Pershendetje,
meqenese si mam e 2 gocave jeta e nates nuk eshte prioritet dhe as ndonje ngjarje qe ndodh shpesh ,organizimi nga puna i nje feste ne nje pub te Tiranes me gjeti para pyetjes me pikecuditese ne fund Po c'duhet te veshesh neper Pub-e xhanem?!
Si eshte dress code per kete ambjent dhe meqenese ata rreth e rrotull me kthyen pergjigje te vaketa N-o-r-m-a-a-a-al, Po ja edhe taka edhe sheshka,Po ja fustan ,Po ja xhinse me kemisha... e ne fund si cdo vendim tjeter ne jete Pyet 100 vete e bej si di vete vendosa te vesh kete!
Asnjehere s'e kuptova ndryshimin mes Jumpsuit dhe Playsuit dhe meqenese nuk po shkoja as te kerceja pupthi e as te lozjaaa e quajta Black Overall sic e kishte shkruar ne Fature :)
Perdorimi i Lace-Dantelles me motive siper dhe pantalloni i gjate dhe i gjere mendoj se ishin zgjedhja e duhur per te krijuar imazhin e ftofte dhe njekohsisht misterioz per ambjentin ne fjale.
Nje veshje qe nuk binte ne sy,por qe therret klasin e fshehur ne cdo detaj material gjatesi cdo gje e mbuluar e fshehur dhe intriguese njekohsisht.
What do you think ?!
Ndryshimi qendron tek gjatesia (e mengeve apo/edhe pantallonave): "Playsuit" perdoret kryesisht per ato te shkurtrat, ndersa "jumpsuit" per te gjatat, megjithate nuk eshte nje percaktim definitiv, pasi site te ndryshme bejne klasifikime te ndryshme.
ReplyDeleteP.S Mendoj qe do te ngjaje me mire nese do te kishe veshur nje pale recipeta bust, ose te pakten te ishin ngjyre e zeze.
Alda A.
bashkohem me PS e parafolses
DeleteKeni shume te drejte ama duken vetem nga blici i aparatit pasi ishin ngjyre mishi dhe nuk dukeshin fare.Ato jane dhe prerje sy por duke menduar ndonje kercim te mundshem dhe meqe ishte nata e pare pa bebin e cila ushqehet ende me gji :( e pashe te arsyeshme te mos i hiqja rripat :)
Deleteme plq sh te bukura, edhe sh komode.
ReplyDeleteke bere zgjelljen e duhur!!!!!!
http://lululovefoodandphoto.blogspot.it/
Everything looks good on you :)
ReplyDeletemua me pelqen per vete. shtati pak lart po still me pelqen :) hugs Eni
ReplyDeleteYour best post yet! Absolutely gorgeous! Me pelqen sh dhe hairpiece, kordele eshte?
ReplyDeleteThanks Blerina.
DeletePersonalisht klasi Estel si e the dhe ti ne post duket ne cdo detaj tendind edhe pse veshja ne sy te pare duket shume e thjeshte. Si mund te mos dallohej 1 kombinim aq elegant i cantes, me kordelen dhe me ngjyren e recipetave?!!!
ReplyDeleteVeshja eshte shume klas dhe elegante. Ate cfare pyes veten eshte a ishte edhe ambienti po aq elegant dhe klas edhe pse ishte 1 pub?!!!
A.B.
p.s.
Mendoj se veshjen e ben njeriu dhe tek ty eleganca dhe klasi jane te lindur me frymen tende. Keep going dear!!!
Alba recipetat nuk dukeshin fare se ishin ngjyre mishi dhe me vika inat qe nga blici krijohet ideja qe mund te jene "te bardha" nooooooo :(
DeleteNo problem at all Estel, ti dukesh yll me te bardha e me te zeza, cdo ngjyre eshte thjesht 1 vele shendritje mbi bukurine tende!!!
DeleteMe pelqen shume blogu yt, sapo e zbulova me ante te artikullit ne MAPO MADAME. 2012 paska qene viti per hyrjen ne boten e blogjeve edhe per Shqiperine.
ReplyDeleteThe Dolls Factory
Prsh nga komenti juaj nuk vonova dhe e bleva urgjent revisten dhe me pelqeu shkrimi dhe sigurisht u njoha dhe me blogun tend.
DeleteDo te te ndjek me kenaqesi.
fustanin e zi akoma se kam veshur. Po pergatis nje photoshoot te vecante por akoma se kam vendosur nese do jete look si dark me teme shtriga e borebardhes apo look romantik .
DeleteI shof shpesh me kureshtje keto jumpsuits neper sitet ku porosis gjerat e mia, nuk e di a do me mbushet ndonjehere mendja ti ble por nje gje eshte e sigurt tek ti rrine shume bukur,pastaj cfare nuk te rri bukur ty xhanem....ha ha ha...big like :)
ReplyDeleteSonja te falenderoj,edhe une nuk do e blija pa e provuar ne trup.Ky ishte i pari playsuit qe kam blere dhe mesa duket paskam qelluar ne shenje.
DeleteÇanta ! Kam te njejten çante, por ne ngjyre tjeter, besoj e pe :)
ReplyDeleteMe pelqen te navigoj ne blogun tend !
Following :)
Eranda
www.dollhousescrapbook.com
Më pëlqen që ke përmendur “dress code”, mgjths më shumë e ndeshim në formën “dress kot”, si p.sh. ceremonia e zgjedhjes së presidentit: një paradë e shembujve pafund se si s’duhet të vishemi, ku dukej se ishin mbledhur në të njëjtin vend zboriste/ët, infermiere/ët dhe inxhiniere/ët e kantjerit me uniformat e tyre respektive! Apo një politikan i njohur, që vesh çdo 3 nga 2 herë që del në tv, një xhaketë bojqelli (po, po bojqelli, jo blu), që e kish veshur edhe në ditën e funeralit të Arbër Xhaferrit…
ReplyDeleteNëse je e pasigurt dhe nuk ke për të dalë në temperaturë 40 gradë, zgjidh diçka të zezë se del me faqe të bardhë! Një rregull i thjeshtë për ta kthyer pikëpyetjen në pikëçuditëse… Nuk preferoj të bëj komente, nëse më pëlqen apo jo postimi, sepse vetëm TVSH-në e ndjek me pasionin e ndjekjes së limiteve të budallallëkut njerëzor
This comment has been removed by the author.
ReplyDeletePer mendimin tim te nxjerr te shendosh, gjithecka eshte ne vend te vet por te nxjerr te shendosh???? Ona.
ReplyDeleteHahaha Ona, kjo ishte nje shuplake e forte me me sjelle ne terezi. ndihem si ai zogu qe sa kish nis fluturimin dhe del nje femije me llastiqe dhe shenon ne shenje :)
DeleteThis comment has been removed by the author.
DeleteHahahaha te kerkoj ndjese, nuk ishte ky qellimi im :) ne pergjithesi te ndjek dhe realisht me pelqen cfare shkuan, veshjet dhe kombinimet por Playsuit yt .... :PPP gjithesesi te shikosh cfare kam veshur une sot do me thuash: "Si mi dhe ke goje dhe me shan mua" :)))
DeleteJa kalofsh mire. ONA
Shume komplimenta per fizikun dhe per pamjen. Si mama e dy gocave dukesh uauuuu :D
ReplyDeleteP.S Nuk besoj se ke nevoj per xixa ose temina per te rene ne sy.