Showing posts with label pleated. Show all posts
Showing posts with label pleated. Show all posts

Monday, September 10, 2012

Lady of the House







Thursday, July 26, 2012

Wedding Invitation


Pershendetje,

edhe pak dite dhe vjen gushti muaji i dasmave. Dhe ne mos martoni dike te afert te familjes,eshte thuajse e sigurte qe do jeni te ftuar ne te pakten nje dasem.
Pyetja e radhes eshte Cfare duhet te veshim ne keto raste dhe c'eshte me e rendesishmja Ku ta gjejme si e duam dhe me cmimin qe mund te perballojme.

Alternativa Shqiptare MShyri TEG City PARK Bllok ETC QTU s'ka rendesi renditja ka kosto KOHE dhe CMIMI por ne fund nuk ke surpriza ti e di cdo veshesh je pare me detaje ne pasqyre.
Alternativa Online ka dhe kjo kostot e saj ne KOHE dhe CMIM... por nese ti nuk  e le per diten e fundit mund te jete me e leverdisshme.

Dmth ne sitet online kur ke bere shopping me pare dhe i di masat e secilit site si te rrine apo dhe cilesine,ti mund te ruash ne cdonjerin prej tyre 5 fustane te preferuar ate Wish Listen qe do doje te kishe ne garderobe.
Dhe ne kete rast ke kursyer kohen e nese keto fustane ne gusht i shef ne SALES gje qe ne te shumten e rasteve ndodh ti atehere ke fustanin e preferuar me cmimin e arsyeshem pa asnje kosto KOHE pasi deliveryn e ke ne shtepi direkt.

Po ndoshta per kete do shkruaj me gjate nje dite tjeter.

Sido te jete zgjedhja Online apo jo  ti duhet ta dish cfare kerkon kur del per shopping.Cilen pjese do ekspozosh ne dasem cila gjatesi fustani te shkon cila ngjyre dhe cilat kepuce e cante duhen per fustanin qe ke zgjedhur.
Une personalisht do zgjidhja fustanin pastaj kepucet e canten,nuk e di si do funksiononte e kunderta. Por per kursim kur shikoni fustanin mund te mendoni me cilat kepuce qe dispononi mund te shkoje,nese nuk ka beni gati portofolin dhe per kepucet e canten e duhur.

Tani mendoj se ka 2 kategori ne dasem:

E para njerzit e afert qe mendoj duhet te kene veshjet me te bukura te dasmes me te ngarkuarat do thoja, apo me pikantet.
Cdo gje varet nga mosha por nuk e di pse mamane e dhendrit e shikoj te ndrij e gjitha si pema e vitit te ri e s'me shqeteson fare kjo pamje.Dmth gjeja me e bukur e dasmes eshte mamaja apo vjehrra me gura perla temina me stresin dhe gezimin qe mbart dita,e te kuptohemi me gjithe sugjerimet e vajzave apo mbesave c'rendesi ka per frizuren ,apo dhe me ate debatin e kendshem nese duhet te grimohet apo jo shume :)
Pjesa tjeter e afert  me e re e dasmes te shikoje trendet te sjella me alla Couture. Ne kete dite nje marke e mire te ben pune ;P

Ndersa pjesa tjeter hallexhie :) keta te ftuarit qe kur shikojne ftesen mendojne c'pati me mua KY... keta sipas rendesise e afersise me ate qe martohet mundet te zgjedhin keshtu
Pershkallezimi mbrapsht nga me pak i interesuari

1- Kerkon borxh nje fustan se s'ka nerva as te mendoje qe duhet te shkoje ne dasem
2-Vesh ate fustanin qe e vesh per cdo dasem apo mbremje nderron ndonje aksesor tek tuk.
3-Kap nje fustan te zi ne garderobe
4-Hap garderoben dhe zgjedh nje fustan qe ka perzemer qe i rri mire 
...e ndjeni qe po rritet interesimi eeee!!!!

