Tuesday, March 12, 2013

Secrets

Sa me shume mendoj per blogun aq me shume me mbushet mendja qe eshte thjesht nje ditar,dhe per kete arsye te gjithe duhet ta kosiderojne te tille.
Por ndryshe nga nje ditar sekret Blogu eshte ditar i hapur qe mund ta lexojne te gjithe,ku ti perballesh me cdo gje qe shkruan,ndaj per kete arsye nuk mbart sekretin e Ditarit por Guximin e Krijuesit te tij per te ndare cdo dite grimca me apo pa rendesi ne te.
Veshja e sotme nuk ka asnje sekret pervecse del nga arkiva e rrobave qe une qepja para 3 vjetesh dhe eshte imitim i nje kostumi te Victoria Bechkam,meqenese design-i eshte me vija te holla te verdha mendova ta kombinoj me te verdhe.
Rripi ne stilin Peplum me duket sikur vetem e shton feminilitetin dhe ndaj preferoj qe ta vendos,dhe fjongo e tille si kjo e rripit do jete Varesja e ardhshme me ne mode perpos Zinxhireve apo Gjerdaneve te renduar :) dhe mos me thoni qe nuk jua thashe  dhe e mbajta Sekret.
Te kalojme te eksperienca e sotme me Sekretin,e cila ishte dhe teme ne emisionin e Pasdites.
Vajza ime dje u be me ditar dhe persa kohe dhe une kam mbajtur ditar pas Lindjes se saj nuk me cuditi fare kjo sjellje.
Eshte e cuditshme ne fakt sepse Lea akoma nuk ka shkuar ne klase te pare por di te shkruaj kuptohet me gabime me shkronja Kapitale :) ja pak a shume si mama e vet qe i ve ku te mundet keto Kapitalet :)
Nejse t'i bie shkurt ju dhurua nje Ditar me Celes dhe as nuk e mendova qe do e perdorte por shikoj qe gia kishim arritur te fleta e trete
Kapitulli i pare! piu o meno
IDASHURDITAR
SOTMEERDHEN2SHOQE
ATODHEUNLUAJTEMMELODRATEMIA
NEJAKALUAMSHUMMIRE
KAQPERSOT
Dita tjeter
SOTJAMSHUMEMERZITURSE MOTRA ME HENGRIGJITHHARIBOT
SAQAVA
dhe Fleta e Trete
SEKRETI ...qe me mire te mos e kisha lexuar hahahahah

Tani te verteten si silleni ju para Ditarit te dikujt nese e gjeni Hapur qofte mikeshe moter apo femije?!!























16 comments:

  1. Me kete teme me ke prekur ne tela pasi une deri kur shkova ne fakultet kam mbajt ditar. Gjeja me e mire eshte te mos ja lexosh vajzes ditarin, ose te pakten ajo te mos e marri vesh (pasi kuptohet meraku i mamave :) Veshja shume e bukur:)))

    ReplyDelete
  2. Sa yll kjo veshje, me duket me e bukura nga te gjitha deri tani. Te lutem mos e mbaj sekret emrin e stilistit/stilistes :)

    ReplyDelete
  3. Me pelqen shume, dukesh shume elegante dhe classy :)

    ReplyDelete
  4. Le ta filloj kete koment paksa nga mbrapsht:
    (analize mbi veshjen)
    C'ka adhuroj tek kjo veshje s'eshte vetem rigoroziteti i stilit V.Beckham (te cilin rrobaqepsja e ka sjelle shume mire), por edhe ciltersia e lidhur fjongo ne menyre te kendsheme dhe spontane me krijimtarine e fantazise tende, duke arritur keshtu ta sjell kete kombinim jo vetem elegant si eshte po edhe paksa te PAFORMALIZUAR - dmth avoiding on being a dresscode - (s'e di sa e qarte isha, po si mengjes qe eshte MA FALNI, po s'e patet kuptuar). Pervec detajeve te zverdhura qe i japin shume drite veshjes, ajo cka i jep akoma me drite dhe romantizem kesaj veshje eshte kjo pamja e jote si e sapo zgjuar nga ENDRRAT. Floku paksa i shpupurisur, veshtrimi i perhumbur ne kerkim te SEKRETIT, dhe make up kaq natyral sa thjesht i vene theksin tipareve te tua.
    (analize mbi pyetjen themelore - si veprojme me hapjen e 1 ditari apo kur e gjejme te hapur?)
    Mendoj se ketu s'mund te jepet 1 pergjigje definitive, pasi 2 jane faktoret kryesor qe ndikojne ne PRINCIPI (qe ditari i dikujt tjeter s'duhet lexuar) dhe gjendja jone shpirterore e momentit (totalisht i varur nga NIVELI I KURIOZITETIT qe mbartim ne si persona, dhe perderisa ky blog - eshte ditar femeror, jam mese e bindur qe KURIOZITETI eshte FEMER dha hajde ta ndalesh ate?!!!)......, me pas vjen 1 sens AUTOGJYKIMI FINAL qe themi: "me mire shume gjera mos ti dime sesa ti dime, jeta jone do te ishte shume me me pak komplekse sikur te mos dinim" - si une qe di gjithcka te mos dij ate qe eshte shkruar brenda ketij ditari?!!!!

