Wednesday, April 23, 2014

#Girlzzz #Nightout

E dini qe nisi si nje propozim idjot ashtu i hedhur ne tavoline si nje proteste e pamenduar dhe rezultoi qe nje nate vajzash nuk ishte dhe aq e pamundur.
Me lejen ne xhep besojeni ose jo 3 mama ligjerisht te lumtura dhe me femije vendosen te kalonin nje nate ne PUB.
Mos filloni nga pyetjet qe tani dhe ju por lexoni si shkoi nata...
Ok qe te kuptohemi ne e dime qe per burrat tane dhe burrat e botes ky do jete posti me i lexuar ndaj do mundohem te jem e sinqerte sa mundem :D
Qe te kuptohemi edhe ne vete u cuditem qe kur u mor i mireqene fakti qe mund te kalonim nje nate mes vajzash ndaj duhet te zgjidhnim vendin e meqenese te gjitha vendet per ne ishin same shit vendosem te shkonim te ai me me emer ose te pakten keshtu na thane :) Fusion
Te kuptohemi une propozova oren 10 e cila mesa duket ishte ore absurde per nje nate ne pub e keshtu qe skenari qe te prisnim oren 11 apo 12 te lokali i burrit ishte mese i mirepritur,keshtu do shikonte sa "yll" isha bere dhe sa "mire" ishim veshur shume normale te permbajtura ama me frymen e pubit :)
Pas 2 gotave te lokali jone i hypem makines me kunaten,uh harrova te themi qe mamaja e trete qe morem ne qafe rezulton te jete gruaja e vellait i cili po na falenderon ende dhe sot :)
Ok ndalojme para COIN-it kaq e dinim dhe po shikonim njera tjetren ne sy he pra nga eshte hyrja ?!
Qeshem te treja dhe vendosem te ndiqnim nje cift para nesh qe padyshim ish nisur per te Fusioni edhe nese ngaterrojme hyrjen askush sdo na vinte re se me te bardha dhe taka 13 cm ishim fundja:) shume normale :)
Ne te majte te Coin lexojme Fusion dhe na mirepresin 4 ose 5 bodyguard me pyetjen shume te kulturuar KU PO SHKONI ?
Me gjysem zeri kunata pergjigjet Ja te ky pubi ketu :)
dhe vjen Pyetja e dyte sikur po kalonim kufirin dhe ne fakt ne po e kalonim :)
Vetem JENI?
Serish kunata pergjigjet Poh e zene ne faj sepse te kuptohemi ne te tjerat as pipetinim.
Nderkohe qe pasi kaluam kufirin une vazhdoj pergjigjen e plote ...Dmth kemi dhe burra dhe femije por sot jemi vetem se mos na ngaterronte me shushkat qe sgjejne dot nje burre e sbejne dot femije :)
Ne jemi shushkat qe dhe kur i kemi keto nuk dime cfare dreqin duam :)
Nje zonjushe na akomodon ne nje tavoline ne cep dhe te treja hodhem veshtrimin rreth e qark te hutuara PO TANI ?!
Ca behet tani?!
Muzika upsi gupsi ne sfond nuk po na ftonte shume ndaj pa humbur kohe porositem pijet Caipirosa e Caipirina te cilat pretenduam qe nuk te bien sh ne koke dhe sigurisht qe s'mund te mos qeshnim me veten.
Kuptohem ndame ndjesite se si ndihej secila pa burrin por me shume me thene te drjeten u morem me pjesen si ndihen burrat tane pa ne :) e sidomos kenaqeshim me idene si ndihen ata duke ditur qe grate jane jashte, i mbushem mendjen vetes qe na duhej nje nate si kjo :) pastaj ja mbushem per te kunderten qe ndoshta disa gjera kane me kuptim nese behen para se te kesh familje pastaj erdhi pija e dyte dhe aty ishim te bindura qe na duhej dhe pike mbaroi dmth e katerta pije ne total.
Tani si vajza trendy ne smund te mos porosisnim edhe ndonje Shoots just for fun per te kujtuar qe mbanim mend numerimin deri ne 3 dhe ja ku vjen kamarieri me nje tabaka plot me shotsa I keni nga lokali.Epo mire menduam ja po i kthejme zeher por kaloi si prove ,kur s'kalojne 3 min kur i njejti kamarier vjen serish me shotsa pak me ndryshe keta se ju i porositet :) Uh shit duhet patjeter ?! Ne i kishim porositur kehstu qe smund ti shkonim dem dhe ja voila fluturuan dhe ato.
Mes fotosh te shkrepura kot me kot me celular,mes te qeshurave te pakuptimta dhe inskenimesh idjote duke matur suksesin e seciles ,mes batutash me fjalor qe nuk na perkiste dhe aq ,pame qe ora kish shkuar 2.
Burrat tane kuptohet qe asnjeri spati miresine te pyeste si po kalonim dhe kuptohet qe as ne nuk ishim aq te pameshirshme ti drejtonim te njejten pyetje,ndaj rreshkitem me finese rreth kesaj ore per te bere dhe selfiet e fundit ne makine si per te mbajtur mend gjate kete grilzz nightout u perlotem me gjuhen e Mileyt apo Duck face perseritem dhe njehere domethenien e madhe te hashtagut :) se sa i rendesishem ishte ai :) dhe me pas duket se nata kish perfunduar.
Mekat i madh te pranosh qe U KENAQE ose me sakte qe kenaqe veten me ndergjegje te plote.
Per kenaqesine tuaj do doja te shkruaja edhe me shume, por morri qe me terheq krahun se duhet ta ferkosh para se ta zere gjumi me kujton serish qe cdo kenaqesi ka kohen dhe vleren e saj dhe te gjitha duhen shijuar ne kete jete .
Ndaj edhe nese nuk perseritet Girlzzz Nightout me Hashtage padyshim do perseritet Pub-i me Couples Nightout pa hashtage :)
Naten e mire dhe kalofshi sa me bukur.






















