Tuesday, October 29, 2013

Red Carpet

Nese per shumicen ftesat per evente priten me nje lloj bezdisje te vertete apo te shtirur per mua ftesa per 1 vjetorin e revistes Story por dhe premiera e filmit Harms ishin pak a shume si bileta per parajse :) madje arrija te degjoja dhe kembanat ne koke dhe qe nga ai moment nuk isha mamaja e askujt dhe as gruaja apo motra. Kisha vetem nje mision ! Te kaloja pritshmerite e mia dhe kjo ishte mundesia me e mire ne nje terren me personazhe te njohur qe tashme me detyren e re me duhet te komentoj here pas here,ndaj duhet te isha e persosur po po kjo eshte fjala e sakte.
Po eshte e mundur kjo kur ftesen e merr nje dite para dhe rastesisht qellon te jesh nje mami me 2 goca qe e mbaron punen ne 5 dhe ne 5 e 30 duhet te shoqerosh vajzen ne kurs.
Epo asgje s'eshte e pamundur tashme te gjithe e dime kete mjafton ta duash dicka shume dhe te besosh fort qe mundesh ta realizosh.
Une e dija cfare doja per kete event,doja nje veshje qe te mos shfaqte asnje pjese te trupit por njekohsisht te ishte sensuale doja te ishte nje krijim i imi qe te me perfaqesonte doja te ishte e zeze pasi vertet nuk doja te bija ne sy me heren e pare por padyshim nuk doja te isha dhe ne hije ndaj gjithcka qe me duhej dhe qe me kish mesuar anna dello russo ishte pak faux fur apo pelice e rreme :)
Shume mikesha e kishin kuptuar nga statusi qe dicka po ziente ne corben time po askush nuk mendoj se e parashikoi dhe kerkesen time ne Facebook :)
Sikur te mjaftonte nje pellush vajta bleva 2 te tille po dhe pak lekure per ndonje rast tjeter se nuk i dihet le te jete gjendje. Ah po ne rastet kur ty te nevojitet ndihme si ne rastin e tapetit te kuq guess what dadoja ka dasem per vete  dhe keshtu qe shqetesimi jot zhvendoset nga pelicja apo pellushi te ku te plas gocat?!...ok motra kunata jane gjithnje zgjidhja do sakrifikohen pak per motren apo kunaten vip se cu pa puna pastaj.Mengjesi me gjen te rrobaqepsja duke i shpjeguar cfare dua dmth nje tegel asgje me shume dhe buzeqeshja e saj me shprehjen je dreq ti me me kushtoi 1.000 all.
Eh mendova edhe ti ne fakt :)
Po afrohej momenti ,qe nga ora 3 filloi lepirja e flokeve some fake lashes qe mendoj me mire mos ti kisha vene ne fakt grimi dhe gjithcka ishte gati.
Ah po i lutem tim shoqi per te fundit here mos me shoqeronte ai ne premieren e filmit ,por pergjigja e tij ishte mos do me japesh dhe kokoshka gje :) a thua ti se ka vdekur njeri nga dy kokoshka.
Me pas zbarkimi i vajzave te kunata dhe qe aty trupin ta pershkon nje ndjesi e paqme nje perjetim i lirise dhe shikon qe i vetmi person qe duhet te durosh je ti.
Aty kupton qe ne fakt s'ke patur nevoje thjesht per tapetin e kuq por ke patur nevoje te rrish me veten te shijosh veten dhe per nje cast te ndalosh e te pyesesh veten cfare te pelqen.
Ok zbritja nga makina nuk ngjante me zbritjen nga limuzina dhe askush nuk ma hapi deren edhe pse kisha pelice ne fustan dhe taka floriri por mu desh madje ti lutesha xhaxhi policit per nje vend parkimi ,per fatin tim te mire nuk tha jo (he pra he)
E me pas ja aty ishte tapeti i kuq ngushellimi im Charlize Theron e ne fakt ky ishte sugjerimi i mikes time ajo gjithnje paraqitet vetem me tha mos e vrit mendjen. Nje stende dhe fotografe a nuk ishte sic e kisha menduar ,pershendetjet e kortezise me zonjat e shtepise dhe ja kaq ishte. Nje gote shampanje ne dore dhe me dukej sikur nata sdo mbaronte kurre. Personazhet e njohur kalonin njeri pas tjetrit ndalonin ne stende here me deshire e here me ndroje per momentin e tyre te vemendjes serish puthje ne ajer shtrengime duarsh shikime tangente cdo gje shume e natyrshme dhe ashtu sic e kisha menduar... Kur hej nje femer vip i drejtohet nje tjetre me "zoguuuu" hej zoguuu dhe ajo i pergjigjet serish me zoguuuuu.
U shkunda pak sikur te mos e kisha degjuar kete bisede dhe u drejtova per ne kinema per premieren. Turp ishte po me te pare Blerimin rashe dhe une ne kurthin e tij dhe i vodha nje foto ,who cares per tu bere ishte ajo pune me mire ta heqesh qafe shpejt e shpejt sesa te presesh rradhen at least do i them vetes isha e para hahahahha
U ula ne kinema diku afer dhe nuk ishte fare ide e mire se personazhet sa sme  hynin ne sy dhe nga profesioni qe kam qe duhet ta degjosh tjetrin me vemendje edhe filmin e mora sh seriozisht. Filmi ishte pak i cuditshem per shijet tona ,shume dhune shume gjak skena lakuriqesie te panevojshme skena seksi me pleq edhe keto jo fort te domosdoshme pastaj pleq qe grabisim banka dhe ne mes nje Blerim qe kishte humbur rrugen. Por kushdo qe e kish veshur blerimin e kish veshur sh mire.Gjate gjithe filmit ndoshta pjesa me seksi ishte mbytja e nje teshtime nga nje bjonde ne krahun tim e cila sado qe tentonte ta mbyste teshtima dilte me e holle e me e shpeshte.
Filmi mbaroi shumica falenderuan zotin ca si une bene sikur e kuptuan dhe ne fakt them se e kuptova por kjo ishte aftesia ime jo e regjisorit,dhe me pas u zhvendosem ne pedonale. Festa ishte organizuar ne trotuar dhe per mendimin tim ishte gjetja me origjinale dhe me e  menduar bukur per nje reviste kryesisht gossip por jo vetem,muzike live nje bar ne pedonale dhe nje tende e madhe. Matane kembesore te rinj qe kalonin dhe ndalonin te fotografonin personazhet e tyre te preferuar ,por dhe per te degjuar pak muzike nje shfaqje qytetarie shume e kendshme nga kushdo spektator qe ishte fill pas kurrizit tone por  qe dukej qe i mjaftonte aq.
Festa shkoi shume mire si cdo feste me njohje te reja e te vjetra me nje miksim ndjesish qe ende nuk kupton vertet si je ndjere dhe me nje komfirmim vetes qe kaq ishte mbaroi.
Ah dikush ne feste nuk e besoi qe kisha 2 vajza dhe une nuk e kuptova por pse por i thashe  faleminderit ,po as vete nuk e kuptova nga me doli ai falenderim dhe nese kjo ish gje e mire apo e keqe. Kaq mu desh qe te kujtoja qe kisha dy vajza madje duke e thene dhe u kujtova se me ish mbushur mendja qe kisha zbritur me ndonje jet privat rus cne une vajza njehere.
Kur vajta te vajzat dhe te kunata me motren isha e perhumbur nderkohe mos me pyesni si dukeshin ato me 4femije ku secili  ka kerkesat e veta,madje ua vura dhe ne dukje Po Cfare keni sesi me dukeni?! Hahhahaha me mire mos tua them pergjigjen e tyre.
Mora vajzat e mia te pergjumura dhe kuptova qe me duhej te zgjohesha,edhe pse tashme nuk me vinte keq fare pasi zgjimi im ishte po aq i mrekullueshem sa dhe tapeti i kuq...












































