Tuesday, March 4, 2014

Edie Sedgwick

Ju tashme e dini qe nje hall me vete qe po me kalon ne depresion se fundmi eshte kjo rritja e flokeve apo kalimi i fazes se tranzitit qe shumica e femrave e jetojne si nje tmerr apo ferr.
Ne kete faze e vetmja gje qe te mbetet eshte te jesh kreative te mos mendosh C'e keqe e madhe te ka gjetur,dhe te mos kape paniku e ndjenjat e thella te pendimit Po c'pata qe i preva?
Keshilla e rradhes eshte qe te gjeni ngushellim ne faktin qe femrat me floke te shkurtra jane konsideruar kurdohere instyle me guxim seksi edhe ne ditet e tyre me te keqija.Mjafton te beni nje udhetim ne te shkuaren dhe do gjeni pafund shembujsh femrash te suksesshme te cilat periudhen e krizes e kane kthyer ne stil dhe firme te personalitetit te tyre me floke te shkurter. Ndaj ne cdo kohe floket e shkurter bejne zhurme dhe jane shume here me te diskutueshem dhe me intrigues se floket e gjate.Ky nuk eshte argument te prisni floket sepse realiteti ne mengjes nuk eshte sic e pershkrova me siper por krejt e kunderta dhe ne te gjitha e dime kete,por ne ditet e mira pak inspirim nga e kaluara na shpeton dhe na jep notat e glamit te cilat i mungojne diteve te sotme.

Stilimi i sotem vjen i inspiruar nga Muza e Andy Warhol Edie Sedgwick e cila me brishtesine e saj perjetoi nje karriere te shkurter por qe la gjurme te thella sidomos ne boten e modes.

Per gjithe ato qe duan ta njohin me teper ju sugjeroj te shikoni filmin Factory Girli cili me frymezoi per kete krehje.

P.S Balukja ne mes eshte nje must ndaj do ishte koha e duhur apo jo





2 comments:

  1. Me pelqen shume me floke te shkurtra
    Shume stil dhe tiparet te dalin ne pah me shume.por edhe stil. Me shuaj nje kuriozitet pls kush ti stilon apo pret.

    ReplyDelete
  2. Denisa te falenderoj. Per floket e mia kujdeset nje parukier turk Muhameti qe ka sallonin e tij Star ne M Shyri.

    ReplyDelete

Total Pageviews