5-Fillon shqetesohet cfare do vesh e ketu mund te krijohet rrethi vicioz qe te con nga 1-5 vazhdimisht ose nese jeni tipa me botekuptim si mua :) vazhdojme me 6
6-Del neper keto dyqanet e preferuara teston tregun dhe shikon c'mund te blesh der ne kuoten qe ke vendosur te blesh 
7-Shikon online cmund te kesh me Kuoten qe ke vendosur dhe vendos per njerin.
8- e ky Njeri nuk duhet te jete i BARDHE vetem nese je me pak se 10 vjec :)
9-e ky Njeri po te jete i gjate do jete akoma me i pershtatshem per eventin nese dhe ju vete jeni te gjata.
10-No mini-mini ne dasem pasi ne shqiptaret jemi dhe ballkanas e i kemi gjysmat e kercimeve me shkundje.

Une po jap disa alternativa per keta "hallexhinjte e larget" nga Wish Lista ime nese dikush i zgjedh i lutem te me sjelle nje foto per Blogun.
nderohe po bashkangjis dhe 2 foto te Dasmave te vjetshme qe une kam qene shtatzene me Sharmin.

Kalofshi bukur


http://us.asos.com/pgeproduct.aspx?iid=2300091
http://us.asos.com/pgeproduct.aspx?iid=1972497
http://us.asos.com/Three-Floor-Hidden-Gem-Lace-Pleated-Midi-Dress/ydqwv/?iid=2382779&cid=15801&sh=0&pge=0&pgesize=200&sort=-1&clr=Blue&mporgp=L1RocmVlLUZsb29yL1RocmVlLUZsb29yLUhpZGRlbi1HZW0tTGFjZS1QbGVhdGVkLU1pZGktRHJlc3MvUHJvZC8





Tuesday, July 24, 2012

An error has occurred

Pershendetje,

se pari mendoj se ka ardhur momenti per nje falenderim per gjithe leximet dhe komentet e bukura qe keni lene,kjo vertet me motivon te shkruaj e te sjell stil e buzeqeshje ne diten tuaj.E s'mund te le pa pershendetur ne vecanti ketu lexuesit nga  India Rusia Belgjika Suedia Izraeli Turqia (ndoshta me lexon dhe Ezeli nje dite :)  te cilet me duken vende qe jo detyrimisht jane lexues shqiptare.

Posti i sotem eshte per ngjyrat Neon nje trend i veres qe mesa duket e gjen zbatimin tmerrsisht gabim ne rruge.E historia do fillonte me sakte keshtu,une personalisht nuk do blija kurre nje veshje neon vetem nese online do kisha bere ndonje Gabim sic edhe ndodhi.

Keshillat per Neonin do ishin:
Vishni neon per te vene ne pah te nxiren e plazhit por do mjaftonte nje rrip, nje aksesor, ose pjesen siper ose pjesen poshte ,pls jo te dyja.
Nese zgjidhni neon PLS zgjidhni nje ngjyre NEON jo 3-4 neone ne nje veshje PLS e kuptoni cfare i shkaktoni tjerit.
Pse duhet te blesh nje cante apo kepuce NEON kete investim s'kam per ta kuptuar ndonjehere.
Jo THONJ NEON pleassseeeee zgjidh ngjyrat e veres limon mustarde gurkali bojeqielli korale cfaredo por JO Neon.

Me Neon e sigurte qe bie ne sy, por kjo s'do te thote qe bie ne sy per mire :)

Kalofshi bukur dhe mos harroni te reflektojme ne veshje driten e brendshme NEONI nuk mjafton:)
































Tuesday, July 17, 2012

Crisis

Jo jooo nuk  do bej asnje shkrim per krizen ekonomike, por sa here shikoj cmimet dhe qeset kur bejme pazare them: A e dine burrat sa kushtojne ushqimet dhe detergjentet qe gjithmone kane pyetjen apo akuzat gati.....Ku i con paj Zotin???? I bere leket fustane kepuce!!! Ti falimenton dhe Sheiket e Dubait po i more persiper. 
E kur te vjen ndonje dite me 2 kumbulla e 2 fiq ne qese e te thote" 15 mije leke keto?????
Po kur te them UNE!!!!!!!!!!







Total Pageviews