3 comments:

  1. ishit e mrekullueshme dje ne emisionin "takimi i mbasdites" faleminderit per te gjitha keshillat qe dhate pasi ishin shume te vlefshem per mua dhe blogun tim ,keni nje blog te papare btw

    ReplyDelete
  2. Faleminderit Dr DAWN që më ndihmove të kthej të dashurin tim me magjinë tënde të dashurisë, jam shumë i emocionuar që po jetojmë të lumtur së bashku tani me të vërtetë magjia jote e dashurisë është 100% garanci dhe nuk ka efekte anësore. Shikuesit atje, nëse po kaloni probleme në marrëdhënie, ju këshilloj të kontaktoni Dr DAWN për magjinë e tij të dashurisë. Ju siguroj se magjia e tij e dashurisë mund të rregullojë marrëdhënien e prishur dhe problemin e kotësisë sa hap e mbyll sytë. Këtu është emaili i tij i detajeve: dawnacuna314@gmail.com ose WhatsApp: +2349046229159

    ReplyDelete
  3. Unë dua të ndaj dëshminë time me ata që vuajnë nga palët e treta në martesën e tyre. Burri im filloi të shihte një vajzë nga blloku tjetër, unë u përballa me të për të lënë burrin tim vetëm, ajo nuk më dëgjonte dhe im shoq nuk pushonte së shkuari tek ajo edhe pasi u grindëm. gradualisht burri më la për vajzën, isha aq i frustruar sa doja të divorcohesha nga burri, sepse martesa nuk funksiononte më. Derisa pashë një koment për Dr. Ellen, se si ajo i ka ndihmuar njerëzit me marrëdhëniet dhe çështjet e martesës. Unë iu afrova asaj dhe ajo më ndihmoi të shfaq dashurinë edhe një herë në jetën time, burri im është kthyer në shtëpi, familja ime është përsëri e bashkuar. E di që shumë njerëz po vuajnë nga dhimbjet e zemrës në të njëjtën mënyrë si ndihesha atëherë, kështu që po gjej kohën për të ndarë me ata që kanë nevojë për ndihmë. kontaktoni Dr Ellen WhatsApp: +2349074881619
    Email: ellenspellcaster@gmail.com

    ReplyDelete

Total Pageviews