Thursday, January 15, 2015

Camel Coat ... Again

Jeta si blogere ndonjehere nuk eshte fare e lehte. Dhe gjerat komplikohen pikerisht kur ti "mendon " se te duhet dhe "ajo"!
Per nje blogere duket sikur cdo gje eshte MUST dhe deshira per te patur dicka i tejkalon parashikimet ,por ndonjehere dhe mundesite. Dhe loja per mua fillon sapo produkti eshte Low in Stock aty vertet qe ballafaqohesh me fatin, TI apo dikush tjeter kush eshte fatlumi. Ne dyqan ndoshta do shkulje ndonje krah por kur ben shopping online cdo gje behet me e lehte. Me e lehte fizikisht ,por psikologjikisht eshte i njejti stres ,syte te dalin si topa duke rremuar dhe analizuar pros dhe cons te cdo artikulli sapo e fut ne shporte fillon faza "Haxhi Pishmani" e kur ne shporte ke futur me shume se limiti i kartes atehere te duhet te leshosh dike ne gremine.Vendime qe jo vetem s'te permiresojne jeten,por duket sikur cdo dite te bejne me fatkeqe.
Dhe ja ku eshte ajo Pallto Camel Oversized!
Tashme dhe Oversized sic i enderroj un,pallto te cilen ti e ke pare gjithnje Out of Stock ...kur ja nje dite shikon qe ka vetem nje mase UK 16! Je aq e deshperuar sa masa nuk te thote asgje, e fut ne shporte me shpejt se te kishe rrembyer nje banke,dhe fillon te argumentosh(aqsa mund te argumentoje nje psikopate)!
Pyet cerekun e kolegeve te cilat gia te etiketojne te cmendur si mund te blesh nje pallto 90 Paund kur nuk eshte masa jote ,por ato thjesht "nuk te kuptojne". Aty kupton qe pervecse i kerkon ndihme per keshillen te duhet ti kerkosh dhe karten sepse e jotja ka dispo vetem 20 apo 30 paund (sepse psikopatet flasin me paund).
Persa kohe qe te njohin si rob zoti ta huajne karten dhe ti u bere me nje pallto e cila nje zot e di kur do vije,nese vjen! Dhe ja ku te vijne 2 pale xhinse! Drama ! Sapo shikon xhinset te cilat per ironi te fatit jane size Small syte te mbushen me lot dhe dhimbja qe perjeton eshte sikur ne dore ke koken e prere te nje njeriu te dashur. Nuk do ta besosh por ti ja e ke ne duar koken e prere fillon mallkon me ze!
Si cdo fatkeqesi dhe kjo me kalimin e kohes do zbehet,por ndryshe nga vdekja qe eshte e pakthyeshme pallto del serish ne stock kesaj rradhe 10 ,por si thame e kujt i duhen numrat :)
E blen serish kesaj rradhe nga aplikacioni ne telefon ndersa je ne timon,dhe shoferet pas teje i bien borive. Jane ne terezi keta njerez ty po te marrin pallton ,ata s'durokan dot 3 minuta sa te besh checkoutin.
Tashme je e qete! Me ne fund shkoi haka te i zoti kalon nje fundjave te lumtur dhe te henen gjen mailin ne pune qe ka ndodh nje ngaterrese dhe Pallto nuk eshte gjendje.
Fillon perplas gjera duke share neper dhembe me nje fjalor qe nuk eshte me i joti,dhe blen ngjyren tjeter Lilac meqe Camel kaq e kishte.Tashme Lilac eshte si martesa me shkese,sa pa martuar edhe ti u ngushellove me nje,at least modeli eshte i njejte.Kalon kohe dhe vijne uljet,sapo ti ke filluar te "dashurohesh " me Lilacun kete te shkeses pra dhe te fillosh te mendosh qe ndoshta kjo ishte zgjedhja me e mire se ti nje Camel Coat e ke... kur ja ku te del serish para syve Cameli... tashme dhe me ulje. Nuk mund te perqafosh kompjuterin por dhe kete je ne gjendje ta besh, syte te jane mbushur me lot nga gezimi dhe  e fut ne shporte tashme eshte e jotja.Shikon njerzit perreth qe si ne cdo skenar as nuk ua ndjen cfare perjeton ti dhe aty fillon e ndihesh fitimtare,nuk deshiron ta ndash me askend kete moment lumturie dhe kerrusesh duke ruajtur pallton qe tashme e ke ne shporte.Konfirmon blerjen por tashme e ke humbur 2 here smund te mjaftohesh me heren e trete.Psikopatja ne action blen 2 cope njera pas tjetres se ne rastin me te keq vetem njera do jape shpirt rruges dhe kjo eshte hera e fundit qe udheton drejt "dashurise se vertete" nese dhe kesaj rradhe ajo "dashuria e vertete" ngaterron rrugen atehere eshte dashuri e humbur! S'ka me !
Historite e dashurise jane vertet te bukura kur perfundojne mire apo jo ??!!!
Palltos Camel e cila erdhi vetem Nje HERE ju bashkangjiten dhe syzet camel nga Fendi per te sjelle nje finale ashtu sic duhet ne keshtu rastesh.



























