Sot dukej si dite qe nuk premtonte shume por nuk duhet te vini bast kurre per asgje.
Nese per te gjithe e diela eshte pushim,ndodh qe nje here ne 20 vjet te marresh vesh qe duhet te shkosh ne pune edhe te dielen. Dhe ne kete rast duhet te zgjedhesh nje outfit si per dite OFF dhe ku ka me mire se nje OFF shouder Dress i lehteeee me efekt ombre qe me ndihme te zotit do zhduket nga kokat e femrave dhe te shfaqet ne veshje si fustani im.Topat vetem i shtojne lezetin dhe afermendsh qe duhej kombinuar me espadrilles me vija bardhe e blu,pasi tashme e mesuam qe ku ka topa mund te rrine fare mire dhe vijat.
Per te vazhduar me canten Big Size pa forme e cila me nje menyre mbajtje alternative si Victoria Beckham si Clutch i shton piperin veshjes( dhe une qe skam lidhje fare me kuzhinen tentoj te perdor terma qe mua sme thone asgje sikurse dhe kuptimi i kesaj forme te mbajturi :)
Dhe meqenese jam betuar qe ne kete blog dua te jem e sinqerte me duhet te pranoj qe kur e mora vesh qe isha une e perzgjedhura per te dale te dielen ne pune,nga njera ane vuaja padrejtesine pse duhet te isha une me parnerin me kembe te thyer dhe 2 vajzat te vogla , e nga ana tjeter isha po aq e lumtur pikerisht per te njejten arsye se kisha partnerin me kembe te thyer dhe 2 vajzat e vogla per te mbajtur!!!
Mund te tingelloje e shemtuar e di por jam e bindur qe disa prej jush e kuptojne cfare dua te them.
E meqenese njeriun e mire e ndihmon fati (ne kete rast njeriu i mire mendohet te jem une eeee ) duket pak qesharake pas atij konfirmimit te brakstisjes se familjes :( gjithsesi me perzune per te njejten arsye Ik se ke 2 gocat :)
Por tani ishte shume vone krehja ishte paguar qe ne 8, dado per te mbajtur vajzar,parkimi gjithashtu,fustani priste me kersheri te kish vemendjen e tij dhe ne pazar :) ndaj nevojitej vetem organizimi.
E ku ka me mire se nje dreke e paplanifikuar me binjaken pa femije (une pa femije,jo motra,prape une njeri i mire eeee)
Ah dhe dicka me fustanin e sotem ndjeja qe duhet te rishkruaja 2 rregullat kryesore ne te veshur pasi deri dje isha betuar qe s'do vishje kurre asgje me shpatullat e zbukuara si vrima dhe ja ku jam sot e lumtur si femije.
Never say never!!!
There is no rules!!!
Firmosur Njeriu i Mire
Estela UJKA
fustani shume i bukur, te jep pershtypjen e pastertise dhe freskise :))))
ReplyDelete