    ReplyDelete
  5. E dashur Estela..Ne fakt ky i ashtuquajturi blog qe une dhe ti kemi krijuar(por edhe shume vajza te tjera)eshte pikerisht nje ditar dhe sa e veshtire na qenka per ta kuptuar kte gje. Nuk eshte nje faqe ku mund te zgjidhen probleme ku mund te shahet apo gjykohet (sepse ne na intereson mendimi dhe jo gjykimi)per ato cka shfaqim ne te.
    Do me thuash ne momentin qe shfaqemi duhet te gjykohemi nga gjithesecili qe na sheh vetem per kete gje.
    E pra qenka shume e cuditshme sesa vajza te tilla paska sot per sot dhe akoma me e cuditshme eshte kur te pyesin, po pse ke hapur nje blog cfar do te tregosh,,qe ke rroba?(brands apo jo) apo sesa e bukur je??
    Dhe cila eshte prgj ne kete rast!! Mos me ndiq e dashur, nuk jam per ty ketu:)
    U zgjata pak por as vete nuk e kuptova sa shume paskam shkruajtur.
    Sa per veshjen,,sot je nje Beckham e vertete!!
    Te pershendes
    http://joysinani.blogspot.gr/

    ReplyDelete
    Replies
    1. Mese e vertete Joy shpesh gjendesh ne kete pozicion qe duhet te shpjegohesh per zgjedhjet e tua.
      Ne fakt une te keshilloj te mos e vrasesh shume mendjen cfare mendojne te tjeret per blogun tend dhe ta perdoresh ashtu si e ndjen ti vete.
      Te falenderoj per komentin e sinqerte.

      Delete
  6. Je shume e kendshme, te pergezoj! Sugjerimi im do te ishte te mos i theksoje aq shume vetullat me laps pasi rrezikon t'a egersosh fytyren shume. E vura theksin te makiazhi :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Te falenderoj jon :)
      Do mundohem te gjej nje ngjyre me te embel.

      Delete
  7. --Estela,kush ishte sekreti?! E di qe eshte pyetje retorike,perndryshe do ta kishe treguar qe ne fillim :)
    Sa per pyetjen tende: Kush mund ti rezistoje nje ditari e dashur? ^_^ Nuk jam mistrece,por sigurisht qe nje sy do t'i hidhja. Kushdo qe thote se nuk do ta bente,per arsye morali,perceptimi etj,etj,une nuk e besoj.
    Thone se shume sekrete te hidhura jane zbuluar nga ditaret,sikurse shume ngjarje jane parandaluar po nga ditaret. Pra,morali: Leximi i nje ditari na ben mire! Sa me fshehur,aq me shume shijon,derisa lexon ndonje gje te hidhur,se mban dot veten, ja thua "personit" dhe harroje te te bjere ne dore me ai ditar! Ah lum si ti qe lexon per Haribo te ngrena, lol
    --Outfit-i i sotem shume i bukur,do veçoja fjongot e verdha! Karamele! <3

    ReplyDelete
  8. Estelaaa je e mbrekullueshme :)

    ReplyDelete
  9. Rripi shume interesant, perpos te verdhes qe te shplodh syte

    ReplyDelete
  10. like like like pale trupi qe te duket ylllllllll ela

    ReplyDelete
  11. Veshja fantastike Estela!
    Ndersa sa per leximin e ditarit te dikujt tjeter, sigurohu qe vajza te mos te gjeje kurre duke ia lexuar, sepse te jesh e sigurt qe do shkurajohet te shkruaje me pastaj. Me ka ndodhur kjo me mamin, e kam gjetur duke ma lexuar ditarin, dhe tani pas shume vitesh nuk e marr mundimin te mbaj ditar, sepse nuk ndihem e sigurt qe askush nuk do ta lexoje.

    ReplyDelete
  12. Me ngacmove kujtimet me kete muhabetin e ditarit...fillova te shkruaj qe diten qe mbusha 12 vjec ,ditarin ma sollen dhurate,per shume vite deri pas lindjes se djalit te pare kam shkruajtur rregullisht...pastaj jeta me ndavi nga ajo pjese e embel e te shprehurit te vehtes ne leter,thelle thelle me dukej sikur imitoja shkrimtaret e mia te preferuara dhe vulosja kujtimet ,idete che endrrat ne ato faqe....ditaret e ma ishin kudo neper shtepi,asnjehere nuk mi ka lexuar kush,jam shume e sigurt per kete...isha aq e hapur me mamin sa ajo nuk kishte fare nevoje te lexone ditaret e mia...derisa nje dite....burri i tezes time tip zevzeku..kishte rene squk ca dite ....ne kujtuam cpati por shpejt zbulova qe ai merrte ditarin im dhe e lexonte fshehurazi....,me erdhi plasja po c'ti beja,mi nxorri prej hundesh ato pushime ate vit...

    ReplyDelete

Total Pageviews