Tuesday, January 13, 2015

Red Jumper Dress

Fustani i pare per 2015 dmth i nates se nderrimit te viteve por kesaj rradhe for real eshte nje fustan i trikotuar i kuq nga Asos me golf.
Nje fustan shume i rehatshem me nje gjatesi MIDI i cili perben risi per mua sepse e para nuk eshte marre ne Sales dhe e dyta e kam veshur me cizme te sheshta ,zgjedhje te ciles une i qendroj pak larg.
Cfare e ben kete fustan nje zgjedhje te guximshme dhe per tu duartrokitur,eshte pikerisht sepse mund ta trampolinosh (alamet folje shpika) nga divani i shtepise ne klub apo dhe pune vetem me nje click,ose me mire te themi pa click fare.
Me thene te drejten ngjyra origjinale e ketij fustani le pak per te deshiruar dhe kushdo qe e ka zgjedhur mund te me jape te drejte,aq sa une u drejtova ne poste per ta kthyer mbrapsht,por duhej vetem nje foto para pasqyres qe une te ndryshoja mendim dhe ta votoja si nje fustan MUST.
Ok nuk e di a e justifikon shume cmimin cilesia ,por modeli eshte vertet sa i rehatshem aq dhe trendy e mbi te gjitha ne foto del aq i bukur :)






















Monday, January 12, 2015

Grey Fur

...dhe looku i trete festiv per Naten e Fundvitit ,i cili ju propozua revistes Elite per zonjat qe duan te qendrojne ne zonen e sigurte te e zeza,klasikja eshte fustani i zi i gjate me supet zbuluar.Pelicja ne nje gjatesi poshte te pasmeve duket se i shton notat glam veshjes ndersa qe kurora do bente cdo femer te ndihej si perendi.
Mbani cdo gje tjeter te thjeshte krehjen dhe makeupin dhe do keni keshtu nje sukses te garantuar.

Photography is Courtesy of Sonny K.Elson






Friday, January 9, 2015

Mix & Match

Looku i dyte per revisten ELITE e cila erdhi ne ditet e para te 2015 eshte nje look i guximshem i cili ben nje loje te rrezikshme me materialet dhe ngjyrat dhe le te themi i renduar ne aksesore.
Propozimet dhe shkrimin per dilemat e fundvitit jeni te ftuar ta lexoni ne kete numer te Elite dhe te jepni gjykimin tuaj.
Ndersa nje analize pak me te hollesishme te zgjedhjes si gjithmone e bejme ne blog.Cdo veshje me aksesore eshte e mirepritur ne periudhen me festive te vitit,e ngarkuar me gure apo aplikacione ,qofshin keto ne bluze fund kapuc dorashka apo pallto, cdo gje qe shkelqen vetem i shton nje doze drite veshjes,dhe ne jemi dakord qe duam te ndrijme ne cdo kohe apo jo?
Miksimi i ngjyrave lejla jeshile dhe e verdhe vjen i sfumuar natyralisht me te zezen e fundit dhe fushen e bluzes, syzet Fendi te koleksionit te fundit vijne oversized dhe ne linje me ngjyrat e veshjes vetem duke renduar tonin dramatik,ndaj pelicja ne nje krah dukej si domosdoshmeri ne kete pike ku cdo gje ishte e tepruar dhe ne vend te vet njekohsisht.
Ju si mendoni ?!Eshte kjo nje zgjedhje e suksesshme apo too much?