7 comments:

  1. estela dukesh vertete si nje yll ne tapetin e kuq ashtu si e paske bere edhe vete pershkrimin e magjishme, shume clasy , personazhi me fund te kuq ne fund gjithashtu komplimenta ne fillim nuk po e dalloje se paska nje ngjashmeri shume te ty :)

    ReplyDelete
  2. Sikur ke ardhur nga Parisi. Cdo gje perfekte.....edhe mua mu duke si zonja me fundin e kuq dhe mendova "ku eshte fur-i dhe kepucet e florinjta?....vetem kur dole ti me poshte u habita dhe shkova perseri te fotoja epare....:)

    ReplyDelete
  3. Absolutisht nuk do te ngaterroja me Ilda Lumanin, edhe pse vetem nga modeli i flokeve ngjani. Je e mrekullueshme, si gjithnje e vecante, rrezellitese, classy...(e pafund metafora dhe epitete te tjera do te shtoja..) I adore your style!!

    ReplyDelete
  4. Si parafolësi/et dhe mua mu ngatërruan gishtat tek tastjera, kur mendova se mund të ishe tek foto e parë, se çanta mu duk pak e madhe! Sikur të mos e kishe përmendur në tekst, do mendoja se ke ardhur me të vërtetë me limuzinë. Disa veshje të VUP-save (Very Unimportant Persons) mu dukën më shumë për eventin e Dados, ose konferencën e 7-të të bashkimeve profesionale, se sa për tapetin e kuq.

    ReplyDelete
  5. Komplimente Stela, Sh. bukur, je origjinale dhe nje artiste e lindur. Te admiroj edhe per pjesen se si menaxhon diten per te qene perfekte ne cdo drejtim pa lene mangut asgje nga lista pafund e deyrave.......

    ReplyDelete
  6. Me pelqen me te vertet shume dhe duket qe ruset ta kane prish mendjen... love it

    ReplyDelete
  7. E lexova pershkrimin tend ne mengjes ne momentin qe hap adresa gjoja per ndonje e mail por faktikisht shoh postime fashion :P ,(por nuk munda te te bej koment sepse gjithmone behem vone ne pune) dhe me bere te ve buzen ne gaz me pershkrimin tend,me autoironine qe te karakterizon me sinqeritetin dhe natyrshmirine qe i tregon gjerat.Veshja jote ishte me e mira (e thashe kete me postimin best well dressed) me me stil dhe na percilte shume style...nuk e di por ti perpiqesh gjithmone te na befasosh e te kalosh pritshmerite tona.Por pa dyshim nuk na zgenjen kurre. Go Go Go ESTELA.....

    ReplyDelete

Total Pageviews