Thursday, March 6, 2014

Camel TOP


Cfare mund te jete me e domosdoshme se Camel Coat qe folem pak kohe me pare,epo guess what Camel TOP sigurisht.
 E di qe mund te mendoni qe po ju flet nje budallacke qe must konsideron cdo gje qe vesh Mira Duma dhe ne fund te fundit besoj se keni te drejte,por shkoni pak me tej.
A ka artikull me intrigues se ai qe perkon me ngjyren e trupit i cili te shkakton nje efekt te menjehershem provokimi e epshi te pakontrolluar duke shtyre kedo te mendoje ne ke veshur gje poshte apo jo.A ka loje me te rrezikshme se te mbash ngjyren e mishit direkt ne mish e cila duhet te themi rrenqeth dhe personin me te pandjeshem.
Mos te flasim per pjesen qe kombinon absolutisht me cdo ngjyre,por kur vjen e kombinuar me te bardhen,me te bardhen e bores duhet te them qe behet vdekjeprurese.
Nuk e di por nese per shume njerez kjo triko nuk ka asgje te vecante,por per mua dhe sojin tim te semure eshte e perkryer e shumepritur e shumedeshiruar,eshte triko qe te ndryshon jeten ose te pakten diten who cares,eshte triko me te cilen ne mos u dashurofte dikush me ju, do dashuroni me shume veten.
E nese mendoni qe pritja per ta gjetur kete triko ishte e qete normale e pranueshme,gaboheni rende.
Qe ne momentin qe mua dhe sojit tim i lind nevoja per te patur nje artikull te tille MUST qe ne ate moment fillon nje torture e vertete,qe Zoti me falte ngjan pak a shume me deshperimin kur te ka humbur nga syte femija.
Ok e teprova pak se ne sojin tim edhe nese te humb femija nuk shqetesohemi aq shume se e gjejne rrugen vete :) just kidding.
Por JO me trikon nuk ndodh ashtu ajo ska per ta gjetur rrugen nese ne nuk e gjejme me pare  ate.Ne fillim rremon neper site me shpresen qe do e gjesh diku nje Camel Top por kur searchi perfundon me dy ose max 4 tope qe vetem Camel s'jane te fillon nje ndjenje e sikletshme meraku se mos ndoshta kete situate do gjesh dhe ne "lagjet" e tjera.
Edhe kur kerkon ne lagjet e tjera ngjajne me femiun tend por s'jane kurre aq te bukur ashtu sic e kerkon ti,apo duhet te them me Morrin tend MIRA :).
Pastaj duke kerkuar e shpresa jote duke u holluar si fija e tymit kur ndalet flaka,shikon veten qe ke filluar te kruhesh,per nje TOP are you insane or what?
Ok paske filluar dhe te mendosh anglisht sigurisht.
Nejse ditet kalojne dhe ti e gjen veten te derrmuar para ekranit me shpresen se do e gjesh femiun tend Camel deri kur nje dite ...
...
...mos prisni te trokase vete gjithsesi...
Ok mos te zgjatem me shume e merr e fut ne shporte dhe e paguan ja KAQ 
Edhe ky me femijet e tjere do rrije,gjithe ky entuziazem le nam :)

Tani me thoni qofshi i sojit tim apo jo nese jeni ndjere ndonjehere keshtu?




















4 comments:

  1. Pranohet e njejta ndjesi e shumefishuar gjate uljeveeeee?!!!!
    Mos mamate tona na kishin futur tek e njejta shporte ne te dyjave....mos ishim gje ato kalamajte Camel dhe Bruno qe na futen ne shporte?!!

    ReplyDelete
  2. Ja pse blogy yt x mua mgetet gjitnje nr one, fantastike ne outfit por edhe ne te pershkruaar veten, lol po te inagjinoja edhe ne zyre para iphon qe kerkon bluzes.


    miticaaaa estelaaaaa.

    ReplyDelete
  3. Hahahahhahaahaahah e njoh kete ndjesi edhe pse skam femije natyral....jam e sojit tend i bie....:P

    ReplyDelete
  4. une nuk jam e sojit tend, dmth nuk kujdesem aq sa ti per veten time, por u dashurova me nje fustan online, mezi prita sa erdhi dhe tani mezi pres sa te ngrohet dhe pak koha qe ta vesh pa xhakete siper se do ia humbte bukurine. nese nuk ngrohet dhe javen tjeter ju pres me komposto se une ate fustan do e vesh, nami u befte....
    outstanding outfit, love the camel top

    ReplyDelete

Total Pageviews