Thursday, October 17, 2013

The BET - Stella McCartney Plaid Sweater

Ju tashme e dini qe pjese e blogut eshte dhe marredhenia fantastike qe kam me miken time te Milanos po me ate Alben.
Dhe ju tashme e dini qe ne nuk konkurojme vetem me blogjet tona me stil apo shije por konkurojme cdo dite me fantazi cmenduri dhe idjotsi :)

Pasi percollem me kersheri sic thone shkrimtaret e medhenj cdo sfilate te SS 14 Ready to Wear pasi i beme cope review-t e cdo sfilate dhe beme Top Listen tone me 5 "te paprekshmit" dhe pastaj me ata qe do i benim nje vend ne garderobe nese keta te "paarritshmit" per momentin s'do i blinim dot atehere filluam diskutimet tona konstruktive te Item-it apo trendeve qe do shperndahen me shpejt.

Dhe konstatimi im ishte qe Pullovra e Stella Mccartneyt ajo me dizenjo Oversized Plaid e zbehur po ajo e bardha qe kushton rreth  1200 usd do jete Artikulli me i lancuar neper Blogjet e mirenjohura  apo Revista thene ndryshe do behet Boze si pulovra e Kenzos me tigrin.

Alba mendonte  te kunderten qe askush nuk do preferonte te vishej me nje batanije me kuadrata ku qimet do te bezdisnin pafund dhe ti do perfundoje e zhveshur ne rruge dhe kjo do ishte alternative me e mire ne fakt.

Meqenese nuhatja ime si zor te me braktiste ne keshtu rastesh une numeroja ditet mbrapsht kur Mirosllava  ime (se tani kam periudhen e ruseve do me duroni pak) te postonte pulovren e famshme,dhe ajo dite erdhi si dhurate me Festen e Bajramit Mira poston nje foto ne Aeroport shume larg por qe une dalloja qarte Pulovren e Stelles dhe te Esteles ne fakt :)

Tani qe ju t'ju mbushet mendja top qe idjotesia ime nuk ka kufinj dhe nuk mbaron ne keto gjera pa bereqet :) por shkon pertej ketyre "basteve" propozimi i sotem vjen pikerisht me kete dizenjo.
Nje dizenjo me kuadrate te zbehte gri me te kuqe ne nje fushe te bardhe edhe pse tashme ne nje T-shirt meshkujsh mund te jete  artikull po aq joshes dhe sfidues per ta blere te kuptohemi me nje cmim rreth100 here me lire se Pulovra e zonjes.

Por kesaj here  une dhe mikja ime Alba ishim te dyja dakord per ta blere dhe s'mund te mos pranoj qe na vinte aq shume per te qeshur me kete deduksion te gjate i cili  konfirmon per te 1000-ten here qe Fashion is absolutely  FUN.


Photos - Courtesy of Soela Zani


















Dhe nese po pyesnit ku eshte Mira?

http://instagram.com/p/femstZs1ab/



3 comments:

  1. Se Estela nuk shkruan gjate, po kur shkruan, shkruan ama! Nuk po flas per fotot se tashme dihet qe i qan ;)

    ReplyDelete
  2. Cte te them? Qe me shkrive duke qeshur me vete ne pike te mengjesit, ja po e them.
    Per zgjedhjen se di, por ti dukesh gjithmon e mrekullueshme, cfaredolloje gjeje qe te veshesh.

    ReplyDelete

Total Pageviews