Thursday, October 4, 2012

BRITISH British


Pershendetje,

Propozimi i radhes si fashionista e vogel qe jam eshte British Flag ne aksesore apo veshje,eshte shume ngacmues si kombinim Blu -E Bardhe- E kuqe dhe aksesori i nevojshem domosdo duhet te ishte nje cante me flamurin anglez.
Poooor ne fakt canta ka nje sekret shume te kendshem mendoj une meqenese eshte nje ide DIY(do it yourself) origjinale e imja.
Canta erdhi vertet me nje anglez ne nje Trajnim te bankes ku une punoj dhe zoteria ne fjale na qerasi me British Biscuits qe mesa duket nga etiketa kompania i prodhonte qe pre 1837.
Trajnuesi fliste nderkohe qe te trajnuarit shijonin biskotat angleze e une kisha humbur e isha "trajnu krej" prej kutise.
Ate dite isha veshur me Te kuqe dhe te Bardhe dhe gjithcka me duhej ishte ajo kuti biskotash.
Sigurisht qe si e turpshme qe jam nuk e kerkova kutine pasi kishte dhe disa biskota ne te dhe ika ne godinen time me koken pas e zhgenjyer nga Trajnimi me zemer te thyer qe lashe kutine atje.
Nejse mos te zgjatem shume Zoti i Ades i degjoi lutjet e mia,dhe kolegia ime Ada ma solli kutine surprize dhe tha Kjo ishte ajo qe deshe :)
Lumturia ime nuk shpjegohej me fjale dhe sigurisht s'mund ta lija ashtu te paperdorur gjithe kete udhetim te kutise.
2 vrima te kepucari,2 fjongo te kuqe per te bere 2 mbajtese dhe nje rrip i gjate i nje cante te cfaredoshme ( thujase te gjitha cantat kane nga nje te tille rezerve)
Si mendoni ja vlen? Do ta kishit kuptuar vete qe eshte vecse nje mbajtese biskotash?













10 comments:

  1. shuuuuuuuume ide origjinale:)))))) per mendimin tim ky eshte krijuesi:)))))thjesht komplimenta!

    ReplyDelete
  2. Dua te shkruaj nje koment te sinqert, kjo qenka nje cante burrash! Sapo e tha vellai jot:-)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Thuaji vellait tim keshtu fillon behesh addicted pas blogut tim :P
      Sot te vjen nje koment,neser pyet c'ka vene ajo budallaqja hahahaha

      Delete
  3. Estela, urime per edhe nje tjeter post origjinal nga ti! Shkrimi ka sh humor brenda dhe photot jane te embla dhe plot drite! Keep up the good work! www.stockleygardenschic.typepad.com

    ReplyDelete
  4. Oj shejtan ku te shkon mendja ahaaaaaa e perkryer pa fjale shume e bukur si ide , ku do ta gjej nje kuti biskotash tani ahaaaaaaaaaa!

    ReplyDelete
  5. shum ide origjinale :) shum mendim interesant. cte te them tj te lumte mendja Estela :)

    ReplyDelete
  6. ahh sa qesha, urrime per mendimin ai esht per tu vlersuar me shume, idea sh origjinale, bravooo me plq shume!!! ymmyyyy po biskotat si ishin ja vlenin, kutia klas fare ^_^
    xoxo

    ReplyDelete
  7. “I have to apologise my British accent”, duket sikur thonë ndonjëherë “native speaker” ndërsa flasin me të huajt që flasin gjuhën e tyre rrapa-shtrapa. Dhe postimi i radhës duket sikur kërkon falje për gjetjen aq të veçantë dhe kreative, duke dëshmuar se improvizimi nuk mund të kufizohet vetëm në riciklimin e kavanozit të majonezës të mbushur me reçel fiku “bmv” (BoMeVet)!

    ReplyDelete
  8. Kjo shpikja jote me kujton kohen e kutive te djathit bebe ne kohen e leshit. Une e kam pas bere canten me ato kutite e vogla rrumbullake, me rrip jo kaq te bukur si ky se duhet te vuanim shume per te gjetur nje rrip ne ate kohe. sigurisht qe kjo jotja eshte waterproof te pakten :P Eni

    ReplyDelete
  9. Ndihem shume proud qe jam permendur ne blogun tend! Zoti im i degjon lutjet e tua gjithmone, keshtu qe mos u kurse :) The bag looks perfect on you!

    ReplyDelete

Total Pageviews