Monday, June 17, 2013

Jacket Dress

Ne kete dite kaq te nxehte ndoshta nuk eshte fare mire te postosh keshtu gjerash ,por meqe fustani mendoj se do ju pelqeje po aq sa mua po rrezikoj.
Fustani eshte Vintage dhe 100% Silk por mua me kujton shume trendin e Jacket Dress meqenese ka Jake dhe Kopsa dopio pak a shume si Jacket Dress-i qe une e pelqej pafund te ato qe e kane guxuar Rihanna apo Miley :) ( me kete Mileyn se c'me ka hypur qe s'eshte as tipi im booo) 

Mund ta kisha shkurtuar dhe ta beja mini por nuk ma beri dora.

Me dukej sikur nese do tentoja ta beja, per fustanin do ishte nje torture e vertete dhe vertet tani qe e mendoj ai eshte krijuar ashtu ndaj me c'te drejte vetem per te nxjerre nje pellembe shalka fustani duhet te vuaje e te ndryshoje identitetin e tij.Ndaj e flaka tutje kete mendim te poshter dhe te pavlere dhe uroj qe fustani te mos dije te lexoje :) per te ardhe me kete look Granny Granny.

Ku i dihet ndoshta nje dite e vesh dhe pasi te jem bere gjyshe e atehere Fustani do me thote
PO ti Bitch qe doje te me shkurtoje te nxirrje keto shalet e thata me rrudha (ne rastin me te mire shalet e mia kur te behem gjyshe sepse ne te kundert i bie te mos me beje fustani)  cfare do thuash tani???!!!

Dhe me kete post me vjen deshira ti them te dyja Gjysheve te mia qe I DUA shume sidomos ate qe me ka rritur Gjyshen e Shkodres diplomaten time te vogel nanen Pashke qe cdo gje qe bej une eshte perfekte per te madje dhe Lencin qe nuk e deshi asnje ishte I DUHURI per mua(pervec ngjyres se flokeve ahhahahaha) 

Shpresoj qe kur te shohe modelin e ri (Ate te Miley-t pra ke tjeter ) mos ti bjere infarkt si asokohe kur ishim 13-14 vjec dhe shikonim Non e la Rai dhe na tha mendja te dyjave (mua dhe Esteres) te benim floket si binjaket e programit dhe i mbanim me 4 kile xhel perpjete.
Gjyshja kur na pa nuk na takoi fare u ul ne kolltuk dhe kerkoi uje (jo rubineti te kuptohemi qe ne '95 gjyshja ime e dinte qe sduhet te pinte uje rubineti:) dhe i mbine ne dore disa hapa si thone shkodranet ilaceve.Ne s'morem vesh gje derisa mami na mori nga dhoma dhe tha Ulini ato floke se nga ato e ka.Qe prej asaj kohe sa here merrnim vesh qe po vinte gjyshja apo iknim ne ne Shkoder floket tona kreheshin me vije anash dhe te shtrira poshte :)

Se po ta tha GJYSHJA ka marre fund :)































6 comments:

  1. sandalet dhe fustani shume te bukura, krehja jote po ashtu... tani kuptoj nga ke marre kaq shume dhe je person kaq karizmatik... nje perqafim per nena Pashken tende dhe nje puthje per nena Marien time atje lart ne qiell e nena Dilen qe do shkoj ta takoj qe ne mengjes neser, pa vajtur ne pune :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Dori te falenderoj per komentin dhe lum si ato qe i kane gjyshet dhe mamate prane jane vec te bekuara

      Delete
  2. Ky fustani eshte.....spo gjej nje fjale, por di vetem te them nese nje dite vendos te mos e kesh me praneeeeeeeeeeeeeee, ti e di se kush do ta adoptoje :PPPP

    ReplyDelete
  3. sa mondane kete dale me kete outfit ose kete ndjesi me dhe mua po lyerja e gishtav t e kembes ishin per syrin e keq :P :)

    ReplyDelete
  4. Me pelqen shume portreti dhe kominimi i ngjyrave te tualetit me ato te fustanit. Sa per kete te fundit se di nqs do guxoja per veten time me nje model te tille....:)

    ReplyDelete
  5. This comment has been removed by the author.

    ReplyDelete

Total Pageviews