Sunday, April 13, 2014

Sequined Crop Top

Jua pata thene qe barku jashte nuk eshte nje tabu as per ne mamat "joperfekte".
Ok qe te mos merrni per kot ...nese vjen ashtu sic duhet, dmth thjesht te krijoje efektin pa nxjerre vertet lakrat ne shesh :)
Propozimi i dyte per revisten Living ishte nje interpretim pak me i trendy i teminave i cili vjen me nje bluze te gjere e cila supozohet te lejoje shfaqjen e pjeses se barkut.Thashe supozohet pasi me nje fund me bel lart ende mund te prekesh endrren por pa zgjuar askende aq me pak tmerruar.
Fundi vjen si nje miksim materialesh pikerisht per te hequr rendesen e teminave duke i marre vemendjen me lekure ,pelice e pambuk.Ndoshta duket nje miksim i tepruar por nese rrini ne territorin e ngjyres se zeze parakalimi i tyre s'do bezdise askend,madje do zgjatet ndonje hunde per te kuptuar cili material kaloi pa u vene re fare.Fundi eshte nje modifikim i imi meqenese ky eshte kthyer tashme ne nje pasion te madh per mua ti rikthej ne jete gjerat :) e kur jane rroba me duket sikur ua degjoj falenderimin.
Serish me floket dallge gishtash  e me kepucet me maje duket qe look-u eshte kompletuar.
Pa prisni pak mos ndoshta duhet dhe nje jehone Valentino e cila vjen me se miri e aplikuar ne manikyr me kombinimin roze e vjeter dhe bojeqielli me dallgen transparente ne mes e cila duket se ne vend te ndaje ka ardhe per te bashkuar gjithe temen e veshjes e per t'ju ftuar ju ne nje lum komentesh :)








5 comments:

  1. Gjithmone me shume sharm mami Estela :)

    ReplyDelete
  2. pak dimerore por prape shume e bukur per syrin. vetem se thonjte te kombinuar me veshjen .... uroj te jete thjesht rastesi.
    meqe jam: ma ka vertet ënda te te lexoj

    ReplyDelete
  3. Te gjitha fotot per revisten Living jane fantastike!!! Shume te bukura. Komplimenta!

    ReplyDelete
  4. Ehhhh cte komentoj me pare .....cdo gje ne harmoni te plote :))) kurse per ty cte the me shume :blogerja ma e mire prej krejteve :D

    ReplyDelete

Total Pageviews