Photography is Courtesy of Sonny K.Elson






Wednesday, January 7, 2015

Freckles by Edvina Meta

Ndihem kaq e lumtur qe jam perzgjedhur ne projektin e qukave te fotografes se talentuar Edvina Meta.
Nje projekt qe ve ne vemendje nje detaj kaq natyral i cili duket se krijon nje mozaik magjie ne portretet e atyre qe e kane kete dhurate.Nje projekt qe kthen ne force e argument nje cilesi qe jo te gjithe dine ta mbrojne e ta jetojne si vecanti,nje projekt origjinal qe na kujton serish qe jemi te bekuara nga nena natyre.
Per te gjitha fotot e projektit ju ftoj te vizitoni faqen ketu





Jumper Dress

Fustan Leshi me menge te gjata Asos
Masa UK 18
Cmimi 3.000ALL

Mund ta shikoni edhe ketu


Tuesday, January 6, 2015

Cashmere Scarf

Kur themi qe shalli ben diferencen,e mendojme vertet!
Dhe kete sezon duket se Burberry ka bere ndryshimin,duke propozuar  nje shumellojshmeri shallesh te aplikuara mbi fustane apo pallto,por kete sezon gjithnje te leshuara.Nje shall me printe me lule dhe sidomos kur eshte cashmere duket se arrin te shnderrojne nje veshje te zakonshme ne nje vallezim harmonik te ngjyrave neutrale duke u shnderruar ne nje spektakel te vertete.Ne dukje asgje e jashtzekanoshme,por ndjesia e lehte dhe e kendshme qe percjellin nuancat e bezhes me pak lekure jashte qe te mundesojne ne dimer vetem cizmet mbi gju,duket se e bejne veshjen vertet te parezistueshme.Modeli i flokeve natyral e pa volum duket se i vjen pershtat kesaj pamje sa te pafajshme aq dhe fatale.Looku nuk do ishte i kompletuar pa syzet Marc Jacobs te cilat vijne ne stil klasik gjithnje te preferuar duke e kthyer modelin ne best seller kudo ne bote.

Photography is Courtesy of Sonny K.Elson





Sunday, January 4, 2015

Rooster Time

Posti i pare per 2015!
Duket se ky vit ka nisur shume mbare per mua e familjen time dhe nje fillim po kaq te mire meriton dhe blogu i cili kete vit hap siparin me nje set profesional per Revisten Elite qe sapo ka dale ne treg e ku mund te gjeni nje shkrim shume interesant me sugjerimet e fundvitit.
Se pari do doja t'ju uroja te gjitheve qe 2015 te jete vertet nje vit i mbare,i mbushur plot me miresi e dashuri dhe shendet ne familjet tuaja!
Per ato qe me ndjekin ne rrjetet sociale e dine qe KY eshte viti i pare qe une provoj te bej kulacin e pare ne jete,gje qe duhet te them ka emocionet e veta nese aty ka dhe 4 docka te vogla pervec te miave.
Pastaj meqenese pasioni im per kushinen eshte thuajse zero duhet te them qe kulaci doli si nje tulle e vertete,pastaj c'prisnit ju nga nje perzierje miell uje dhe sode :( 
Si neper filma vjen dikush dhe zevendeson kulacin dhe une bej figure te shkelqyer te partneri im :) 
Por te leme menjane kulacin dhe te perqendrohemi te Mbreti i mbremjes "GJELI" a nuk mendoni dhe ju qe nuk ka outfit me te mire se stilimet e Natalia Alaverdian per brandin A.W.A.K.E qe ne qender kane gjelin.
Rusja mendoj se i ka ardhe ne ndihme shqipareve te cilet duket se gjelin kane dhe simbol te festes se nderrimit te viteve.Ndryshe nga vitet paraardhese duket se shume te rinj e gjejne veten te sheshkat edhe ne kete nate,ndaj opsioni i brogues me corape duket mjaft interesant pa i ulur sharmin veshjes nese shoqerohet me nje Full Cycle Skirt me kopsa para dhe xhepa stilim i Dior.
Kapelja me strehe te drejte dhe syzet nga Gucci duket se ishin eksperimenti me i mire per kete Fillim Viti
Shpresoj te pajtoheni me mua.
Love you all!

Photography is Cortesy of Sonny K. Elson 







Total Pageviews