrovnikun kesaj radhe me mbetej vetem te konstatoja ato qe i kisha thene kunates time e cila eshte 1.78cm qe atje do ndihesh e shkurter. Kuptohet qe natyra jone femrore analizone cdo centimeter te staturave te tyre duke pritur mos gjenim rastesisht ndonje difekt por jo perfudnimisht jane popull i bukur dhe sekretin e bukurise e kishin  te thjeshtesia.
E vendosem qe te hynim ne nje dyqan syzesh mos gjeja te preferuarat e mia MIU MIU per kete sezon pasi i pame ne poster ne vitrine.Hello may i help you? qe ketu filloi diskriminimi e kuptuan qe jemi turiste e jo Kroate :) nga gjatesia. We want to see those MIU MIU sunglasses please i thame.Nderkohe kishim 2 meshkuj qe po shikonin e provonin syze para nesh.
Bejme ti shikojme syzet tona te dashura vervit koken ketej e vervit koken andej po hic s'na linin ata dy zdapet.Gjej hapesira bosh qe ti gjenim syzet te stendat po hic vetem xhepat e pantallonave te atyre kishim para syve.
E dolem nga dyqani duke share Po ju .... dhjefsha rracen pra :)

MIU MIU Sunglasses Fall 2011


                         









6 comments:

  1. Na ke genjyer Estele ahaaaaaaaaaa ne na the po bej nje veshje te pershtatshme per plazh dhe une u perpoqa te t'imitoja pa ja dale dot mbane, prase se prape i mbusha dy valixhe me rroba qe s'i vesha ahaaaaaaaa as ne Dubrovnik shih sa e bukur je me te bardha ahaaaaaaaa Me pelqen kliku qe bej ketu tek ty edhe pse mungon gjate ke goxha material per cdo rast te perditshem apo ceremonie ;-)))) Keshtu qe mos u bej merak , kthim me krahe te lehte ne pune :-)

    ReplyDelete
  2. Është shumë e vërtetë, sa më shumë të ecësh në drejtim të Veriut, lartësohen malet dhe staturat e meshkujve, por edhe të femrave (me pak fjalë gjirokastritët edhe fëmijët i bëjnë të vegjël :-). Kam qenë një herë para ca vitesh në një lokal nate në Potgoricë dhe më dukej vetja "sikur kisha hyrë në ujë" :-)

    ReplyDelete
  3. Boh, s'di si ta perkethej kete post po une dicka kam patur si jehone nga gjyshja ime dhe ende e kam: "Trupi pyll, mendja fyell!!!".

    ReplyDelete
  4. Une jam 183 dhe perseri ndihem e shkurter andej.ju dhjefsha rracen me te vertet :P
    Anyway,dukesh e mrekullueshme :)

    ReplyDelete
  5. Dmth ne qe jemi 1.64 te vrasim veten....:((((

    ReplyDelete
  6. No,love yourself.ato te gjate jan,aq kane.po ku ka si shqiptaret :) rrac e bukur :)

    ReplyDelete

Total Pageviews