Showing posts with label heels. Show all posts
Showing posts with label heels. Show all posts

Friday, November 23, 2012

1 Million Dollar Baby

Nuk e di nese e keni vene re dhe ju qe trikot e leshit te gjata jane shume IN dhe mund te interpretohen me sheshka por dhe me taka.Aq me teper ato qe kane dhe motive interesante si kjo triko (Boyfriend Cardigan).

Si nje nga Femijet e viteve 80-90 :) dollari s'mund te me kujtoje asgje tjeter pervec Zio Paperones me hedhjet e tij ne pishinen me flori apo ndertesen mbushur plot me simbole te dollarit.

E s'me mbetet gje tjeter vec t'ju uroj Shnet e Pare e mos te zgjatem me meqe eshte e premte e besoj doni te dilni :)



















Thursday, November 22, 2012

Winter White

Pershendetje mikesha,

nje nga propozimet me te pelqyera per mua te ketij dimri do jete padyshim Winter White.Nese deri dje kemi menduar se e bardha  eshte ngjyra e veres dhe lidhet ngushte me te nxiren e plazhit ,sot stilistet na kane vertetuar serish qe ne Fashion nuk ka rregulla duke sjelle ne nje outfit dimeror te kombinuar te bardhen me te bardhen dhe te bardhen...

Une e dashuroj pafund kete trend edhe pse gjate gjithe dites me duhet te shkembeja mesazhe me partnerin i cili me drejtohej ore e cast "Dimri i bardhe si me degjon?!"










Monday, November 12, 2012

Mother in LAW-For Rent


Mendoj se fashion mund ta gjesh kudo mjafton te kesh imazhin e asaj qe kerkon ne koke e pak guxim ta vesh ne jete.
Ndoshta do e besoni e disa ndoshta jo por fundi i sotem eshte i Dados se vajzes se madhe (ky eshte nje personazh shume i rendesishem ne jeten time sa une se fundmi e therras "Vjeherr") por kjo nuk ka shume rendesi pasi po te filloja te flisja per te s'do mjaftonin gjithe Blogjet e botes :P
E ndersa kjo "vjehrra ime me qera" eshte nje gjirokastrite,maniake e pastertise shikoj siper turres se rrobave qe lan pafund nje fund te hedhur me lule dhe xhepa anash te fryre.
Fakti qe lulet nuk ishin te njetrajtshme por fundi ka nje motiv tjeter lulesh ne pjesen e fundit dhe ata xhepat  ashtu te fryre qe me kujtojne shume fundet e fshatareve me ngacmoi aq shume sa ja kerkova borxh menjehere.
E meqe kjo "vjehrra ime me qera" nuk eshte aq elegante mu desh ta mbertheja me paramande e te maskoja dicka me rrip qe mos te kupohej qe ish disa numra me i madh :)
Nuk e di por se fundmi me gjithe blogjet e aplikacionet e fundit ne androidet tane,fashion eshte kthyer ne nje loje aq te thjeshte e argetuese sa krijimi i nje looku me duket si lojrat qe ben ime bije ne dressupgames :)
Dhe sekreti eshte te kombinosh mire ato qe ke pasi e mira nuk ka fund ...

Si ju duket ? E kaluat nje veshtrim nga garderoba e vjehrres ?:)











Thursday, November 1, 2012

Short White Socks


Gjithnje me ka tunduar ky trend thuajse fare i aplikuar ne Shqiperi dhe qe sjell nje imazh sa te paster e vajzeror aq te fshehte e tundues.Nuk besoj se te gjithe ndihemi njesoj per corapet e shkurtra me takat e sidomos me ato stiletos,por une mendoj se nese te kuriozon ideja mund t'i provosh pse jo.
Edhe pse imazhi vjen i frymezuar nga studentet aspak te pafajshme japoneze shume celebrities e kane huazuar edhe ne tapetin e kuq duke e sjelle ne forma te ndryshme.
Une tentova ta sjell me nje fund te ngushte me motive te ndezura fiks si i preferojne mjeshtrit japonez po dhe  duke qendruar te dy ngjyrat e tyre te flamurit me nje pallto qe se largu ngjan shume me kimonon e geishes.
E te vesh perballe studenten me geishen nuk eshte pak Me thoni ju si ju duket kjo perballje ?

E nese mendoni se fashion eshte i thjeshte dhe argetues me duhet t'ju kundershtoj,pasi pervec sikletit te shikimeve tek corapet "e bardha" shyqyr qe ishte Halloween dje nga fundi super i ngushte mu desh te imitoja dhe ecjen e geishave me ato hapat mikroskopik jo me te medha se 10 cm.E kur nje koleg me pershendeti me miresjellje "Miremengjes" as 5 hapa para bankes mua mu desh ti pergjigjesha "Miremengjesi,vazhdo vazhdo se une pasneser vij" 

Kalofshi bukur










Thursday, October 18, 2012

BoY -friend style



Ne femrat s’dime cfare duam!
Nje moment duam te jemi te pavarura e ti bejme gjerat vete,momentin tjeter ankohemi pse nuk ishe aty kur kisha nevoje .
Nje moment duam te ndihemi te forta duke I arritur gjerat me kembenguljen tone,  momentin tjeter qe I kemi I leshojme pa e lodhur fare mendjen.
E duam aq shume fitoren  qofte dhe ne ndonje debat absurd ne shtepi e mandej ndihemi te vetmuara pikerisht se fituam e ai ka ikur bashke me humbjen.
Nuk e di po kjo puna e pantallonave mua po me lodh shume,sigurisht qe sot I vesha per te sjell Boyfriend Style-n por qe e shikoj qe te ndjeren e paskam totalisht kundra J
Nuk dua te jem e forte as e pavarur dhe as fituesja  e asgjeje,dhe as vete nuk e di cfare dua...

Ndryshe nga Sharmin qe e di mire cfare do :)


















Total Pageviews